Të fundit
Reportazh
20 janar 2023
Buletini informativ Delivering for Development Nëntor-Dhjetor 2022
Mëso më shumë
Njoftimi për media
12 janar 2023
Stafi i OKB-së në Shqipëri rrit njohuritë mbi të dhënat e ndjeshme gjinore, monitorimin dhe vlerësimin për rezultate më të mira programatike.
Mëso më shumë
Njoftimi për media
29 dhjetor 2022
Paqja nevojitet tani, 'më shumë se kurrë': Guterres
Mëso më shumë
Të fundit
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një thirrje globale për veprim, për t'i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur mjedisin dhe klimën në Tokë dhe për të siguruar që njerëzit, pavarësisht vendndodhjes, të mund të gëzojnë paqe dhe mirëqenie. Mësoni se si 19 Agjencitë e OKB-së punojnë së bashku për të mbështetur Shqipërinë për arritjen e OZHQ-ve. Klikoni mbi çdo ikonë OZHQ më poshtë:
Njoftimi për media
08 qershor 2022
Shqipëria dhe OKB-ja ripërtërijnë angazhimin se do të punojnë së bashku për zhvillimin e qëndrueshëm në pesë vitet e ardhshme
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri njoftuan këtë të hënë, ripërtëritjen e angazhimit të tyre ndaj një programi të përbashkët pune për pesë vitet e ardhshme, ndërsa Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara Fiona McCluney firmosën Kuadrin e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2022-2026.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua gjatë një aktiviteti dy-temësh që shënoi 76-vjetorin e OKB-së, mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Takimi u organizua nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Zyra e Zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Zyra e OKB-së në Shqipëri, me pjesëmarrjen e partnerëve kyç të zhvillimit në vend.
Në frymën e Ditës së OKB-së dhe prezantimit të raportit të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për ‘Axhendën e Përbashkët’, me synim forcimin e qeverisjes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, Zëvendëskryeministri dhe Bashkëkryetari i Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv Shqipëri-OKB Arben Ahmetaj njoftoi se Qeveria dhe sistemi i OKB -së në Shqipëri kanë rënë dakord për një Kuadër të ri Bashkëpunimi (KB) i cili do të fillojë këtë janar dhe do të zgjasë deri në vitin 2026.
Kuadri i ri i Bashkëpunimit bazohet në përparësitë kryesore të Shqipërisë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e zotimit kombëtar ndaj Axhendës së OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm deri në vitin 2030 dhe objektivat e saj të nacionalizuara për OZHQ-të, me fokus tek shëndetësia dhe arsimi cilësor, mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit, ofrimi i shërbimeve publike si dhe përgjigjja ndaj pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja efektive. Kuadri i Bashkëpunimit synon angazhimin e një shumë prej 282 milionë USD për ciklin e plotë. Në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e nënshkrimit, z. Ahmetaj vlerësoi bashkëpunimin aktual midis Shqipërisë dhe OKB-së dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për bashkëpunimin me OKB-në: “Ndërsa përfundojmë një cikël të suksesshëm të punës së përbashkët me agjensitë e OKB-së në Shqipëri, jemi të gatshëm të ripërtërijmë angazhimin tonë drejt zhvillimit të qëndrueshëm” – tha ai. Në emër të nëntëmbëdhjetë agjensive dhe programeve të OKB-së me përfaqësi ose jo në Shqipëri, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së Fiona McCluney përsëriti fushat kryesore të punës së Kuadrit të ri të Bashkëpunimit dhe urgjencën për veprim në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm: “Në zemër të veprimit tonë të përbashkët është angazhimi ynë për të luftuar varfërinë, për të promovuar të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, për të mbrojtur mjedisin dhe për të trajtuar ndryshimet klimatike e mbështetur reformat ekonomike dhe sociale”, vuri në dukje ajo (lexoni fjalimin e plotë këtu).
Dita e OKB -së festohet në mbarë botën më 24 tetor të çdo viti për të shënuar përvjetorin e hyrjes në fuqi të Kartës së OKB-së në vitin 1945. Me ratifikimin e këtij dokumenti themeltar u krijua zyrtarisht Organizata e Kombeve të Bashkuara. Këtë vit festimet e ditës së OKB -së në Shqipëri mbahen ndërsa Shqipëria merr mandatin në Këshillin e Sigurimit të OKB -së për dy vitet e ardhshme.
Sipas fjalëve të Ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme, Shkëlqesisë së Saj Olta Xhaçka, e cila mbajti fjalimin kryesor në këtë aktivitet, mandati në Këshillin e Sigurimit “është një arritje prestigjioze që tregon se çfarë pjekurie ka arritur diplomacia shqiptare dhe që njeh rolin konstruktiv të vendit tonë përsa i përket çështjeve të sigurisë, stabilitetit e zhvillimit”. Sh.S. Xhaçka vlerësoi rolin e sistemit të OKB-së në Shqipëri në çuarjen përpara të angazhimeve ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.
Shikoni një video të shkurtër që tregon disa nga arritjet e bashkëpunimit Shqipëri-OKB dhe rrugën përpara:
***
Më shumë detaje teknike mbi Kuadrin e Bashkëpunimit Shqipëri-OKB për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2022-2026
Më 1 janar 2022, hyn në fuqi një Kuadër i ri Bashkëpunimi Shqipëri-OKB.
Ai ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të arritur përmbushjen e Axhendës së vitit 2030 dhe treguar rezultate konkrete në terren për popullin shqiptar.
Ky Kuadër Bashkëpunimi për Zhvillim të Qëndrueshëm (KB) mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe sistemit të OKB-së, mbështetet nga përparësitë e vendit:
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) me objektiva dhe synime të nacionalizuara për Objektiva të përzgjedhur të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të);
Gjashtë përparësitë e vizionit të ri të Qeverisë “Shqipëria 2030”;
Integrimi në Bashkimin Evropian (BE);
Angazhimet e Shqipërisë për të drejtat e njeriut dhe objektivat e tjera të miratuar të zhvillimit ndërkombëtar dhe rajonal dhe detyrimet ndaj traktateve.
Përparësia Strategjike A. Zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe përfshirja sociale
Rezultati A: Deri në vitin 2026, ka investime të shtuara dhe më të drejta për njerëzit, duke larguar pengesat dhe krijuar mundësi për ata që rrezikojnë të mbeten të përjashtuar
Përparësia Strategjike B. Rritje ekonomike e gjelbër, e qëndrueshme dhe me përshtatshmëri ndaj ndryshimeve dhe menaxhim i burimeve
Rezultati B. Deri në vitin 2026, zgjidhje politikash novative dhe të integruara përshpejtojnë zhvillimin ekonomik, produktiv, dhe të qëndrueshëm, duke rritur nivelin e përshtatshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e pasojave të tyre, si dhe kalimin në një ekonomi më të gjelbër dhe blu
Përparësia Strategjike C. Qeverisje efektive me fokus tek njerëzit, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore
Rezultati C1. Deri në vitin 2026, qeverisja është më transparente dhe llogaridhënëse, duke mundësuar që njerëzit (gratë dhe vajzat, burrat dhe djemtë, dhe personat në rrezik përjashtimi) të gëzojnë shërbime gjithëpërfshirëse cilësore, sundim më të përmirësuar të ligjit dhe qasje në shërbimet e drejtësisë në përputhje me angazhimet që Shqipëria ka në fushën e të drejtave të njeriut
Rezultati C2. Deri në vitin 2026, qeverisja me përgjegjshmëri gjinore, forcon barazinë dhe mos-diskriminimin, nxit fuqizimin e grave dhe të drejtat e njeriut, dhe ul dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.
1 prej5
Fjalim
20 qershor 2022
Fjalim nga Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Fiona McCluney, në Konferencën Kombëtare “Sfidat e përbashkëta dhe rrugët e reja në luftën kundër korrupsionit: digjitalizimi si një instrument antikorrupsion”
Të nderuar shkëlqesi, ambasadorë, kolegë dhe miq,
Së pari, më lejoni të falënderoj ministren Milva Ikonomi që më ftoi të jem folëse kryesore në këtë sesion dhe për rolin e saj si ministre përgjegjëse në organizimin e kësaj konference kaq të rëndësishme.
Jam shumë e lumtur të jem sot këtu me ju, në këtë event tejet domethënës, për të diskutuar rreth rezultateve dhe nevojës për punë dhe partneritete të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit në shoqërinë shqiptare.
Pikë së pari, do të dëshiroja të përgëzoja Qeverinë e Shqipërisë për prezantimin e një panorame të plotë dhe inkurajuese të progresit të shënuar gjatë vitit 2021, dhe të situatës së ndershme dhe realiste të sfidave që na presin.
OKB-ja është e lumtur dhe krenare që ka kontribuar për realizimin e masave kyç lidhur me luftën dhe parandalimin e korrupsionit, duke nënvizuar se ky kontribut është mundësuar nëpërmjet partneritetit me disa partnerë zhvillimi dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) bëjnë një lidhje të qartë të korrupsionit dhe shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse.
OZHQ 16 dhe synimet e saj të reduktimit të mitëmarrjes/mitëdhënies, forcimit të institucioneve, dhe aksesit në informacion nuk janë vetëm aspirata të vyera në vetvete, por edhe kushte të nevojshme për arritjen e të 17 objektivave.
Nga pikëpamja njerëzore, liritë, zgjedhjet dhe mundësitë e njerëzve vazhdojnë të cenohen nga praktikat korruptive që shtrembërojnë shpërndarjen e të ardhurave dhe vendimet për shpenzimet publike.
Korrupsioni gërryen besimin e njerëzve tek institucionet publike, cenon shtetin e së drejtës, dëmton sistemet e kontrollit dhe balancës, dhe sjell dhunë dhe pasiguri.
Për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit është një çështje e ngutshme për të forcuar shtetin e së drejtës. Megjithatë, është një prioritet kyç edhe në kuadër të integrimit të vendit në BE. Gjithashtu, ruajtja e integritetit dhe zbatimi i masave sistematike kundër korrupsionit janë jetike në kontekstin e reformave në administratën publike.
Jam e kënaqur që në këtë sesion kemi mundësinë të shohim rolin specifik të medias dhe shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit.
Duke qenë një dukuri komplekse dhe shumështresore, është thelbësore që të merren në konsideratë aktorë dhe pikëpamje të ndryshme.
Promovimi i një mjedisi mundësues është thelbi i mirëqeverisjes dhe shtetit të së drejtës. Siç dëgjuam edhe këtë mëngjes nga Nick Thus nga SIGMA mbi rëndësinë e sistemeve rritëse dhe zbritëse të llogaridhënies dhe transparencës së ndërsjellë.
Dhe me mjedis mundësues unë nënkuptoj media të pavarura, të lira dhe pluraliste, si dhe shoqëri civile aktive dhe të angazhuar.
Media dhe shoqëria civile mund të kontribuojnë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie, për të promovuar pjesëmarrje në diskutime publike dhe politike, dhe për të nxitur procese demokratike.
Ato mund të luajnë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet monitorimit dhe raportimit.
Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se kërkimi i transparencës dhe llogaridhënies mund të sjellë edhe risk personal.
Në 3 majin e shkuar, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, unë bëra një deklaratë të përbashkët me Shefin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco.
Në veçanti, ne theksuam mënyrat e shumta sipas të cilave gazetaria rrezikohet nga mbikëqyrja dhe sulmet me ndërmjetësim digjital mbi gazetarët, dhe pasojat e besimit të publikut te komunikimet digjitale.
Epoka digjitale ka krijuar një mjedis të vrullshëm zhvillimi, i cili megjithëse nga njëra anë ka demokratizuar aksesin në informacion dhe ka rritur shkëmbimet ndërkufitare, nga ana tjetër ka ndikuar tek e drejta për privatësi, dhe në shumë rrethana i vendos punonjësit e medias dhe burimet e tyre në rrezik të madh për t’u shënjestruar, për t’u ngacmuar dhe për t’u sulmuar.
Prandaj, profesionistët e medias dhe gazetarët duhet të mbrohen për të kryer punën e tyre thelbësore të lirshëm dhe të sigurt.
Duke qenë se digjitalizimi, si një instrument antikorrupsion, është një nga temat kryesore të kësaj konference, unë besoj se kjo është një vërejtje e rëndësishme për t’u bërë.
Tani, më lejoni t’u kthehem disa pikave konkrete lidhur me atë çfarë bëjmë ne si OKB në Shqipëri për antikorrupsionin.
UNODC-ja, Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin, me seli në Vjenë, qershorin e shkuar mbështeti Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë, në hartimin dhe miratimin e një Udhërrëfyesi Rajonal me temë “Antikorrupsioni dhe Financimet e Paligjshme” (qershor 2021). Ky dokument strategjik përqendrohet te tri qëllime kryesore/fusha prioritare për rajonin:
1) parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në prokurimin publik, diçka që u trajtua më herët gjatë paradites.
2) forcimi i të kuptuarit të konfliktit të interesit dhe i sistemeve të deklarimit të pasurisë, dhe krijimi i një rrjeti rajonal të prokurorëve të specializuar, zbatimi i ligjit, dhe së fundi
3) agjencitë e inteligjencës financiare, si përgjigje ndaj korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Udhërrëfyesi përcakton kuadrin e monitorimit dhe vendosjes së qëllimeve, dhe veprime specifike e trajnim për t’i çuar përpara këto qëllime.
Mbështetja e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, në luftën kundër korrupsionit është mjaft e dukshme në dy nisma: e para lidhur me promovimin e Planeve të Integritetit, dhe e dyta lidhur me kryerjen e sondazhit vjetor të opinionit “Besimi në Qeverisje”. Kjo punë lidhet drejtpërdrejt me rolin e shoqërisë civile, si dhe të medias, ose siç po diskutojmë në këtë panel, pushtetin e njerëzve të zakonshëm për llogaridhënien nëpërmjet rolit të shoqërisë civile dhe medias, i cili konsiderohet një faktor i rëndësishëm.
Planet e integritetit përfshijnë një set masash parandaluese kundër korrupsionit, të cilat trajtojnë rreziqet e identifikuara që mund të favorizojnë sjelljen korruptive të nëpunësve civilë. Planet e integritetit kanë si synim të krijojnë një kulturë të menaxhimit publik që përcakton etikën dhe integritetin si gurë themeli të mirëqeverisjes.
• Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim nga shoqëria civile dhe Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, ishin partnerët kryesorë gjatë pilotimit të gjashtë Planeve të Integritetit dhe miratimit të metodologjisë së vlerësimit të riskut.
• Kjo përvojë u zhvillua në vitin 2020 me miratimin e metodologjisë për institucionet publike qendrore dhe me zhvillimin e planifikimit të integritetit për Ministrinë e Drejtësisë, duke përfaqësuar institucionin e parë qendror që zbaton këtë standard.
• UNDP-ja ka mbështetur shtrirjen e mëtejshme të kësaj praktike gjatë vitit 2022 në ministritë e linjës, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, të Kulturës, të Punëve të Jashtme, dhe Integrimit në BE, të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe të Turizmit dhe Mjedisit, dhe vazhdon të punojë në nivelin vendor për të zgjeruar përvojën e planifikimit të integritetit në 14 bashki të tjera, duke krijuar një masë kritike për një standard kombëtar dhe përputhshmëri.
• Deri më sot, 14 bashki kanë një Plan Integriteti të miratuar nga këshillat bashkiakë përkatës, dhe 6 bashki të tjera janë në fazën e finalizimit të planeve të tyre.
Gjithashtu, UNDP-ja dhe IDM-ja po punojnë për zhvillimin e Indeksit të Integritetit, i cili me gjasë do të shërbejë si një instrument për monitorimin e nivelit të integritetit institucional dhe të performancës antikorrupsion.
Produkti tjetër përkatës i UNDP-së është Sondazhi vjetor i Opinionit “Besimi në Qeverisje”. Sondazhi i Opinionit “Besimi në Qeverisje”, i cili kryhet që prej vitit 2013, është një instrument që i jep zë asaj që mendojnë njerëzit, duke mundësuar monitorimin e përvitshëm të besimit dhe perceptimeve të publikut për qeverisjen dhe angazhimin qytetar në Shqipëri.
Nëpërmjet një metodologjie të mirëprovuar, ai eksploron perceptimet dhe qëndrimet e publikut lidhur me besueshmërinë e institucioneve publike, transparencën institucionale dhe llogaridhënien, korrupsionin, ndikimin politik, nivelin e angazhimit qytetar në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmërinë me ofrimin e shërbimit publik, gjininë dhe përfshirjen sociale. Informimi i rregullt i publikut duhet të ofrojë evidenca për të parë ndryshimet në qëndrimet dhe perceptimet lidhur me korrupsionin.
Përpara se të përfundoja këtë fjalim, u hodha një sy të shpejtë sondazheve, të cilat janë online, dhe është interesant fakti që media dhe shoqëria civile perceptoheshin si institucionet kryesore që i kërkojnë llogari qeverisë. Sondazhi i vitit 2021 do të publikohet së shpejti, dhe unë nxis këdo që ta shohë këtë burim informacioni që evidenton se si ndryshojnë prirjet në perceptimet e performancës nga institucione të ndryshme. Forma e analizës së prirjeve, që mundëson Sondazhi i Opinionit “Besimi në Qeverisje”, ofron një burim të dobishëm për raportim nga media ose një referencë për shoqërinë civile për rishikimin e politikave, planifikimin e ndërhyrjeve, dhe zbatimin e vlerësimin e rezultateve në terren.
Faleminderit për vëmendjen që iu kushtuat këtyre pikave të përgjithshme! Përpara se të kthehem te bashkëfolësit, do të dëshiroja të nënvizoja edhe një herë rolin kyç që kanë media dhe shoqëria civile për të çuar përpara agjendën antikorrupsion, që theksohet tek OZHQ 16, si dhe për punën e hollësishme lidhur me rrugën e aderimit të Shqipërisë në BE. Në fakt, njësoj si tema e këtij sesioni: “Është pushteti që kanë njerëzit e zakonshëm ai që i mban drejtuesit dhe institucionet të përgjegjshëm”, do të thosha se “zëri i njeriut të zakonshëm” dhe roli investigativ i medias janë dhe do të vazhdojnë të jenë faktorë kyç edhe në të ardhmen.
Faleminderit për mundësinë për të dhënë kontributin tim në këtë takim dhe pres me padurim të dëgjoj diskutime të tjera të pasura gjatë kësaj konference.
1 prej5
Njoftimi për media
08 qershor 2022
Shqipëria dhe OKB-ja ripërtërijnë angazhimin se do të punojnë së bashku për zhvillimin e qëndrueshëm në pesë vitet e ardhshme
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri njoftuan këtë të hënë, ripërtëritjen e angazhimit të tyre ndaj një programi të përbashkët pune për pesë vitet e ardhshme, ndërsa Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara Fiona McCluney firmosën Kuadrin e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2022-2026.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua gjatë një aktiviteti dy-temësh që shënoi 76-vjetorin e OKB-së, mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Takimi u organizua nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Zyra e Zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Zyra e OKB-së në Shqipëri, me pjesëmarrjen e partnerëve kyç të zhvillimit në vend.
Në frymën e Ditës së OKB-së dhe prezantimit të raportit të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për ‘Axhendën e Përbashkët’, me synim forcimin e qeverisjes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, Zëvendëskryeministri dhe Bashkëkryetari i Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv Shqipëri-OKB Arben Ahmetaj njoftoi se Qeveria dhe sistemi i OKB -së në Shqipëri kanë rënë dakord për një Kuadër të ri Bashkëpunimi (KB) i cili do të fillojë këtë janar dhe do të zgjasë deri në vitin 2026.
Kuadri i ri i Bashkëpunimit bazohet në përparësitë kryesore të Shqipërisë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e zotimit kombëtar ndaj Axhendës së OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm deri në vitin 2030 dhe objektivat e saj të nacionalizuara për OZHQ-të, me fokus tek shëndetësia dhe arsimi cilësor, mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit, ofrimi i shërbimeve publike si dhe përgjigjja ndaj pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja efektive. Kuadri i Bashkëpunimit synon angazhimin e një shumë prej 282 milionë USD për ciklin e plotë. Në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e nënshkrimit, z. Ahmetaj vlerësoi bashkëpunimin aktual midis Shqipërisë dhe OKB-së dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për bashkëpunimin me OKB-në: “Ndërsa përfundojmë një cikël të suksesshëm të punës së përbashkët me agjensitë e OKB-së në Shqipëri, jemi të gatshëm të ripërtërijmë angazhimin tonë drejt zhvillimit të qëndrueshëm” – tha ai. Në emër të nëntëmbëdhjetë agjensive dhe programeve të OKB-së me përfaqësi ose jo në Shqipëri, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së Fiona McCluney përsëriti fushat kryesore të punës së Kuadrit të ri të Bashkëpunimit dhe urgjencën për veprim në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm: “Në zemër të veprimit tonë të përbashkët është angazhimi ynë për të luftuar varfërinë, për të promovuar të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, për të mbrojtur mjedisin dhe për të trajtuar ndryshimet klimatike e mbështetur reformat ekonomike dhe sociale”, vuri në dukje ajo (lexoni fjalimin e plotë këtu).
Dita e OKB -së festohet në mbarë botën më 24 tetor të çdo viti për të shënuar përvjetorin e hyrjes në fuqi të Kartës së OKB-së në vitin 1945. Me ratifikimin e këtij dokumenti themeltar u krijua zyrtarisht Organizata e Kombeve të Bashkuara. Këtë vit festimet e ditës së OKB -së në Shqipëri mbahen ndërsa Shqipëria merr mandatin në Këshillin e Sigurimit të OKB -së për dy vitet e ardhshme.
Sipas fjalëve të Ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme, Shkëlqesisë së Saj Olta Xhaçka, e cila mbajti fjalimin kryesor në këtë aktivitet, mandati në Këshillin e Sigurimit “është një arritje prestigjioze që tregon se çfarë pjekurie ka arritur diplomacia shqiptare dhe që njeh rolin konstruktiv të vendit tonë përsa i përket çështjeve të sigurisë, stabilitetit e zhvillimit”. Sh.S. Xhaçka vlerësoi rolin e sistemit të OKB-së në Shqipëri në çuarjen përpara të angazhimeve ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.
Shikoni një video të shkurtër që tregon disa nga arritjet e bashkëpunimit Shqipëri-OKB dhe rrugën përpara:
***
Më shumë detaje teknike mbi Kuadrin e Bashkëpunimit Shqipëri-OKB për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2022-2026
Më 1 janar 2022, hyn në fuqi një Kuadër i ri Bashkëpunimi Shqipëri-OKB.
Ai ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të arritur përmbushjen e Axhendës së vitit 2030 dhe treguar rezultate konkrete në terren për popullin shqiptar.
Ky Kuadër Bashkëpunimi për Zhvillim të Qëndrueshëm (KB) mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe sistemit të OKB-së, mbështetet nga përparësitë e vendit:
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) me objektiva dhe synime të nacionalizuara për Objektiva të përzgjedhur të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të);
Gjashtë përparësitë e vizionit të ri të Qeverisë “Shqipëria 2030”;
Integrimi në Bashkimin Evropian (BE);
Angazhimet e Shqipërisë për të drejtat e njeriut dhe objektivat e tjera të miratuar të zhvillimit ndërkombëtar dhe rajonal dhe detyrimet ndaj traktateve.
Përparësia Strategjike A. Zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe përfshirja sociale
Rezultati A: Deri në vitin 2026, ka investime të shtuara dhe më të drejta për njerëzit, duke larguar pengesat dhe krijuar mundësi për ata që rrezikojnë të mbeten të përjashtuar
Përparësia Strategjike B. Rritje ekonomike e gjelbër, e qëndrueshme dhe me përshtatshmëri ndaj ndryshimeve dhe menaxhim i burimeve
Rezultati B. Deri në vitin 2026, zgjidhje politikash novative dhe të integruara përshpejtojnë zhvillimin ekonomik, produktiv, dhe të qëndrueshëm, duke rritur nivelin e përshtatshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e pasojave të tyre, si dhe kalimin në një ekonomi më të gjelbër dhe blu
Përparësia Strategjike C. Qeverisje efektive me fokus tek njerëzit, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore
Rezultati C1. Deri në vitin 2026, qeverisja është më transparente dhe llogaridhënëse, duke mundësuar që njerëzit (gratë dhe vajzat, burrat dhe djemtë, dhe personat në rrezik përjashtimi) të gëzojnë shërbime gjithëpërfshirëse cilësore, sundim më të përmirësuar të ligjit dhe qasje në shërbimet e drejtësisë në përputhje me angazhimet që Shqipëria ka në fushën e të drejtave të njeriut
Rezultati C2. Deri në vitin 2026, qeverisja me përgjegjshmëri gjinore, forcon barazinë dhe mos-diskriminimin, nxit fuqizimin e grave dhe të drejtat e njeriut, dhe ul dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.
1 prej5
Reportazh
02 shkurt 2022
Pse viti 2022 do të jetë i rëndësishëm për veprimet për klimën?
Ndërsa bota po ecën me shpejtësi në garën e saj kundër ndryshimeve klimatike dhe po shkon përpara drejt Konferencës së Ndryshimeve Klimatike në Glasgou 2021, le të shohim dhjetë ngjarje kryesore globale gjatë 2022-it që do të formësojnë bisedat e rëndësishme dhe do të ndikojnë në vendimet e politikave publike rreth njërës prej çështjeve më përcaktuese të kohës tonë.
(Për t’u vendosur) | Konferenca e 5-të e Kombeve të Bashkuara për Vendet më Pak të Zhvilluara (VPZH5) | Doha, Qatar
Janë 46-të vende që vlerësohen si Vende më Pak të Zhvilluara (VPZH), që shtrihen nga Afganistani deri në Zambia. Këto vende janë shtëpia e rreth 13-të përqind të popullsisë së botës dhe e 40-të përqind të njerëzve më të varfër. Ato janë shumë të rrezikuara nga goditje të panumërta - nga ekonomia, shëndeti publik deri te ndryshimet klimatike. Ato mbeten në ballë të krizës klimatike dhe preken në mënyrë shpërpjestimore nga ngjarjet ekstreme të motit. Dhe për fat të keq, atyre u mungon financimi kryesor për të mbështetur masa dhe infrastrukturë të qëndrueshme ndaj klimës.
VPZH5, një konferencë që mbahet çdo 10-të vite – do të përfshijë një tryezë tematike të nivelit të lartë mbi ndryshimet klimatike, për diskutimin e çështjeve unike urgjente që ndeshin Vendet më Pak të Zhvilluara dhe mbështetjen e nevojshme që u duhet për të siguruar se rritja ekonomike aq e nevojshme të mos bëhet në kurriz të ekosistemeve të tyre tashmë të brishta dhe burimeve natyrore në pakësim.
Shkurt – Shtator | Raporti i Vlerësimit Global i PNNK
Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (PNNK) që boton vlerësimet e shkencës klimatike çdo gjashtë deri në shtatë vjet, do të nxjerrë raportin e plotë të parë të tij që prej miratimit të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015-të.
Raporti i Gjashtë i Vlerësimit i PNNK-së (R6V) do të përfshijë kontributet nga tre grupe pune të udhëhequra nga disa prej shkencëtarëve kryesorë në botë, mbi të kuptuarin fizik të sistemit klimatik dhe ndryshimet klimatike [Grupi i Punës I - botuar në gusht 2021]; ndikimet e ndryshimeve klimatike [Grupi i Punës II]; dhe përparimin e zbutjes dhe përpjekjet për të kufizuar emetimet e gazrave [Grupi i Punës III].
Fundi i Shkurtit |Raporti i Grupit të II-të të Punës| Ndikimet, Përshtatja dhe Dobësitë
Ky raport do të përmbledhë ndikimet e ndryshimeve klimatike në sistemet njerëzore dhe natyrore, duke vëzhguar dobësitë, aftësinë dhe kufizimet e tyre për t'u përshtatur me ndryshimet klimatike. Raporti do të japë mundësitë për krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme përmes një qasjeje të barabartë dhe të integruar ndaj përpjekjeve për zbutjen dhe përshtatjen në të gjitha nivelet.
Fillim i Prillit | Raporti i Grupit të III-të të Punës | Zbutja e Ndryshimeve Klimatike
Ky raport do të fokusohet në përpjekjet globale dhe kombëtare për të zbutur ndikimet e ndryshme shkatërruese dhe të ndryshimeve klimatike, duke parë novacionin dhe zgjidhjet në sistemet e energjisë dhe ato urbane, dhe në sektorë të tillë si bujqësia, pylltaria dhe përdorimi i tokës, ndërtesat, transporti dhe industria. Raporti do të shikojë lidhjen midis planeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për të kufizuar emetimet, duke theksuar rëndësinë e planeve kombëtare të veprimit të qeverive, dhe kontributet e përcaktuara në nivel kombëtar (KPNK-të) sipas Marrëveshjes së Parisit.
Shtator | Raporti Përmbledhës | Ndryshimet Klimatike në vitin 2022
Së fundi, raporti Përmbledhës, i cili do të integrojë kontributet nga të tre Grupet e Punës si dhe nga Raportet e Posaçme të përgatitura përgjatë ciklit - Ngrohja Globale me 1.5°C; Ndryshimet klimatike dhe toka; dhe Oqeani dhe Kriosfera në një klimë të ndryshueshme - do të shpallen përpara COP27.
28 Shkurt – 3 Mars | Java kushtuar Klimës gjatë vitit 2022 në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore | Dubai EBA
Java e parë kushtuar ndonjëherë klimës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, e organizuar nga Konventa e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), shënon një moment historik të rëndësishëm në rrugën drejt COP27 që do të zhvillohet në Egjipt në muajin Nëntor.
E organizuar nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të tjera shumëpalëshe dhe kombëtare, java kushtuar klimës do të fokusohet në veprimin rajonal për klimën dhe bashkëpunimet e nevojshme për të ndërtuar ekonomi dhe shoqëri elastike ndaj ndryshimeve të klimës dhe për të integruar veprimet klimatike në rimëkëmbjen prej pandemisë.
Ngjarjet kryesore do të zhvillohen në Qendrën e Ekspozimit në Dubai, në të cilën po mbahet Expo 2020.
25 Prill – 8 Maj | Konferenca e OKB-së për Biodiversitetin (Pjesa e Dytë) | Kunming, Kinë
Konferenca e OKB-së për Biodiversitetin, e cila pritej të mbahej në vitin 2020 në Kinë, tani është ndarë në dy pjesë. Në tetor 2021, pjesa e parë ndihmoi në përcaktimin e skenarit për takimin e radhës në pranverën e vitit 2022, me miratimin e Deklaratës së Kunming-ut, e cila u bën thirrje vendeve të negociojnë dhe të bien dakord për një kornizë globale për biodiversitetin dhe krijimin e Fondit të Biodiversitetit të Kunming-ut i cili u mbështet nga Kina, Franca, Bashkimi Evropian, Japonia dhe të tjerë.
Pjesa e dytë, e cila pritet të rifillojë me seanca me pjesëmarrje në person, do të shënojë një moment madhor për biodiversitetin global me miratimin e kornizës që do të ripërcaktojë marrëdhënien tonë me mjedisin natyror. Ai do të përfshijë 21 objektiva dhe 10-të "piketa" që do të arrihen deri në vitin 2030, me përmirësime fikse deri në vitin 2050 - duke përfshirë ruajtjen dhe mbrojtjen e të paktën 30 përqind të steres dhe oqeaneve të planetit.
Vendet kishin kohë deri në vitin 2020 për të arritur objektivat e përfshirë në kornizën e fundit, të njohur si Objektivat Aichi të Biodiversitetit. Pavarësisht disa përparimeve, objektivat – të cilat variojnë nga ndalimi i specieve nga zhdukja deri te prerja e ndotjes dhe ruajtja e pyjeve – nuk u arritën. Kuadri pas vitit 2020 do të jetë tepër i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes së rënies së vazhdueshme të biodiversitetit.
2 – 6 Maj | Kongresi i XV-të Botëror për Pyjet në vitin 2022 | Seul, Republika e Koresë
Zhdukja e emetimeve si rezultat i shpyllëzimit dhe nxitja e ripërtëritjes së pyjeve dhe rigjallërimi i peizazhit mund të zvogëlojë nivelin e emetimeve globale neto deri në 30 përqind. Gjatë dekadës së ardhshme, pyjet mund të sjellin deri në 50 përqind të zbutjes me kosto efektive në dispozicion.
Zhvilluar nën temën, Ndërtimi i Një të Ardhmeje të Gjelbër, të Shëndetshme dhe Elastike me Pyjet, Kongresi Botëror i Pyjeve do të fokusohet në gjashtë nën-tema, duke përfshirë kthimin e humbjes së pyjeve, përdorimin e qëndrueshëm të zgjidhjeve të bazuara tek natyra dhe burimet pyjore, dhe monitorimin e pyjeve dhe mbledhjen e të dhënave për këtë qëllim.
9 – 21 Maj | Konferenca e 15-të e Kombeve të Bashkuara për Shkretëtirëzimin | Bregu i Fildishtë
Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike paralajmëroi në vitin 2019 se rreth 500 milionë njerëz jetojnë në zona që përjetojnë shkretëtirëzimin. Kur toka degradon, niveli i prodhimtarisë së saj ulet, duke kufizuar produktet që mund të rriten dhe ulur aftësinë e tokës për të përthithur karbonin. Kjo përkeqëson ndryshimet klimatike dhe ngjarjet ekstreme të motit si thatësirën, valët e të nxehtit dhe stuhitë e pluhurit, ndërsa ndryshimi i klimës nga ana e tij përkeqëson degradimin e tokës në mënyra të ndryshme.
Konferenca e ardhshme mbi Shkretëtirëzimin do të jetë një thirrje urgjente për të rritur shkallën e restaurimit të tokës, si dhe zgjidhjet e bazuara në natyrë për veprimin klimatik.
2 – 3 Qershor | Stokholm +50 | Suedi
Pesëdhjetë vjet më parë, konferenca e parë botërore mbi mjedisin luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e vëmendjes drejt qëllimeve të pandashme të zbutjes së varfërisë dhe mbrojtjes së mjedisit - një lidhje që ka ndikuar që atëherë në debatet për klimën, duke vlerësuar ndërlidhjet midis njerëzve dhe natyrës.
Rrjedhimisht, konferenca i dha jetë diplomacisë mjedisore - në një përpjekje për të pajtuar zhvillimin ekonomik me menaxhimin e mjedisit, duke i shtruar rrugën krijimit të Programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP) dhe konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. Një rezultat tjetër i konferencës po ashtu ishte formimi i ministrive kombëtare të mjedisit dhe një sërë marrëveshjesh të reja globale për mbrojtjen e mjedisit.
Sot, ndërsa UNEP shënon pesë dekada të punës së tij për të forcuar diplomacinë mjedisore, standardet dhe praktikat, së bashku me Suedinë dhe Kenian do të mbajnë Stokholm+50, për të ripërtëritur përkushtimin dhe forcuar aftësinë tonë për kapërcimin e krizës së trefishtë planetare të ndryshimit të klimës, natyrës dhe humbjes së biodiversitetit, ndotjes dhe mbetjeve.
26 – 30 Qershor | Forumi Botëror Urban i 11-të | Katovicë, Poloni
Qytetet anembanë globit po përballen – dhe po luftojnë – me ndryshimet klimatike. Shtëpia e 4.5 miliardë njerëzve sot, qytetet parashikohet të rriten me pothuajse 50 përqind deri në vitin 2050. Ata janë motorë të rritjes dhe novacionit, duke gjeneruar 80 përqind të PBB-së botërore së bashku me 70 përqind të emetimeve globale të karbonit. Në vitet e fundit, qytetet duke qenë epiqendra e rritjes, kanë luftuar për t'iu përgjigjur pandemisë COVID-19 dhe për t'u përgatitur për ndikimin përkeqësues të ndryshimeve klimatike.
Deri në vitin 2050, 800 milionë njerëz në 570 qytete bregdetare mund të shohin një rritje të nivelit të detit prej gjysëm metri dhe intensifikimin e stuhive. Ngrohja globale mund të lërë më shumë se 1.6 miliardë banorë të zonave urbane të përballen me një temperaturë mesatare gjatë verës prej 35°C. Pavarësisht sfidave në rritje, qytetet kanë qenë gjithashtu në vijën e parë të lëvizjes klimatike dhe së fundmi, më shumë se 1,000 qytete njoftuan synimin e tyre për të arritur emetimet neto zero të gazrave serrë deri në vitin 2050.
Organizuar nën temën "Transformimi i qyteteve tona për një të ardhme më të mirë urbane", Forumi i ardhshëm Botëror Urban do të jetë një mundësi për të parë të ardhmen e qyteteve bazuar në prirjet, sfidat dhe mundësitë ekzistuese, si dhe mënyrën si ata mund të përgatiten më mirë për të përballuar goditjet e tashme dhe të ardhshme.
27 Qershor – 1 Korrik | Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Oqeanin | Lisbonë, Portugali
Oqeani është aleati ynë më i madh në përpjekjet për të zgjidhur çështjen e urgjencës së klimës. Ai gjeneron 50 përqind të oksigjenit që na nevojitet dhe përthith 25 përqind të të gjitha emetimeve të dioksidit të karbonit. Nuk është vetëm “mushkëritë e planetit”, por edhe lavamani më i madh i karbonit - një mbrojtës jetik ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike.
Por oqeani është në vështirësi - nga ndikimet e ndryshimeve klimatike, ndotja, humbja e habitatit natyror dhe aktivitete të tjera shkatërruese njerëzore. Konferenca e ardhshme për Oqeanin, e cila ishte planifikuar të mbahej në vitin 2020, do të jetë hera e dytë që Kombet e Bashkuara thërrasin një takim të nivelit të lartë për këtë çështje.
Organizuar me mbështetjen e qeverive të Portugalisë dhe Kenias, konferenca do të jetë një thirrje për veprim për oqeanin - duke u kërkuar liderëve botërorë dhe të gjithë sektorëve përkatës të shtojnë ambicien, të mobilizojnë partneritetet dhe të shtojnë investimet tek qasjet inovative dhe të drejtuara nga shkenca për të çbërë uljen e shëndetit të oqeanit.
Po ashtu, do të jetë thirrje e qartë për komunitetet, bizneset dhe individët që të luajnë rolin e tyre në ndalimin e ndotjes detare dhe për t'u përkushtuar ndaj konsumit të përgjegjshëm të burimeve të oqeanit.
7 – 18 Nëntor | Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP 27) | Sharm El-Sheik, Egjipt
Konferenca vjetore e OKB-së për ndryshimet klimatike pritet të mbahet në Sharm El-Sheik të Egjiptit në vitin 2022. Ajo do të çojë përpara bisedimet globale për klimën, do të mobilizojë veprimin dhe do të ofrojë një mundësi të rëndësishme për të parë ndikimet e ndryshimeve klimatike në Afrikë.
Një raport i sapo botuar nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe partnerët, Gjendja e Klimës në Afrikë 2020, paralajmëroi për rreziqet shpërpjestimore të kontinentit, duke vlerësuar se deri në vitin 2030, deri në 118 milionë afrikanë jashtëzakonisht të varfër do të ekspozohen ndaj thatësirës, përmbytjeve dhe nxehtësisë ekstreme. Nga ana tjetër kjo do të ndikojë në përparimin drejt zbutjes së varfërisë dhe rritjes ekonomike, duke lënë më shumë njerëz të mbërthyer nga rrënjë e thella të varfërisë.
Raporti vlerëson se investimi në përshtatjen klimatike për Afrikën nën-sahariane do të kushtonte nga 30 deri në 50 miliardë dollarë çdo vit gjatë dekadës së ardhshme, ose afërsisht dy deri në tre përqind të PBB-së - mjaftueshëm për të ndezur mundësitë e punësimit dhe zhvillimin ekonomik duke i dhënë përparësi një të rimëkëmbje të qëndrueshme të gjelbër.
1 prej5

Njoftimi për media
27 qershor 2022
Krijohet Grupi Këshillues Rinor i Kombeve të Bashkuara Shqipëri
Ekipi i OKB-së në Shqipëri është i lumtur të njoftojë se krijimin e Grupit Këshillues Rinor të OKB-së në Shqipëri (UNYAG Albania)
Grupi Këshillimor Rinor i OKB-së në Shqipëri (UNYAG) është një grup individësh dhe përfaqësuesish të palëve të interesuaratë cilët janë emëruar/përzgjedhur për të këshilluar Ekipin Vendor të OKB-së në Shqipëri (UNCT) për çështje kyçe të rëndësisë rinore. Anëtarët e këtij grupi do të kenë qasje në një mori mundësish për të mësuar dhe për t'u përfshirë në programet e OKB-së në Shqipëri, për të mësuar rreth funksionimit të Kombeve të Bashkuara në nivel global dhe për t'i ofruar sugjerime UNCT-së për programet që mund t'i adresojnë më mirë problemet e të rinjve në Shqipëri duke përfshijnë një perspektivë rinore në komponentët e tyre.
Përfshirja e menjëhershme e UNYAG do të ndihmojë në zhvillimin e komponentit/pjesës "Rinia" në Analizës së Përbashkët Vendore të OKB-së për Shqipërinë (Common Country Assesment - CCA) dhe të këshillojë në formësimin e ndërhyrjeve rinore sipas ciklit të ri të programit. Ata do të ndihmojnë në forcimin e partneritetit të OKB-së në Shqipëri me organizatat rinore dhe të rinjtë.
Thirrja për Shprehjen e Interesit (Call for Expression of Interest u hap nga datat 4-24 korrik 2020 dhe u morën 55 aplikime në të 4 qarqet e Shqipërisë Veriore të vendit (Prefekturat e Shkodrës, Kukësit, Lezhës); Shqipëria e Mesme (Prefekturat e Dibrës, Tiranës, Elbasanit); Shqipëria Perëndimore (Prefekturat e Durrësit, Fierit, Vlorës) dhe Shqipëria e Jugut: Prefekturat e Gjirokastrës, Korçës, Beratit).
Anëtarësia aktuale e UNYAG (27 Qershor 2022) është si më poshtë:
Ana Lena
Ardis Halilaj
Danjel Hyseni
Arjola Brahimi
Kristi Cina
Fiona Dinollari
Alesia Alldervishi
Joni Lleshi
Juna Kalo
Ilvana Dedja
Besnik Hoxha
Andi Rabiaj
Franceska Muco
Ania Sauku
Diogjen Koliçi
Kushtet e plota të punës për UNYAG (në anglisht) mund të aksesohen këtu.
1 prej5
Reportazh
20 janar 2023
Buletini informativ Delivering for Development Nëntor-Dhjetor 2022
Të nderuar partnerë, kolegë dhe miq,
Ju uroj mirëseardhjen në numrin e 29-të të buletinit tonë informativ Delivering for Development, i cili na rikujton fundin e vitit 2022, me një përmbledhje të veprimeve dhe zhvillimeve kyçe në të gjithë sistemin e OKB-së në Shqipëri. Ky numër sjell në vëmendje temën e rëndësishme të dhunës me bazë gjinore dhe nevojën që të gjithë ne të advokojmë kundër çdo lloji dhune. Mos e humbisni historitë tona mbi fushatën #16DaysOfActivism për të mësuar më shumë mbi një cështje kaq të rëndësishme dhe se si ne po punojmë së bashku me partnerët tanë për ta adresuar. Një fushë kryesore e punës sonë në Shqipëri është të luftojmë pabarazitë dhe të mbështesim grupet në nevojë. Mos i humbisni shkrimet mbi veprimet konkrete të ndërmarra nga entitetet e OKB-së në Shqipëri për të mbështetur njerëzit në nevojë, fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuara, emigrantët dhe më shumë. Ky buletin informativ gjithashtu përfshin dhe materiale që theksojnë veprimin tona në fusha të ndryshme zhvillimi, duke përfshirë veprimin klimatik, shëndetësinë, angazhimin e të rinjve, kulturën dhe shumë të tjera. Shpresojmë që t'ju pëlqejë leximi i buletinit tonë. Ju urojmë më të mirat për një 2023 të suksesshëm, Fiona McCluney
Koordinatore e Përhershme
Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Kliko këtu për të lexuar buletinin informativ.

15 nëntor 2022
Bashkëpunim me Vodafone për të sjellë lojën ndërveprues Play4SDGs në Shqipëri
Shtatë vite që nga prezantimi dhe 8 vite të mbetura për arritjen e tyre, 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) janë shpresa dhe sfida e vazhdueshme për të gjithë ne për të shndërruar botën tonë.
OZHQ-të përbëjnë thelbin e Agjendës së 2030-ës për Zhvillim të Qëndrueshëm. Ato drejtojnë veprimet tona në nivel botëror, kombëtar dhe lokal. OZHQ-të janë një thirrje për veprim për të gjithë. Të gjithë mund të ndihmojnë për të bërë një ndryshim.
Ne në OKB Shqipëri punojmë me të gjithë partnerët qeveritarë dhe të zhvillimit, sektorin publik dhe atë privat, komunitetet dhe individët drejt arritjes së #GlobalGoals.
Këtë vit ne bashkëpunuam me Vodafone Albania në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të inkurajuar veprim mbi OZHQ-të. Vodafone zhvilloi një mjet ndërveprues në formën e një kuici të vendosur në aplikacionin kryesor të Vodafone, 'My Vodafone App' - i cili është aplikacioni kryesor që përdoret nga të gjithë klientët për të kontrolluar balancën dhe për të aktivizuar oferta.
Ky kuic është i hapur për këdo që ka një numër telefoni Vodafone, por pritshmëritë janë që do të përdoret kryesisht nga segmenti rinor i shoqërisë me një përllogaritje të të paktën 400 mijë përdoruesve. Përveç kësaj, mjeti do të jetë i përdorshëm në një tjetër aplikacion të Vodafone, në të cilin e gjithë rinia ka qasje - pavarësisht nëse kanë një numër Vodafone ose jo, me një përllogaritje të përdorimit nga 100 mijë përdorues.
Materiali i kuicit #Play4SDGs është informacion mbi OZHQ-të, OKB-në në përgjithësi, arritjet e Shqipërisë mbi OZHQ-të etj. Kuici është i formuar në tre nivele sipas shkallës së vështirësisë dhe Vodafone ofron çmime në formën e megabyte të internetit për ata që e përfundojnë kuicin me sukses.
Nga lançimi në tetor, thuajse 84,000 përdorues kanë luajtur lojën e OZHQ-ve. Shkalla e suksesit të plotësimit të kuicit është një sinjal pozitiv që 'lojtarët' duket të jenë të mirëinformuar mbi 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Vodafone Albania punon me OKB-në në Shqipëri së bashku me partnerë të sektorit privat. Në dy vitet e fundit, Vodafone është zotuar të mbështesë punën e përbashkët për disa OZHQ, si për shembull OZHQ-në 5 mbi "Barazinë Gjinore", një nga OZHQ-të më të rëndësishme, duke përdorur teknologjinë për të ndihmuar viktimat e abuzimit në familje dhe të dhunës me bazë gjinore.
OZHQ-ja 17 është “Partneritet për Objektivat” dhe për të është kontribuuar nëpërmjet partneriteteve që OKB-ja në Shqipëri ka me kompanitë, Vodafone një prej tyre. Përveç lojës së OZHQ-ve, Vodafone ishte dhe mbështetësi kryesor në organizimin e koncerteve publike me rastin e Javës së OKB-së në Shqipëri 2022.
1 prej5

Reportazh
15 nëntor 2022
UNHCR Shqipëri bashkohet me agjencitë e OKB-së për të festuar Javën e OKB-së
Që nga 24 tetori, UNHCR Shqipëri u bashkua me agjencitë e tjera të OKB-së dhe Qeverinë shqiptare për të festuar Javën e Kombeve të Bashkuara, duke organizuar një sërë aktivitetesh pergjatë gjithë Shqipërisë. Në një kohë kur zhvendosja e detyruar rreth botës është në kulmin e saj, aktivitetet ofruan hapësirë për të nderuar forcën dhe kurajon e refugjatëve ndërkohë që inkurajonin ndërgjegjësimin publik.
Në 24 tetor, ekipi i UNHCR-së në Shqipëri vendosi një tend informacioni në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Njerëz të ndryshëm ndaluan pranë tendës, duke pyetur ekipin mbi refugjatët dhe rolin e UNHCR-së, duke përfituar nga informacioni dhe nga materialet e vizibilitetit.
Në 28 tetor, UNHCR-ja vazhdoi me shfaqjen e filmit dokumentar "Torn" në sheshin kryesor të Durrësit. Filmi "Torn" tregon një eksperiencë personale të një refugjati sirian, i cili u largua nga shtëpia e tij në kërkim të sigurisë. Përgjatë rrugëtimit të tij, protagonisti ndeshet me Ambasadorin e Vullnetit të Mirë të UNHCR-së, Alessandro Gassman, si dhe me poetë, shkrimtarë, muzikantë, dramaturgë, aktorë, skulptorë, drejtues dhe piktorë si dhe punonjës humanitarë që punonin për agjencitë e OKB-së në Jordani dhe Liban. Pas thuajse dymbëdhjetë vitesh, Siria mbetet kriza më e madhe e refugjatëve, me më shumë se 6.8 milionë sirianë të detyruar të largohen nga vendi që prej vitit 2011.
Në 28 tetor, një ekspozitë fotografike "Ëndrrat Që Mbartim" e cila portretizon qëndresën dhe aspiratat e refugjatëve, u hap në Galerinë e Artit Vizual "Nikolet Vasia" në Durrës, në një event të organizuar nga Toshitsuki Kawauchi, Përfaqësuesi i UNHCR-së në Shqipëri, dhe Imzot Arjan Dodaj, Presidenti i Caritas Shqipëri.
Fotografitë e Renuar Locaj tregojnë njerëzit që qëndrojnë pas statistikave. Ato mbartin dëshmi të përjetimeve të refugjatëve, që kanë lënë pas gjithcka përvec shpresës dhe ëndrrave për një të ardhme më të sigurt. Toshitsuki Kawauchi, Përfaqësuesi i UNHCR-së në Shqipëri, tha në event, "Ata që janë detyruar të largohen sjellin me vete kulturën e tyre, përjetimet e tyre unike dhe shpresën e tyre - të gjitha këto mund ta bëjnë një komunitet më të fortë dhe të gjallë".
Pjesëmarrës në ceremoni ishin Andi Mahila, Zëvendës Ministër i Brendshëm; Silvana Banushi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Zhvillimit për Migracionin dhe Azilin; Emiljan Jani, Prefekt i Durrësit; Emirjana Sako, Kryebashkiakja e Durrësit; Fiona McCluney, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, së bashku me qytetarë të Durrësit, përfaqësues të qeverisë lokale, pjesëtarë të shoqërisë civile duke përfshirë organizata fetare, staf të UNHCR-së dhe të Agjencive të OKB-së në Shqipëri.
1 prej5

Reportazh
15 nëntor 2022
Java e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri
Këtë vit Kombet e Bashkuara në Shqipëri u bashkuan me Qeverinë Shqiptare për të rritur shikueshmërinë e Ditës tradicionale të Kombeve të Bashkuara dhe të organizojnë edicionin e parë të United Nations Week in Albania ndërmjet 24 dhe 30 tetor 2022.
Objektivat kryesore të Javës së OKB-së 2022 janë të: promovojë vlerat e OKB-së dhe të sistemit të saj me gjerësisht; të nxjerrë në pah rolin në rritje të Shqipërisë në OKB, veçanërisht nëpërmjet Këshillit të Sigurimit; të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë veprim për OZHQ-të dhe Dekadën e Veprimit për Agjendën 2030; dhe të tregojë punën e OKB-së dhe palëve të zhvillimit për të arritur rezultate. Java e OKB-së në Shqipëri filloi në Tiranë dhe u ndoq nga një rrugëtim në Pukë, Përmet dhe Durrës.
Falë Ministrisë së Kulturës, seria e aktiviteteve të Javës së OKB-së 2022 u komunikuan gjerësisht për publikun nëpërmjet reklamimit në hapësira publike dhe kanalet e mediave sociale.
Java filloi me një mesazh të përbashkët në kanalet e mediave sociale nga Ministrja për Evropën dhe Marrëdheniet me Jashtë, Sh.S. znj. Olta Xhacka dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, znj. Fiona McCluney.
Në 24 tetor 2022, Sheshi Skënderbej - sheshi kryesor i Tiranës, u mbush me aktivitete të cilat nisën Javën e Kombeve të Bashkuara. Nisja zyrtare ishte me një ceremoni për hapjen e ekspozitës masive "Ne Njerëzit" - e emërtuar për të simbolizuar dokumentin themelues të OKB-së - Kartën e OKB-së, ambula e së cilës fillon me 'Ne Njerëzit'. Për t'i dhënë një efekt të vecant, fotografitë e ekspozitës "Ne Njerëzit" u vendosën në mënyrë që të formonin gërmat UN (United Nations).
Në 24 tetor 2022, rrugët dhe bulevardet kryesore të Tiranës ishin mbushur me flamurin e Kombeve të Bashkuara, për të njoftuar fillimin e Javës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Ndërsa aktivitetet vijonin, flamurët ndihmonin këmbësorët të afroheshin pranë Parkut Europa për koncertin "Ritmi Që Bashkon", ku njerëz të të gjitha moshave u mblodhën për festuar Javën e OKB-së në Shqipëri.
Koncerti "Ritmi Që Bashkon" paraqiti dhe një moment për OZHQ-të duke lançuar kuicin #Play4SDGs nga Vodafone Albania. Për më shumë informacion klikoni këtu.
E martë 25 tetor: Ditë me tematikë OZHQ-të në Tiranë
Të martën aktivitetet vijuan në Tiranë, ku grupmosha të ndryshme morën pjesë. Konferenca ndërkombëtare #Youth4Health, projekti "Histori të Pathëna" dhe "Ushqimi dhe Agrikultura për Rininë" ishin disa prej aktiviteteve, ku të rinjtë morën pjesë së bashku me zyrtarë publik dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa aktivitetet vazhdonin, ekspozita "Ne Njerëzit" u zhvendos drejt "Sheshi Italia" në Tiranë, ku qëndroi deri në fund të Javës së OKB-së.
E mërkurë 26 tetor: Kombet e Bashkuara në Pukë
Aktivitete të ndryshme si Panairi i OKB-së, Panairi i Prodhimeve Vendase, një vepër murale nga UNFPA, një përzgjedhje e ekspozitës "Ne Njerëzit", një vizitë në një qëndër komunitare si pjesë e programit "Leave No One Behind" dhe një diskutim me përqëndrimin te migracioni, u zhvilluan gjatë ditës. Sheshi kryesor i Pukës u zbukurua me flamujt e OZHQ-ve, flamujt e Agjencive prezente dhe materiale të tjera shikueshmërie, të cilat u ndanë me qytetarët. Për ta përmbyllur, koncerti "Ritmi Që Bashkon" mblodhi njerëz nga të gjitha grupmoshat në sheshin kryesor të qytetit për të festuar unitetin. Këto aktivitete sollën në vëmendjen e qytetarëve punën që Kombet e Bashkuara në Shqipëri kryen dhe se si ndihmon për të përmirësuar kushtet e jetesës në cdo qytet. E enjte 27 tetor: Kombet e Bashkuara në Përmet Të enjten Java e Kombeve të Bashkuara vizitoi Përmetin. Një ditë e mbushur me aktivitete si Panairi i OKB-së, një përzgjedhje ekspozitës "Ne Njerëzit", një takim me sektorin privat vendas si pjesë e programit “Business Partnerships & Solutions 4 the SDGs”, një vizitë në qëndrën komunitare multifunksionale si pjesë e programit “Leave No One Behind” ishin pjesë e ditës. Sheshi kryesor i Përmetit u zbukurua me flamujt e OZHQ-ve, flamujt e Agjencive prezente dhe materiale të tjera që u ndanë me qytetarët. Në mbrëmje koncerti "Ritmi Që Bashkon" mblodhi njerëz të të gjitha moshave në sheshin kryesor të qytetit për të festuar unitetin. E premte 28 tetor: Kombet e Bashkuara në Durrës Të premten, si dita e fundit e Javës së OKB-së, Familja e OKB-së vizitoi Durrësin. Gjatë ditës, u zhvilluan aktivitete si Panairi i OKB-së, Panairi i Produkteve Vendase, një përzgjedhje e ekspozitës "Ne Njerëzit", një takim me partnerët ndërkombëtarë mbi migracionin e sigurt, seminare mbi trashëgiminë kulturore, një ekspozitë artistike nga njerëz të rinj, një vizitë në Torrën Veneciane, një sesion vetmbrojtje, shfaqja e një filmi, një ekspozitë fotografike. Sheshi kryesor i Durrësit nuk ishte zbukuruar vetëm nga flamujt e OZHQ-ve por dhe nga flamujt e Agjencive prezente, së bashku me materiale shikueshmërie që u ndanë me qytetarët. Për ta përmbyllur ditën, koncerti "Ritmi Që Bashkon" mblodhi njerëz të ndryshëm në sheshin kryesor të Durrësit për të festuar unitetin.

18 tetor 2022
Ne Njerëzit - Dita e Kombeve të Bashkuara 2022 në Shqipëri
Mbi Artistin:
David Cuka është një artist shqiptar i cili ka zgjedhur mediumin e fotografisë për të dokumentuar kryesisht aspekte që lidhen me të drejtat e njeriut. Në projektin “999 Portrete” ai e ka përqendruar objektivin e aparatit para personazheve duke i ftuar të jenë vetvetja, pa bërë kurrfarë diferencimi, në asnjë aspekt. David Cuka ka zhvilluar dhe publikuar gjerësisht punën e tij në mediat vendase dhe europiane si dhe ka çelur disa ekspozita në Shqipëri. Me anë të fotografisë, artisti rrit dhe promovon ndërgjegjësimin mbi barazinë sociale, të drejtat e grave, advokon kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI+ në vend e rajon, komunitet të cilit ai vetë i përket, si person transgjinor.
Mbi Ekspozitën:
Një Shënim nga
Elton Koritari
Kurator
Përfaqësimi i asaj çka na bën unikë – kjo është puna kërkimore-fotografike e David Cukës. Artisti punon me portretin duke i kushtuar vëmendje frakturave sociale po aq sa gjendjeve emocionale, karaktereve po aq sa përkatësive, fragmenteve dhe detajeve po aq sa kontekstit. Cuka kërkon të ndikojë në mënyrë incizive në të tashmen, jo thjesht ta riprodhojë apo dokumentojë atë dhe i gjithë projekti zhvillohet në kërkim të arketipit dhe frymës së Njerëzimit, përmes diversitetit dhe unicitetit të Qenies. Fotografitë e këtij projekti janë fryt i një pune të gjatë me subjektet, i një përfshirjeje emocionale me ta dhe i një kujdesi të veçantë në përzgjedhjen e tyre. Fotografitë shndërrohen kështu për artistin në objekte të marrdhënies midis realitetit dhe figurimit të tij. E akoma më shumë, ato fotografi kthehen në mjete ndërmjetësimi në marrëdhëniet mes njerëzve – ato aktivizojnë ato marrëdhënie.
999 portrete, të cilat mbushin hapësira urbane të rëndësishme në Tiranë, por që mund të mbushin çdo shesh apo hapësirë publike kudo në botë, krijojnë për qytetarët rrugëtime (përvoja) dhe stimulojnë procese të individizimit, i cili sipas Jung-ut nuk e përjashton aspak, përkundrazi, e përfshin botën. Përthyerja Gelstiane e kodeve të gjuhës dhe të shenjës, fotografitë thuajse krudo, te papërpunuara – e kundërta e botës fotozhenike të miliarda portreteve të rrjeteve sociale – kompozimi dhe prerja jo e standardizuar nga po ato rrjete sociale, ekspozimi në hapësirën publike ku personazhet e Davidit më së shumti projektojnë jetët e tyre, të gjitha këto janë premisa për ta çuar vizitorin të përjetojë shumë më tepër se thjesht shumatoren e 333 apo 999 fotografive të cilat përbëjnë ekspozitën.
Labirinti njërëzor në të cilin futen vizitorët, i cili simbolikisht përfaqëson shkronjat UN (United Nations) është edhe ai një instrument aktivizimi për një udhëtim të brendshëm, shpirtëror, në dimensionin individual dhe në të njëjtën kohë atë kolektiv. Kjo, për të mos harruar asnjeherë se abnegimi prej përkatësisë ndaj njerëzimit si një i tërë nxit mekanizmat e urrejtjes. Për të mos harruar asnjëherë se indiferenca apo edhe thjesht mosdija mund të veprojnë si trampolinë drejt intolerancës. Për të mos harruar asnjëherë se heshtja përballë konditave humane (edhe ato ekstreme), heshtja ndaj abuzimeve dhe padrejtësive, heshtja ndaj të drejtave të njeriut, shpreh bashkëfajësinë ndaj asaj dhune apo atyre padrejtësive.
Ekspozita “We The Peoples” sublimon sfidat bashkëkohore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke filluar nga titulli i saj i cili kremton njerëzimin në të gjithë diversitetin e tij dhe e frymëzon atë për një botë më të drejtë. Ekspozita synon të paraqesë në një mënyrë figurative sesi uniteti, bashkëpunimi dhe dialogu janë mjetet e vetme për të zbatuar me vetëdije një ndryshim i cili përkthehet në një frymë të vetme kolektive, dukshëm e shfaqur në veprën korale dhe ambicioze të artistit David Cuka.
1 prej5

Njoftimi për media
20 janar 2023
Stafi i OKB-së në Shqipëri rrit njohuritë mbi të dhënat e ndjeshme gjinore, monitorimin dhe vlerësimin për rezultate më të mira programatike.
Trajnimi u çel nga Koordinatorja e Përhershme e OKB-së, Fiona McCluney dhe Përfaqësuesi i UN Women Michele Ribotta, i cili është po ashtu kryetari i Grupit me Tematikë Gjinore dhe të Rezultateve te OKB-së në Shqipëri. Trajnues dhe specialistë nga Zyra Rajonale e UN Women ishin Ceren Guven Gures, Ala Negruta and Isabel Suarez Garcia, të cilat drejtuan sesionet duke përdorur skenarë të vërtetë.
Pjesëmarrësit mësuan se si të formulojnë tregues të besueshëm në lidhje me gjininë, si të identifikojnë të dhëna të ndara sipas gjinisë, të cilat janë të besueshme dhe të krahasueshme, dhe se si të përfshijnë gjininë në të gjithë procesin e vlerësimit.
Monitorimi i përgjegjshëm gjinor dhe vlerësimi ndihmojnë në përcaktimin nëse aktivitetet e planifikuara të projektit po arrijnë qëllimet e barazisë gjinore dhe po promovojnë të drejtat e grave. Kjo gjë shpjegon se si këto aktivitete ndikojnë grupe e ndryshme të përfituesve, duke përfshirë burrat dhe gratë. Trajnimi lidhet me zotimin e Ekipit të OKB-së në Shqipëri për të zhvilluar qeverisje me qasje të përgjegjshme gjinore, reflektuar përmes nje objektivi specifik në Kuadrin e Bashkëpunimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara 2022-2026.
1 prej5
Njoftimi për media
29 dhjetor 2022
Paqja nevojitet tani, 'më shumë se kurrë': Guterres
"Çdo Vit i Ri është një moment rilindjeje", tha António Guterres. Ne fshijmë hirin e vitit të vjetër dhe përgatitemi për një ditë më të ndritshme.Në vitin 2022, miliona njerëzve në mbarë botën iu desh realisht që të përballeshin me hirin e zhuritur."
Ndikimi mbi qytetarët, do të thotë se mbi 100 milionë njerëz e gjetën veten duke ikur nga dhuna, zjarret, thatësirat, varfëria dhe uria, tha shefi i OKB-së.
"Në vitin 2023, ne kemi nevojë për paqe, tani më shumë se kurrë. Paqe me njëri tjetrin, përmes dialogut për t'i dhënë fund konfliktit. Paqe me natyrën dhe klimën tonë, për të ndërtuar një botë më të qëndrueshme."
Paqja nevojitet gjithashtu brenda familjeve dhe shtëpive, "në mënyrë që gratë dhe vajzat të jetojnë me dinjitet dhe siguri", shtoi z. Guterres, si dhe paqe në rrugë të cilat kanë parë shpesh reagimin e dhunshëm të forcave të sigurisë si përgjigje ndaj protestave paqësore.
Demonstruesit dhe komunitetet, kanë nevojë "për mbrojtje të plotë të të drejtave të njeriut", tha ai, dhe për ata me besime fetare, ka nevojë të ketë paqe në vendet e besimit, së bashku me tolerancë më të madhe ndaj besimeve të tjera.
Gjithashtu ka nevojë për paqe në internet, shtoi ai, ndaj në vend të dizinformatave dhe teorive konspirative, të gjitha shoqëritë të mund ta gëzojnë internetin "pa gjuhën e urrejtjes dhe abuzime."
Në vitin 2023, le të vendosim paqen në qendër të fjalëve dhe veprimeve tona", tha Sekretari i Përgjithshëm.
"Së bashku, le ta bëjmë vitin 2023 një vit ku paqja rivendoset në jetët tona, shtëpitë tona dhe në botën tonë."
1 prej5
Njoftimi për media
27 dhjetor 2022
Një reagim ndaj abuzimit seksual: UNICEF ndihmon Shqipërinë për vendosjen e modelit të shërbimeve Barnhaus
Ngritja e shërbimeve të specializuara ndërdisiplinore ku ndërhyrja e agjencive të ndryshme koordinohet rreth fëmijës është një moment historik për UNICEF-in.
Rastet e rënda të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve vazhdojnë të jenë në vëmendjen e publikut pothuajse çdo javë duke shënuar një rritje të vazhdueshme.
Modeli i shërbimit bazohet në Standardet e Cilësisë Barnhaus, si dhe në standardet e shërbimeve të ngjashmë në Evropë, të përfshira në sistemet shëndetësore, duke promovuar praktika të cilat parandalojnë (ri) traumatizimin dhe janë në përputhje me të drejtat e fëmijëve për mbrojtje, asistencë dhe drejtësi të përshtatur ndaj nevojave të fëmijëve, si dhe bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë në procedimin penal në lidhje me dëshmitë e fëmijëve.
Qendrat do të ofrojnë reagim të menjëhershëm 24/7, shërbime thelbësore të specializuara për fëmijët viktima të abuzimit seksual dhe formave të tjera të rënda të dhunës. Ndërhyrjet do të përshtaten me nevojat dhe situatat komplekse të çdo fëmije. Vlerësimet individuale multidisiplonre dhe përshtatja e ndërhyrjeve janë në qendrën e këtij modeli shërbimesh. Ky model është i përshtatshëm për fëmijët, i sjell palët e interesuara nën të një çati për të parandaluar riviktimizimin e fëmijës dhe vendos bazat për menaxhimin e rasteve të koordinuara duke ruajtur gjithmonë interesin më të lartë të fëmijës, duke siguruar pjesëmarrjen e fëmijëve dhe duke parandaluar çdo vonesë.
Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni: Ada Shkurtaj, Child Protection Officer, ashkurtaj@unicef.org.
1 prej5
Njoftimi për media
16 dhjetor 2022
Përjeto, reflekto, vepro: Stafi i OKB-së shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara
Një eksperiencë që të nxit të mendosh, për të simuluar se çfarë do të thotë të jetosh me forma të ndryshme të aftësive të kufizuara dhe për të rritur të kuptuarit e stafit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri mbi pengesat me të cilat ata përballen çdo ditë.
Le të rrisim përpjekjet tona për të rritur ndërgjegjësimin mbi përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara.
Ne duhet të sigurohemi që personat me aftësi të kufizuara të përfshihen dhe të kenë pjesëmarrje domethënëse në shoqëri.
Për të kuptuar më mirë këtë aktivitet dhe për të dëgjuar zotimet e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në lidhje me përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, ju ftojmë të shikoni videon më poshtë:
1 prej5
Njoftimi për media
24 nëntor 2022
Shqipëria: Eksperti i Kombeve të Bashkuara mirëpret përfshirjen e grave në qeverisje, bën thirrje për veprim lidhur me personat me aftësi të kufizuara
Përpjekjet e Shqipërisë për përfshirjen e
grave në qeverisje meritojnë të njihen, por vendi mund të bëjë më shumë për të nxitur pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara dhe të komuniteteve rurale në zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror, tha sot eksperti i Kombeve të Bashkuara. Në fund të vizitës 10-ditore në vend, Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Zhvillimit Saad Alfarargi, lavdëroi përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të siguruar pjesëmarrjen e grave në qeverisje dhe në organet vendimmarrëse, përfshirë qeverisjen qendrore dhe shërbimin civil. “Shqipëria ka bërë një përparim mbresëlënës në rritjen e rolit të grave në organet vendimmarrëse”, tha Alfarargi. “Vendi gjithashtu po punon për të arritur një shkallë të lartë përfaqësimi të grave në nivelet drejtuese në sektorin e biznesit,” shtoi ai. Raportuesi i Posaçëm tha se u kënaq kur mësoi nga organizatat e shoqërisë civile se ishin përfshirë në diskutime që kontribuojnë në hartimin e politikave dhe ligjeve për zhvillimin e vendit. “U kënaqa akoma më shumë kur mësova se pjesëmarrja e shoqërisë civile në proceset e konsultimit të lidhura me përpunimin e strategjive kombëtare dhe lokale dhe planet e veprimit, si edhe me buxhetimin, është detyrim i parashikuar në shumë ligje,” tha eksperti. Alfarargi vuri theksin tek sfidat e mbetura lidhur me përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, përfshirë në përgjithësi mungesën e mundësive për qasje në shërbime publike dhe përfaqësimin e pakët në qeverisje. “Jam i shqetësuar gjithashtu se, pavarësisht nga përpjekjet e Qeverisë, zhvillimi i komuniteteve rurale ka mbetur prapa, duke çuar në përhapjen e varfërisë, papunësi dhe lënien pas dorë të njerëzve që jetojnë në zonat e thella dhe zonat rurale,” tha eksperti i Kombeve të Bashkuara. Raporti i hollësishëm i Raportuesit të Posaçëm për vizitën dhe rekomandimet e tij do të paraqiten përpara Këshillit për të Drejtat e Njeriut në shtator 2023.

Burimet e fundit
1 / 4
1 / 4