Njoftimi për media

UN Albania dhe SiDA nënshkruajnë marrëveshjen për të mbështetur angazhimin e bizneseve për OZHQ-të

15 dhjetor 2021

  • UNDP, FAO, ILO dhe UNIDO do të bëjnë disa ndërhyrje për të arritur objektivat e programit të përbashkët

UN Albania dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SiDA) nënshkruan sot një marrëveshje të re kontributi në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së “Partneritetet dhe Zgjidhjet e Biznesit për OZHQ-të”.

Marrëveshja u nënshkrua nga Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Znj. Fiona McCluney, dhe Znj. Petra Burcher, Zëvendës Shefja e Misionit/Shefja e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Suedisë në Tiranë. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, katër agjencitë e OKB-së në Shqipëri, konkretisht UNDP, FAO, ILO dhe UNIDO do të bëjnë disa ndërhyrje për të arritur objektivat e programit të përbashkët. Financimi total për këtë marrëveshje është 4,500,00 SEK (rreth 495 mijë USD).

https://albania.un.org/sites/default/files/styles/featured_image/public/2021-12/image.png?itok=aQqH4s7f

Foto: © UN Albania

Në fjalën e saj të mbajtur gjatë aktivitetit, Znj. McCluney vlerësoi partneritetin e ngushtë me Suedinë për të forcuar kapacitetet e bizneseve për t’u angazhuar më shumë në veprime për OZHQ-të: “Sot, ne shënojmë një arritje tjetër të rëndësishme, e cila rikonfirmon partneritetin tonë të ngushtë të vazhdueshëm me Suedinë dhe që bën bashkë kapacitetin kolektiv të Agjencive të Sistemit të OKB-së në Shqipëri”, theksoi ajo.

Ky bashkëpunim është pjesë zgjerimit të përpjekjeve tona për të ofruar asistencën kaq shumë të nevojshme në sektorin privat në Shqipëri, duke synuar rritjen e mbështetjes dhe përmirësimin e të kuptuarit dhe angazhimit për OZHQ-të.

Në fjalën e saj, Znj. Bucher e SiDA-s theksoi mundësitë që ky program ofron për bizneset. “Ky program i përbashkët i OKB-së ofron një mundësi të shkëlqyer për bizneset shqiptare që të përfitojnë nga ekspertiza suedeze dhe nga shkëmbimi i përvojave të mira ndërmjet bizneseve në dy sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, siç është agropërpunimi dhe industria tekstile”, u shpreh ajo.

Përfaqësuesit e UN Albania vlerësuan angazhimin e plotë të Qeverisë, nëpërmjet Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen, për të qenë partnerë në këtë iniciativë për zbatimin e aktiviteteve të projektit dhe për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë të rezultateve të projektit.

Representatives of UN Albania praised the full commitment of the Government through the State Minister for Entrepreneurism to partner on this initiative for the implementation of the project activities and ensure long term sustainability of the project results.

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
UNDPPA
United Nations Department of Political and Peacebuilding Affairs
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme