Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
1

Pa varfëri

Zhdukja e varfërisë në të gjitha format e saj në të gjithë botën.

Objektivi 1. Zhdukja e varfërisë në të gjitha format e saj në gjithë botën.

1.1 Deri në vitin 2030, zhdukja e varfërisë së skajshme për të gjithë njerëzit në gjithë botën, e matur për njerëzit që jetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë

1.2 Deri në vitin 2030, ulja, të paktën deri në 50%, e numrit të burrave, grave dhe fëmijëve të të gjitha moshave që jetojnë në varfëri, në të gjitha përmasat e saj, sipas përkufizimeve kombëtare

1.3 Zbatimi kombëtar i sistemeve të duhura të mbrojtjes sociale dhe masave për të gjithë, duke përfshirë nivelin bazë dhe arritje e mbulimit themelor të të varfërve dhe personave në nevojë deri në vitin 2030.

1.4 Deri në vitin 2030, sigurimi i të drejtave të barabarta për të gjithë burrat dhe gratë, veçanërisht të varfrit dhe të pambrojturit, për burimet ekonomike, si dhe akses te shërbimet bazë, pronësinë dhe kontrollin mbi tokën dhe forma të tjera të pronës, trashëgimia, teknologjitë e reja të përshtatshme dhe shërbimet financiare, përfshirë mikrofinancën

1.5 Deri në vitin 2030, ndërtimi i qëndrueshmërisë së të varfërve dhe personave në situata të pambrojtura dhe zvogëlimi i ekspozimit dhe cenueshmërisë së tyre ndaj ngjarjeve ekstreme të lidhura me klimën, goditjet dhe fatkeqësitë e tjera ekonomike, sociale dhe mjedisore, si dhe katastrofat

1.a Sigurimi i mobilizimit domethënës të të ardhurave nga një sërë burimesh, duke përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit për zhvillim, në mënyrë që të sigurohen mjete të përshtatshme dhe të parashikueshme për vendet në zhvillim, në veçanti për vendet më pak të zhvilluara, për zbatimin e programeve dhe politikave për t'i dhënë fund varfërisë në të gjitha përmasat e saj

1.b Krijimi i kornizave të politikave të shëndosha në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, bazuar në strategjitë e zhvillimit në favor të të varfërve dhe me ndjeshmëri ndaj çështjeve gjinore, për të mbështetur investimin e përshpejtuar tek masat për zhdukjen e varfërisë.

Subjektet

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNECE
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNFPA
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial
WHO
Organizata Botërore e Shëndetësisë

Partnerë zbatues

LGU
MoFE
CSOs
MoHSP
MoARD
NGOs
MoI
State Agency for Child Right and Protection
SSS
MoIE

Partnerë Investues

SDG-F
Core funds
Government of Albania
Government of Switzerland
SDC
Government of Turkey
Government of Sweden
Government of Hungary

Vendndodhjet e nismave tona kryesore të lidhura me këtë objektiv të zhvillimit të qëndrueshëm

Puna jonë në SDG 1 është e lidhur me këto Objektiva të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm: