Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
14

Jeta nën ujë

Ruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i oqeaneve, deteve dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm.

Synimet e Objektivit 14

14.1 Deri në vitin 2025, parandalimi dhe ulja domethënëse e ndotjes ujore të të gjitha llojeve, veçanërisht nga aktivitetet tokësore, duke përfshirë mbetjet ujore dhe ndotjet nga lëndët ushqyese

14.2 Deri në vitin 2020, menaxhimi dhe mbrojtja e qëndrueshme e ekosistemeve detare dhe bregdetare, për shmangien e efekteve të shumta negative, nëpërmjet rritjes së qëndrueshmërisë së tyre dhe ndërmarrjes së veprimeve për ripërtëritjen e tyre, për përftimin e oqeaneve të shëndetshme e prodhimtare

14.3 Minimizimi dhe trajtimi i ndikimeve të acidifikimit të oqeaneve, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit shkencor në të gjitha nivelet

14.4 Deri në vitin 2020, rregullimi efektiv i mbarështimit të peshqve dhe shmangia e peshkimit të tepërt, praktikave të peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar dhe praktikave shkatërruese të peshkimit, dhe zbatimi i planeve të menaxhimit të bazuara në shkencë, me qëllim rikrijimin e rezervave të peshqve në kohën më të shkurtër të mundshme, të paktën në nivele që mund të prodhojnë qëndrueshmëri maksimale, siç përcaktohet nga karakteristikat e tyre biologjike

14.5 Deri në vitin 2020, mbrojtja e të paktën 10 për qind e zonave bregdetare e detare, në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar dhe mbështetur në informacionin më të mirë shkencor në dispozicion

14.6 Deri në vitin 2020, ndalimi i formave të caktuara të subvencionimit të peshkimit që kontribuojnë për tejkalimin e kapacitetit për peshkim dhe peshkimin e tepërt, heqja e subvencioneve që kontribuojnë për peshkimin e paligjshëm, të paregjistruar dhe të parregulluar dhe frenimi i prezantimit të subvencioneve të reja të këtij lloji, duke pranuar se trajtimi i veçantë dhe i diferencuar i përshtatshëm dhe efektiv për vendet në zhvillim dhe më pak të zhvilluara duhet të jenë pjesë përbërëse e negocimit nga Organizata Botërore e Tregtisë*** të subvencioneve për peshkimin

14.7 Deri në vitin 2030, rritja e përfitimeve ekonomike për shtetet e vogla ishullore në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara nga përdorimi i qëndrueshëm i burimeve detare, duke përfshirë menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit, akuakulturës dhe turizmit

14.a Rritja e njohurive shkencore, zhvillimi i kapaciteteve kërkimore dhe transferimi i teknologjisë detare, duke marrë parasysh kriteret dhe Udhëzimet e Komisionit Ndërqeveritar të Oqeanografisë për Transferimin e Teknologjisë Detare, me qëllim përmirësimin e shëndetit të oqeaneve dhe rritjen e kontributit të biodiversitetit detar në zhvillimin e vendet në zhvillim, në veçanti të shteteve të vogla ishullore në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara

14.b Sigurimi i aksesit për peshkatarët e vegjël artizanalë në burimet dhe tregjet detare

14.c Rritja e konservimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të oqeaneve dhe burimeve të tyre duke zbatuar të drejtën ndërkombëtare, siç reflektohet në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, e cila ofron kuadrin ligjor për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të oqeaneve dhe burimeve të tyre, sikundër nënvizohet në paragrafin 158 të "Së ardhmes që duam"

BurimiUN Sustainable Development

Vendndodhjet e nismave tona kryesore të lidhura me këtë objektiv të zhvillimit të qëndrueshëm

Puna jonë në SDG 14 është e lidhur me këto Objektiva të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm: