Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
4

Arsim cilësor

Sigurimi i arsimit përfshirës dhe të barabartë dhe promovimi i mundësive të të nxënit gjatë të gjithë jetës për të gjithë.

Synimet e Objektivit 4

4.1 Deri në vitin 2030, sigurimi që të gjitha vajzat dhe djemtë ta përfundojnë arsimin bazë tërësisht pa pagesë, të barabartë dhe cilësor, i cili çon në rezultate të përshtatshme dhe efektive të të nxënit.

4.2 Deri në vitin 2030, sigurimi që të gjitha vajzat dhe të gjithë djemtë të kenë akses te zhvillimi cilësor në fëmijërinë e hershme, te kujdesi dhe arsimi parashkollor, në mënyrë që të jenë gati për arsimin bazë

4.3 Deri në vitin 2030, sigurimi i aksesit të barabartë për të gjitha gratë dhe burrat në arsim të përballueshëm cilësor, teknik, profesional dhe të lartë, përfshirë universitetin

4.4 Deri në vitin 2030, rritja thelbësore e numrit të të rinjve dhe të të rriturve të cilët kanë aftësi, përfshirë aftësitë teknike dhe profesionale, për punësim, punë të denja dhe sipërmarrje

4.5 Deri në vitin 2030, zhdukja e pabarazive gjinore në arsim dhe sigurimi i aksesit të barabartë në të gjitha nivelet e arsimit dhe trajnimit profesional për personat në nevojë, përfshirë dhe personat me aftësi të kufizuara, popullsitë indigjene dhe fëmijët në situata të cenueshme

4.6 Deri në vitin 2030, sigurimi se të gjithë të rinjtë dhe një përqindje e konsiderueshme e të rriturve, gra dhe burra, arrijnë të shkruajnë, lexojnë dhe numërojnë

4.7 Deri në vitin 2030, sigurimi se të gjithë nxënësit i marrin njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë ndërmjet të tjerash, arsimin për zhvillim të qëndrueshëm dhe stile jetese të qëndrueshme, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, promovimin e kulturës së paqes dhe mospërdorimit të dhunës, qytetarisë globale dhe vlerësimit të diversitetit kulturor, si dhe kontributit të kulturës në zhvillimin e qëndrueshëm

4.a Ndërtimi dhe përmirësimi i objekteve të arsimit që janë të ndjeshëm ndaj fëmijës, aftësive të kufizuara dhe gjinisë dhe që sigurojnë mjedise të sigurta të nxëni, jo të dhunshme, gjithëpërfshirëse dhe efektive për të gjithë

4.b Deri në vitin 2020, shtrirje domethënëse në nivel global e numrit të bursave në dispozicion të vendeve në zhvillim, në veçanti për vendet më pak të zhvilluara, shtetet e vogla ishullore në zhvillim dhe vendet afrikane, për t'u regjistruar në arsimin e lartë, duke përfshirë trajnimin profesional dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, programet teknike, inxhinierike dhe shkencore, në vendet e zhvilluara dhe vendet e tjera në zhvillim

4.c Deri në vitin 2030, rritje e ndjeshme e mësuesve të kualifikuar, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar për trajnimin e mësuesve në vendet në zhvillim, veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara dhe shtetet e vogla ishullore në zhvillim

BurimiUN Sustainable Development

Vendndodhjet e nismave tona kryesore të lidhura me këtë objektiv të zhvillimit të qëndrueshëm

Puna jonë në SDG 4 është e lidhur me këto Objektiva të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm: