Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
6

Ujë i pastër dhe kanalizime

Sigurimi i aksesit në furnizimin me ujë dhe kanalizime për të gjithë.

Synimet e Objektivit 5

6.1 Deri në vitin 2030, arritja universale e aksesit të drejtë, të sigurt dhe të përballueshëm për të gjithë tek uji i pijshëm

6.2 Deri në vitin 2030, arritja e aksesit te shërbimet sanitare dhe higjiena e përshtatshme dhe e barabartë për të gjithë dhe zhdukja e defekimit të hapur, duke u kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të grave dhe vajzave dhe atyre në nevojë

6.3 Deri në vitin 2030, përmirësimi i cilësisë së ujit duke ulur ndotjen, duke ndalur hedhjen e mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar dhe minimizimi i çlirimit të kimikateve dhe materialeve të rrezikshme, duke përgjysmuar përqindjen e ujërave të zeza të patrajtuara dhe duke rritur ndjeshëm riciklimin dhe ripërdorimin e sigurt në nivel global

6.4 Deri në vitin 2030, rritje në mënyrë të ndjeshme e efikasitetit në përdorimin e ujit në të gjithë sektorët, dhe sigurimi i nxjerrjes dhe furnizimit të qëndrueshëm të ujërave të ëmbla për të zgjidhur mungesën e ujit dhe për të zvogëluar ndjeshëm numrin e njerëzve që vuajnë nga mungesa e ujit

6.5 Deri në vitin 2030, zbatimi i menaxhimit të integruar të burimeve ujore në të gjitha nivelet, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar sipas nevojës

6.6 Deri në vitin 2020, mbrojtje dhe rirregullim i ekosistemeve të lidhura me ujin, duke përfshirë malet, pyjet, ligatinat, lumenjtë, ujëmbledhësit dhe liqenet

6.a Deri në vitin 2030, zgjerimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve për vendet në zhvillim në aktivitetet dhe programet e lidhura me ujin dhe kanalizimet, duke përfshirë mbledhjen e ujit, shkripëzimin, përdorimin efikas të ujit, trajtimin e ujërave të zeza, riciklimin dhe teknologjitë e ripërdorimit

6.b Mbështetje dhe forcim i pjesëmarrjes së komuniteteve lokale për përmirësimin e menaxhimit të ujit dhe kanalizimeve

BurimiUN Sustainable Development

Vendndodhjet e nismave tona kryesore të lidhura me këtë objektiv të zhvillimit të qëndrueshëm

Puna jonë në SDG 6 është e lidhur me këto Objektiva të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm: