Njoftimi për media

OKB Shqipëri do të mbështesë procesin e hartimit të Kuadrit të parë Kombëtar të Integruar të Financimit të Shqipërisë

31 mars 2022

-Mbështetur nga Joint SDG Fund

UN Albania zhvilloi mbledhjen e parë për procesin e hartimit të Kuadrit të parë Kombëtar të Integruar të Financimit. Ai synon të informojë partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë lidhur me elementet themelore të procesit të hartimit, përcaktimin e lidhjeve ndërmjet INFF dhe dokumenteve të tjera kombëtare të politikave, dhe përpjekjet e nevojshme për drejtimin dhe koordinimin e procesit.

Foto: © UN Albania

Shqipëria është angazhuar fuqishëm për Axhendën 2030, por po përballet me sfida në përmbushjen e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. Në momente të caktuara, përpjekjet për të llogaritur kostot e përmbushjes së Axhendës 2030 nuk kanë qenë të përsosura. Udhëhequr nga UNDP dhe zbatuar së bashku me UNICEF, ILO, UN Women dhe UNFPA, ajo është pjesë e Programit “Alternativat e Politikës Strategjike për Financimin e OZHQ-ve”, financuar nga Joint SDG Fund.

Falë punës në partneritet me Qeverinë Shqiptare, Programi synon të zgjerojë kapacitetet institucionale në nivel kombëtar dhe vendor për zhvillimin e zgjidhjeve të realizueshme dhe identifikimin e hapësirës fiskale për të rritur në mënyrë progresive shpenzimet lidhur me OZHQ-të në Shqipëri, dhe për t’i integruar ato në planin buxhetor kombëtar.

Një nga komponentët kyç të programit është zhvillimi i Kuadrit të parë Kombëtar të Integruar të Financimit (INFF) për Shqipërinë. INFF-ja është një instrument i ri planifikimi dhe zhvillimi për financimin e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar. INFF-ja shërben për të hartëzuar gamën e plotë të burimeve të financimit, publike dhe private, vendase dhe ndërkombëtare, si dhe mjetet jofinanciare të zbatimit që janë në dispozicion, duke përcaktuar në këtë mënyrë strategjinë e financimit për ngritjen e burimeve, menaxhimin e rreziqeve, dhe arritjen e prioriteteve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNFPA
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme