Njoftimi për media

Ekipi i OKB-së në Shqipëri feston arritjet e përbashkëta në punën për zhvillim të qëndrueshëm me ambasadorin zviceran në Shqipëri

30 qershor 2022

- Një takim lamtumire me ambasadorin Adrian Maître

Titulli: Një kujtim me anëtarë të ekipit vendor te OKB-së, në Shtëpinë e OKB-së në Tiranë, Shqipëri
Foto: © OKB Shqipëri

Ekipi i OKB-së në Shqipëri priti ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri, z. Adrian Maître në takim për të vlerësuar dhe njohur arritjet e përbashkëta në punën për zhvillim të qëndrueshëm dhe për t'i uruar ambasadorit suksese në kapitullin e ardhshëm të karrierës ndërsa ai përfundon mandatin e tij në Shqipëri.

 

“Zvicra është kontribuuesi i dytë më i madh në Programin tonë aktual të Bashkëpunimit dhe në Fondin e Përshpejtimit të SDG-ve. OKB-ja është mirënjohëse për partneritetin e ngushtë me Zvicrën dhe me Ambasadorin Maître në veçanti” – tha Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.

Ambasadori Maître theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me familjen e OKB-së në Shqipëri në promovimin e multilateralizmit dhe interesave të përbashkëta në Këshillin e Sigurimit, si dhe në ndërhyrjet me mbështetjen zvicerane, përfshirë reformën territoriale dhe administrative; zhvillimi e aftësive për punësim dhe programin ‘Askush Të Mos Mbetet Pas’.

OKB-ja në Shqipëri dhe Ambasada Zvicerane nënshkruan së fundmi fazën e dytë të projektit ‘Askush Të Mos Mbetet Pas’ (njohur si ‘Leave No One Behind’ – LNB, i cili zgjeroi punën për përmirësimin e mbrojtjes sociale në më shumë bashki me një buxhet prej 8 milionë franga zvicerane, të zbatuara gjatë 5 viteve përmes Fondit të Përshpejtimit të SDG.

Projekti ‘Askush Të Mos Mbetet Pas’ është një projekt i një rëndësie parësore dhe prezanton qasje të reja të qëndrueshme ndaj mbrojtjes sociale dhe përfshirjes me ofrimin e lehtësive të reja, mbështetjen nga lidhjet akademike zvicerane dhe përpjekjet e përkushtuara dhe të koordinuara të katër agjencive të OKB-së – UNDP, UNICEF, UN Women dhe UNFPA, nën drejtimin e UNDP-së, në partneritet me Qeverinë si në nivel qendror ashtu edhe lokal dhe duke angazhuar aktorë të ndryshëm, komunitete dhe OSHC.

Falë këtij projekti, janë arritur rezultate të prekshme me ndikim pozitiv në jetën e komuniteteve të cënueshëm, duke sjellë investime të shtuara dhe më të drejta te njerëzit, hequr barrierat dhe krijuar më shumë mundësi për ata që janë në rrezik përjashtimi. Projekti ka prekur jetën e rreth 200,000 grupeve të cënueshëm, personave me aftësi të kufizuara, romë dhe egjiptianë. Më shumë se gjysma e komunave janë mbështetur në përgatitjen dhe zbatimin e planeve të kujdesit social, janë trajnuar profesionistët në komuna dhe janë forcuar mekanizmat për të ofruar. LNB shërbeu gjithashtu për të mbështetur grupet e cënueshme gjatë pandemisë Covid-19.

Në fund të aktivitetit znj. McCluney i dorëzoi ambasadorit Maître një dhuratë simbolike për të nderuar përkushtimin e Ambasadorit për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.

 

Ekipi i OKB-së në Shqipëri feston arritjet e përbashkëta në punën për zhvillim të qëndrueshëm me ambasadorin zviceran në Shqipëri

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
IOM
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNCTAD
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNDRR
Zyra e OKB-së për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat
UNECE
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNEP
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin
UNESCO
Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
UNFPA
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNHCR
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial
UNODC
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim
UNV
Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara
WHO
Organizata Botërore e Shëndetësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme