Data e mbylljes
30 shtator 2025Punësime nga
ILOILO Albania Call For Application September 2025
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në kuadër të projektit “Partneritetet me Bizneset dhe Zgjidhje për SDG-të”, financuar nga Ambasada Suedeze sjell në Shqipëri programin SCORE – Mbështetje për Ndërmarrje Konkurruese dhe Përgjegjëse, për kompanitë e sektorit të prodhimit dhe përpunimit të tekstilit dhe këpucëve.
Programi përfshin:
✅ Trajnime falas nga ekspertë të certifikuar ndërkombëtarisht
✅ Përmirësim të kushteve të punës dhe produktivitetit
✅ Konsulencë direkte në fabrikë
✅ Certifikim ndërkombëtar nga ILO
Kjo është një mundësi unike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për t’u bërë pjesë e zinxhirit global të furnizimit.
Të gjitha detajet dhe formulari i aplikimit gjenden të bashkangjitur me këtë njoftim.
Aplikimet duhet të dërgohen deri më 30 shtator me email në adresat: raelva.shabanaj@aida.gov.al dhe kopani@ilo.org