Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB-së në Shqipëri

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së është përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Shqipëri dhe është përgjegjëse për koordinimin e punës së Ekipit Vendor të OKB-së në Shqipëri (UNCT), i cili përbëhet nga 19 agjenci të OKB-së.

Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB-së (RCO) mbështet Koordinatoren e Përhershme për nxitjen e Shqipërisë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendës së vitit 2030-të. RCO-ja ofron edhe udhëzime strategjike dhe mbështetje koordinuese për hartimin dhe zbatimin e Kuadrit të Bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për Zhvillim të Qëndrueshëm 2022-2026.

RCO-të përmbushin pesë funksione kyç në mbështetje të përgjegjësive të Koordinatores së Përhershme dhe UNCT-së: (1) planifikimin strategjik; (2) ekonominë e zhvillimit; (3) partneritetet dhe financat e zhvillimit; (4) menaxhimin dhe raportimin e të dhënave dhe rezultateve; dhe (5) komunikimin dhe advokimin.

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri

Zj. Ingrid Macdonald (Australi) mori detyrën e Koordinatores së Përhershme të OKB-së në Shqipëri në gusht 2025.

Zj. Macdonald ka mbi 25 vite përvojë në bashkëpunimin për zhvillim, veprimin humanitar dhe ndërtimin e paqes. Së fundmi, ajo shërbeu si Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke udhëhequr një ekip prej tetëmbëdhjetë Agjencish, Fondesh dhe Programesh të OKB-së të përkushtuara për përshpejtimin e zhvillimit të qëndrueshëm, të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të paqes në të gjithë vendin. Para kësaj, ajo ka shërbyer si Zëvendësdrejtore e Operacioneve për Azinë dhe Paqësorin në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Shefe e Zyrës së OCHA-s në Ukrainë dhe si Drejtore pranë Ekipit Peer-2-Peer të Komitetit Ndër-Agjencive (IASC), duke mbështetur Koordinatorët Humanitarë dhe ekipet vendore për të forcuar dorëzimin kolektiv të përgjigjeve humanitare.

Para se të bashkohej me Kombet e Bashkuara, znj. Macdonald ka punuar me Këshillin Norvegjez për Refugjatët (NRC) si Përfaqësuese dhe Drejtore e Politikave Humanitare në Gjenevë, dhe ka mbajtur pozicione të larta në Oslo, Afganistan dhe Pakistan. Para NRC-së, ajo ka punuar me Oxfam në Sudan dhe Ishujt Solomon, si dhe ka udhëhequr nismën e Oxfam për Ombudsmanin e Minierave, duke promovuar përgjegjësinë sociale të korporatave dhe duke lehtësuar zgjidhjen e konflikteve midis komuniteteve dhe kompanive nxjerrëse në mbarë botën. Ajo gjithashtu ka shërbyer si Zëvendësdrejtore pranë Forcave të Mbrojtjes së Zelandës së Re dhe ka punuar si konsulente menaxhimi në sektorin privat në Australi.

Zj. Macdonald ka një doktoraturë në histori nga Universiteti i Toulouse II - Le Mirail, një diplomë pasuniversitare në të drejtën ndërkombëtare nga Universiteti i Melburnit dhe diploma bachelor në drejtësi dhe gjeografi nga Universiteti i Auckland, Zelandë e Re.

Ajo është nënë e një vajze.