Agjencitë e OKB-së në Shqipëri

FAO
FAO është agjenci e specializuar e KB që udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur urinë. Qëllimi i FAO është arritja e sigurisë ushqimore për të gjithë dhe sigurimi që njerëzit të kenë mundësinë e të paturit ushqim të mjaftueshëm e me cilësi të lartë, për një jetë aktive dhe të shëndetshme.
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës është e përkushtuar ndaj promovimit të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut dhe të punës të njohura ndërkombëtarisht, duke e ndjekur misionin e saj themelues se drejtësia sociale është thelbësore për paqen universale dhe të qëndrueshme.
ITU
ITU është agjenci e specializuar e KB për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit – TIK. ITU është e përkushtuar për të lidhur të gjithë njerëzit e botës – kudo që jetojnë dhe me çfarëdo mundësie kanë. Nëpërmjet punës që bën ITU mbron dhe mbështet të drejtën e të gjithëve për të komunikuar.​
UNEP
Programi i KB për Mjedisin (UN Environment) është autoriteti kryesor global i mjedisit që përcakton agjendën globale mjedisore, nxit zbatimin koherent të dimensionit mjedisor të zhvillimit të qëndrueshëm brenda sistemit të KB dhe shërben si një avokat me autoritet për mjedisin global.
UN Women
UN Women është agjenci e Kombeve të Bashkuara e përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave. Si kampione globale për gratë dhe vajzat, UN Women u krijua për ta përshpejtuar përparimin në përmbushjen e nevojave të tyre në mbarë botën.
UNCTAD
UNCTAD është organizëm i Kombeve të Bashkuara përgjegjës për trajtimin e çështjeve ekonomike dhe të zhvillimit të qëndrueshëm me fokus në tregti, financa, investime dhe teknologji. UNCTAD ndihmon vendet në zhvillim të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në ekonominë globale.
UNDP
UNDP punon në 170 vende dhe territore e përkushtuar për të zhdukur varfërinë, duke e mbrojtur planetin. UNDP ndihmon vendet të zhvillojnë politika, aftësi, partneritete dhe institucione të forta në mënyrë që të mbështesë përparimin e tyre.
UNESCO
Misioni i UNESCO-s është të kontribuojë në ndërtimin e paqes, çrrënjosjen e varfërisë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dialogun ndërkulturor nëpërmjet arsimit, shkencave, kulturës, komunikimit dhe informacionit.
UNFPA
UNFPA është agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues. Misioni i UNFPA-së është të ofrojë një botë ku çdo shtatzani të jetë e dëshiruar, çdo lindje e fëmijës të jetë e sigurt dhe potenciali i çdo të riu të jetë i përmbushur.
UNHCR
UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, është një organizatë globale e përkushtuar për të shpëtuar jetë, për mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për refugjatët, komunitetet e zhvendosura me forcë dhe njerëzit pa shtetësi.
UNICEF
UNICEF punon në mbi 190 vende dhe territore për të shpëtuar jetët e fëmijëve, për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për t’i ndihmuar ata ta përmbushin potencialin e tyre, që nga fëmijëria e hershme e deri në adoleshencë. Motoja e UNICEF-it: 'Ne kurrë nuk dorëzohemi'.
UNIDO
UNIDO është agjencia e specializuar e OKB-së që promovon zhvillimin industrial për reduktimin e varfërisë, globalizimin gjithëpërfshirës dhe qëndrueshmërinë e mjedisit.
UNDRR
Mandati i UNDRR-së është të shërbejë si pikë qendrore e sistemit të Kombeve të Bashkuara për koordinimin e reagimit ndaj katastrofave duke mundësuar bashkërendim të aktiviteteve të ndryshme të sistemit të KB dhe organizatave rajonale dhe aktiviteteve në fushat socio-ekonomike dhe humanitare.
UNODC
UNODC është një lider global në luftën kundër drogave të paligjshme dhe krimit ndërkombëtar. UNODC vepron në të gjitha rajonet e botës përmes një rrjeti të gjerë të zyrave në terren.
UNOPS
Misioni i UNOPS është që t’i ndihmojmë njerëzit të ndërtojnë jetë më të mirë, dhe vendet të arrijnë paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm.
UNV
UNV mobilizon vullnetarë për të shërbyer në agjencitë e OKB-së, si në programet e zhvillimit ashtu edhe në operacionet paqeruajtëse.
WHO
OBSH drejton përpjekjet globale mbi shëndetin publik dhe koordinon përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore, ofron mbështetje teknike për të zgjeruar mbulimin universal shëndetësor, i shërben të pambrojturve - që çdokush, kudo që jeton, të ketë mundësi të barabarta për një jetë të shëndetshme.