Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri

Mirësevini në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri!

 

Nën koordinimin dhe drejtimin e Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, OKB-ja. si një familje agjencish të specializuara në Shqipëri, punon ngushtësisht me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe partnerë të tjerë, duke përfshirë shoqërinë civile, sektorin universitar dhe atë privat, për të luftuar varfërinë, fuqizuar shtetin e së drejtës, nxitur liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, mbrojtur mjedisin dhe mbështetur reformat shoqërore dhe ekonomike.

photo
Titulli: Studentë shqiptarë duke marshuar veshur me ngjyrë portokalli, gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit

Foto: © UNDP/Albania

Për të harmonizuar këto veprime, OKB-ja në Shqipëri frymëzohet nga Karta e Kombeve të Bashkuara, një mekanizëm gjithëpërfshirës i OKB-së, si dhe marrëveshje të bëra nga drejtuesit botërorë së fundmi, të tilla si Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), që u japin zgjidhje shumë prej sfidave komplekse me të cilat përballet bota.

Në vitin 2007, Shqipëria u radhit mes tetë vendeve në mbarë botën që pilotuan reformën e OKB-së të njohur me emrin “Një OKB”. Që prej atij viti, OKB-ja në Shqipëri ka kërkuar dhe zhvilluar mënyra të reja të punuari, së bashku me Qeverinë dhe partnerët, për të arritur rezultate më të larta duke u drejtuar tek rezultatet, duke ulur përpjekjet e dyzuara dhe duke përmirësuar efikasitetin dhe koherencën.

Kuadri aktual i Bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm 2022-2026 (UNSDCF) kombinon ekspertizën e 19 Agjencive të OKB-së që punojnë së bashku për të kontribuar për përparësitë për zhvillimin e Shqipërisë:

  • Integrimi në Bashkimin Evropian (BE),
  • Agjenda për zhvillim 2030 dhe
  • Treguesit e nacionalizuar të OZHQ-ve për Shqipërinë, me fokus te shërbimet shëndetësore dhe arsimi cilësor, mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit, ofrimi i shërbimeve publike, dhe përgjigja efektive dhe ringritja pas pandemisë së Covid-19-s.

UNSDCF 2022-2026 vijon pas Programit të suksesshëm të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2017-2021, sikurse theksohet te Raportet Vjetore të Përparimit (2017, 2018, 2019, 2020 dhe 2021). 

Momente kyç

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një thirrje globale për veprim, për t'i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur mjedisin dhe klimën në Tokë dhe për të siguruar që njerëzit, pavarësisht vendndodhjes, të mund të gëzojnë paqe dhe mirëqenie. Mësoni se si 19 Agjencitë e OKB-së punojnë së bashku për të mbështetur Shqipërinë për arritjen e OZHQ-ve. Klikoni mbi çdo ikonë OZHQ më poshtë: