Geraldine McWeeney prezantohet si Përfaqësuesja e re e OBSH-së në Shqipëri
08 shkurt 2022
Lajme nga OBSH në Shqipëri
Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mirëpriti Geraldine McWeeney si Përfaqësuesen e re të OBSH-së në Shqipëri. OBSH-ja mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë të shkëlqyer në fushën e shëndetësisë, në mbështetje të përgjigjes dhe rimëkëmbjes nga emergjencat, duke përfshirë COVID 19, përparimin drejt Mbulimit Universal Shëndetësor me fokus te Kujdesi Shëndetësor Parësor, dhe rritjen e efikasitetit të ndërhyrjeve gjatë gjithë jetës së personave.