Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
17

Partneritet për objektivat.

Forcimi i mjeteve të zbatimit dhe rivitalizimi i Partneritetit Global për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Synimet e Objektivit 17

Financa

17.1 Forcimi i mobilizimit të burimeve të brendshme, duke përfshirë mbështetjen ndërkombëtare ndaj vendeve në zhvillim, për përmirësimin e kapacitetit të brendshëm për mbledhjen e tatimeve dhe të ardhurave

17.2 Zbatimi plotësisht nga vendet e zhvilluara i angazhimeve zyrtare lidhur me asistencën për zhvillim, duke përfshirë angazhimin e shumë vendeve të zhvilluara për të arritur treguesin e synuar prej 0.7 përqind të të ardhurave kombëtare bruto për ndihmën zyrtare për zhvillim (ODA/GNI) për vendet në zhvillim, dhe 0.15 deri në 0.20 përqind të ODA-së/GNI-së për vendet më pak të zhvilluara; ofruesit e ODA-së inkurajohen të marrin parasysh përcaktimin e një objektivi për të siguruar të paktën 0.20 përqind të ODA-së/GNI-së për vendet më pak të zhvilluara

17.3 Mobilizimi i burimeve financiare shtesë për vendet në zhvillim nga burime të shumëfishta

17.4 Të ndihmuarit e vendeve në zhvillim për arritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë të borxhit nëpërmjet politikave të koordinuara që kanë për qëllim nxitjen e financimit të borxhit, lehtësimin e borxheve dhe ristrukturimin e borxhit, sipas nevojës, dhe trajtimin e borxhit të jashtëm të vendeve të varfra me borxh të lartë për të ulur shqetësimet e lidhura me borxhin

17.5 Miratimi dhe zbatimi i regjimeve të nxitjes së investimeve për vendet më pak të zhvilluara

Teknologjia

17.6 Përforcimi i bashkëpunimit Veri-Jug, Jug-Jug dhe i bashkëpunimit trekëndor rajonal dhe ndërkombëtar lidhur me shkencën, teknologjinë dhe novacionin dhe aksesin në shkencë, teknologji dhe novacion, dhe rritja e shkëmbimit të njohurive bazuar në kushtet e dakordësuara reciprokisht, duke përfshirë përmirësimin e koordinimit midis mekanizmave ekzistues, veçanërisht në nivelin e Kombeve të Bashkuara, dhe nëpërmjet një mekanizmi global mundësimi teknologjie

17.7 Promovimi i zhvillimit, transferimit, shpërndarjes dhe përhapjes së teknologjive të shëndosha mjedisore në vendet në zhvillim bazuar në kushte të favorshme, duke përfshirë kushtet koncesionare dhe preferenciale, ashtu siç bihet dakord reciprokisht

17.8 Bërja plotësisht funksionale e bankës së teknologjisë dhe shkencës, mekanizmit për ndërtimin e kapaciteteve shkencore, teknologjike dhe novacionit për vendet më pak të zhvilluara deri në vitin 2017, dhe rritja e përdorimit të teknologjisë mundësuese, sidomos rritja e përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Ndërtimi i kapaciteteve

17.9 Rritja e mbështetjes ndërkombëtare për realizimin e ndërtimit të kapaciteteve efektive dhe të synuara në vendet në zhvillim për të mbështetur planet kombëtare për zbatimin e të gjitha Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke përfshirë bashkëpunimin Veri-Jug, Jug-jug dhe bashkëpunimin trekëndor

Tregtia

17.10 Promovimi i një sistemi tregtar shumëpalësh universal, të bazuar te rregullat, të hapur, jodiskriminues dhe të barabartë, në kuadrin e Organizatës Botërore të Tregtisë, duke përfshirë përfundimin e negociatave sipas Agjendës së Zhvillimit të Dohas

17.11 Rritja domethënëse e eksporteve të vendeve në zhvillim, në veçanti për dyfishimin e përqindjes së eksporteve globale të vendeve më pak të zhvilluara deri në vitin 2020

17.12 Realizimi i zbatimit në kohë të aksesit në tregje pa dogana dhe pa kuota, me baza të qëndrueshme, për të gjitha vendet më pak të zhvilluara, në përputhje me vendimet e Organizatës Botërore të Tregtisë, edhe nëpërmjet sigurimit që rregullat preferenciale me origjinë të zbatueshme mbi importet nga vendet më pak të zhvilluara të jenë transparente dhe të thjeshta, dhe të kontribuojnë për lehtësimin e aksesit në treg

Çështje sistemike

Politikat dhe përputhshmëria e logjikës institucionale

17.13 Rritja e stabilitetit global makroekonomik, duke përfshirë koordinimin e politikave dhe koherencën e politikave

17.14 Rritja e koherencës së politikave për zhvillim të qëndrueshëm

17.15 Respektimi i hapësirës për politika dhe udhëheqje për secilin vend, për të përcaktuar dhe zbatuar politika për zhdukjen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Partneritetet shumëpalëshe

17.16 Rritja e Partneritetit Global për Zhvillimin e Qëndrueshëm, shoqëruar me partneritete shumëpalëshe që mobilizojnë dhe ndajnë njohuri, ekspertizë, informacion mbi teknologjinë dhe burimet financiare, për të mbështetur arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në të gjitha vendet, veçanërisht në vendet në zhvillim

17.17 Inkurajimi dhe promovimi i partneriteteve efektive publike, publike-private dhe me shoqërinë civile, duke u mbështetur te përvoja dhe strategjitë e burimeve të partneriteteve

Të dhënat, monitorimi dhe llogaridhënia

17.18 Deri në vitin 2020, rritja e mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve për vendet në zhvillim, duke përfshirë vendet më pak të zhvilluara dhe shtetet e vogla ishullore në zhvillim, për të rritur ndjeshëm disponueshmërinë e të dhënave me cilësi, në kohë dhe të besueshme, të ndara sipas të ardhurave, gjinisë, moshës, statusit të migracionit, aftësisë së kufizuar, vendndodhjes gjeografike dhe karakteristikave të tjera të rëndësishme në kuadrin kombëtar

 

 

17.19 Deri në vitin 2030, mbështetja tek iniciativat ekzistuese dhe zhvillimi i tyre për matjen e progresit të zhvillimit të qëndrueshëm, që plotësojnë produktin e brendshëm bruto dhe mbështesin ndërtimin e kapaciteteve statistikore në vendet në zhvillim

BurimiUN Sustainable Development

Puna jonë në SDG 17 është e lidhur me këto Objektiva të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm: