Njoftimi për media

Të rindërtojmë më mirë - Përforcimi i punës për shëndetin mendor në Ballkanin Perëndimor

24 tetor 2022

Lajme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri

Vitet e fundit ka pasur një njohje në rritje e rolit të rëndësishëm që luan shëndeti mendor në arritjen e objektivave të zhvillimit botëror, siç ilustrohet nga përfshirja e shëndetit mendor në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Depresioni është një nga shkaqet kryesore të aftësive të kufizuara. Vetëvrasja është shkaku i katërt kryesor i vdekjes tek 15-29-vjeçarët. Njerëzit me gjendje të rënduar të shëndetit mendor vdesin para kohe – deri në dy dekada më herët – për shkak të kushteve fizike të parandalueshme.

Pavarësisht përparimit në disa vende, njerëzit me probleme të shëndetit mendor shpesh përjetojnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, diskriminim dhe stigmë. Shumë gjendje të shëndetit mendor mund të trajtohen në mënyrë efektive me kosto relativisht të ulët, e megjithatë hendeku midis njerëzve që kanë nevojë për kujdes dhe atyre që kanë akses në kujdes mbetet i konsiderueshëm. Mbulimi efektiv i trajtimit mbetet jashtëzakonisht i ulët.

Në tetor, në Shqipëri u zhvillua një takim nën-rajonal për shëndetin mendor me 25 ekspertë nga Ballkani Perëndimor. Gjatë takimit, partnerët u riangazhuan për reforma historike të shëndetit mendor në Ballkanin Perëndimor. Përfshirë kuadre politikash për parandalimin e vetëvrasjeve, zgjerimin e mëtejshëm të shërbimeve të shëndetit mendor me bazë komunitare dhe krijimi i mundësisë për kujdesin e parë shëndetësor për të luajtur një rol kyc në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për njerëzit që jetojnë me probleme të shëndetit mendor.

Më konkretisht, u zhvilluan diskutime mbi:

- politikat mbi shëndetin mendor;

- shëndetin mendor dhe mirëqënien e fëmijëve, adoleshentëve dhe njerëzve të rinj;

- digjitalizimin e kujdesit për shëndetin mendor;

- dhe integrimin e shëndetin mendor në kujdesin e parë shëndetësor.

Shëndeti mendor është një nga katër prioritetet kryesore të Programit Evropian të Punës (EPW) të Rajonit Evropian të OBSH-së. Kuadri Evropiane për Veprimin mbi Shëndetin Mendor 2021-2025 (EFAMH) ka identifikuar objektivat e saj sipas tre shtyllave thelbësore të EPW: Lëvizja drejt Mbulimit Universal Shëndetësor, Mbrojtja e njerëzve më mirë nga Emergjencat Shëndetësore dhe Sigurimi i Jetës së Shëndetshme dhe Mirëqenies për Të Gjithë në të gjitha moshat.

Shëndeti mendor është gjithashtu një nga pesë nismat e nënvizuara në Udhërrëfyesin për Shëndetin dhe Mirëqenien në Ballkanin Perëndimor (2021-2025) me synimin për të krijuar një qëndër nënrajonale nën Koalicionin Pan-Evropian të Shëndetit Mendor dhe për të maksimizuar ekspertizën. Jemi të lumtur që shohim shumë aktorë të angazhuar që punojnë së bashku në një dhomë për kujdesin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të shëndetit mendor në Ballkanin Perëndimor.

 

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

WHO
Organizata Botërore e Shëndetësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme