Njoftimi për media

OBSH në Shqipëri mbështet Programin e ri Kombëtar të Kontrollit të Kancerit 2021-2031 për Shqipërinë

04 shkurt 2022

Lajme nga OBSH në Shqipëri

Në mbështetje të #DitësBotëroretëKancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizoi një konferencë, në të cilën u prezantua Programi i ri Kombëtar i Kontrollit të Kancerit 2021-2031 për Shqipërinë.

Vizioni i programit është që të ketë më pak pacientë me kancer, më shumë jetë të shpëtuara, dhe më shumë kujdes e mbështetje për pacientët me kancer.

Përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri, Geraldine McWeeney, mbajti fjalën hapëse duke mbështetur hapat e ndërmarrë së bashku me Znj. Ogerta Manastirliu, Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

A e dini se...

Nga 30% deri në 50% e vdekjeve nga kanceri mund të parandalohen duke modifikuar ose shmangur faktorët kyç të riskut, siç janë përdorimi i duhanit, konsumi i alkoolit dhe dieta, dhe duke zbatuar strategji parandalimi të bazuara në evidenca. Barra e kancerit mund të reduktohet edhe nëpërmjet zbulimit të hershëm të tij dhe menaxhimit të pacientëve që zhvillojnë kancer.

Për më shumë informacion, vizitoni:

https://www.who.int/health-topics/cancer#tab=tab_2

 

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

WHO
Organizata Botërore e Shëndetësisë

Subjekte të tjera të përfshira në këtë nismë

ALB MoHSP
Albania Ministry of Health and Social Protection

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme