Njoftimi për media

Thirrje për aplikim nga ILO-UNIDO: Sektori i prodhimit ose përpunimit të tekstilit dhe këpucëve

05 shtator 2024

Zgjidhje inovative për ndërmarrje efikase dhe të qëndrueshme

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO) po zbatojnë së bashku një program në sektorin e Tekstileve, Veshjeve, Lëkurës dhe Këpucëve (TCLF) në Shqipëri. I titulluar "Zgjidhje inovative për ndërmarrje efikase dhe të qëndrueshme TCLF", ky program realizohet në kuadër të projektit të financuar nga SIDA “Bashëkepunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për SDG-të” (Business4SDGs). Programi përqendrohet në konkurrencën, produktivitetin, kushtet e punës, efikasitetin e burimeve dhe prodhimin e pastër në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME).

Programi kombinon Trajnimin për Mbështetje për Ndërmarrje Konkurruese dhe Përgjegjëse (SCORE) dhe metodologjinë për Prodhimin me Burime të Pastra dhe Efikase (RECP). Përmes analizës së nevojave, konsulencës brenda fabrikave, trajnerëve të biznesit, vlerësimit të produkteve dhe teknologjisë dhe ofrimit të trajnimeve teknike të specializuara, programi përmirëson produktivitetin, kushtet e punës dhe qëndrueshmërinë mjedisore në SME me synimin për t'i ndihmuar ato të marrin pjesë në zinxhirët e furnizimit rajonal dhe global.

Programi mbështetet në një grup trajnerësh të certifikuar që përgatisin dhe ofrojnë trajnime të personalizuara dhe ofrojnë shërbime bazuar në vlerësimin e nevojave të ndërmarrjes.

Kostoja e programit

Programi "Zgjidhje inovative për ndërmarrje efikase dhe të qëndrueshme" do të ofrohet falas për kompanitë e përzgjedhura në sektorin e Tekstileve, Veshjeve, Lëkurës dhe Këpucëve.

Certifikimi

Ky program do të zhvillohet gjatë periudhës shtator 2024 - tetor 2025.

Të gjitha ndërmarrjet që do të marrin pjesë në programin ILO-UNIDO dhe do të zbatojnë rekomandimet, do të certifikohen.

Ceremonia e Certifikimit do të mbahet në nëntor 2025.

Kriteret e pranueshmërisë

Ndërmarrje të përfshira në prodhimin ose përpunimin e tekstileve dhe këpucëve që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- Të regjistruara dhe aktive në Qendrën Kombëtare të Biznesit;

- Të kenë të paktën 10 punëtorë dhe maksimumi 300 punëtorësh;

 Të plotësojnë formularin e aplikimit;

Të zgjedhin të paktën një menaxher dhe dy punëtorë për të formuar një Ekipin e Përmirësimit të Ndërmarrjes;

Të pranojnë të marrin pjesë në/të njihen me të gjitha sesionet teorike të trajnimit/materialet dhe të lehtësojnë vizitat në kompani.

Prioritet do t'u jepet:

  • Kompanive të angazhuara në prodhimin ose përpunimin e tekstileve dhe këpucëve që janë anëtare të ProExport Albania.
  • Kompanive të përfshira në prodhimin ose përpunimin e tekstileve dhe këpucëve që kanë nënshkruar marrëveshje kolektive.

Dorëzimi i aplikimeve

Shkarkoni Formatin e Aplikimit këtu. Formulari i aplikimit duhet të dorëzohet në format pdf (vetëm për lexim) në adresën e e-mailit: e.zhezha@unido.org dhe kopani@ilo.org deri më 27 shtator 2024.

Aplikimet e dorëzuara pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikimeve

Ekipi Teknik ILO-UNIDO do të vlerësojë çdo aplikim dhe do të njoftojë ndërmarrjet e përzgjedhura deri më 15 Tetor.

Konfidencialiteti i të dhënave

Të gjitha të dhënat e mbledhura përmes formularit të aplikimit do të trajtohen në përputhje me IGDS 457 si dhe me kuadrin ligjor të zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë, veçanërisht Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe aktet e tij nënligjore përkatëse. Marrëveshjet e konfidencialitetit do të nënshkruhen midis ekipeve teknike ILO-UNIDO dhe përfaqësuesve të kompanisë për të siguruar ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe mbështetjen gjatë gjithë vlerësimit dhe zbatimit të masave të propozuara.

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme