Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
8

Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike

Nxitja e rritjes ekonomike të pandërprerë, përfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimit të plotë e produktiv dhe punës së denjë për të gjithë.

Synimet e Objektivit 8

8.1 Mbështetja e rritjes ekonomike për frymë në përputhje me rrethanat kombëtare dhe, në veçanti, sigurimi i të paktën 7 për qind rritjeje vjetore të produktit të brendshëm bruto në vendet më pak të zhvilluara

8.2 Arritja e niveleve më të larta të produktivitetit ekonomik, nëpërmjet diversifikimit, modernizimit të teknologjisë dhe novacionit, dhe nëpërmjet vëmendjes ndaj sektorëve me vlerë të lartë të shtuar dhe punë intensive

8.3 Nxitja e politikave të orientuara nga zhvillimi, që mbështesin veprimtaritë produktive, krijimin e punës së denjë, sipërmarrjen, krijimtarinë dhe novatorizmin, si dhe nxisin formalizimin dhe rritjen e NMVM-ve, edhe nëpërmjet aksesit në shërbime financiare

8.4 Përmirësimi në mënyrë progresive, deri në vitin 2030, i efektshmërisë globale të burimeve për konsum dhe prodhim, dhe përpjekja për të ndarë rritjen ekonomike nga degradimi i mjedisit, në përputhje me Kuadrin 10-vjeçar të Programeve të Konsumit dhe Prodhimit të Qëndrueshëm, ku drejtimin e marrin vendet e zhvilluara

8.5 Deri në vitin 2030, arritja e punësimit produktiv dhe punës së denjë për të gjitha gratë dhe burrat, përfshirë të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe paga e barabartë për punë me vlerë të barabartë

8.6 Deri në vitin 2020, zvogëlimi i ndjeshëm i përqindjes së të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin arsimim ose trajnim

8.7 Marrje e masave të menjëhershme dhe efektive për të zhdukur punën e detyruar, për t'i dhënë fund skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të siguruar ndalimin dhe zhdukjen e formave më të këqija të punës së fëmijëve, duke përfshirë rekrutimin dhe përdorimin e fëmijëve si ushtarë dhe, deri në vitin 2025, eliminimin e punës së fëmijëve në të gjitha format e saj

8.8 Mbrojtja e të drejtave në punë dhe nxitja e mjediseve të sigurta e të siguruara të punës për të gjithë punonjësit, përfshirë punonjësit migrantë, veçanërisht, për gratë migrante dhe ato me punësim të pasigurt

8.9 Deri në vitin 2030, hartimi dhe zbatimi i politikave për promovimin e turizmit të qëndrueshëm që krijon vende pune dhe promovon kulturën dhe produktet vendase

8.10 Forcimi i kapaciteteve të institucioneve financiare të brendshme për të inkurajuar dhe zgjeruar aksesin në shërbimet bankare, shërbimet e sigurimeve dhe ato financiare për të gjithë

8.a Rritja e Ndihmës për mbështetjen e Tregtisë për vendet në zhvillim, në veçanti vendet më pak të zhvilluara, nëpërmjet Kuadrit të Integruar  për Ndihmën Teknike të Tregtisë për Vendet më Pak të Zhvilluara

8.b Deri në vitin 2020, zhvillimi dhe funksionalizimi i një strategjie globale për punësimin e të rinjve dhe zbatimin e Paktit Global të Punës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës

BurimiUN Sustainable Development

Puna jonë në SDG 8 është e lidhur me këto Objektiva të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm: