Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
9

Industri, novacion dhe infrastrukturë

Ndërtimi një infrastrukture rezistuese, promovimi i industrializimit të qëndrueshëm dhe promovimi i inovacionit.

Synimet e Objektivit 9

9.1 Zhvillimi i një infrastrukture cilësore, të besueshme, të qëndrueshme dhe elastike, përfshirë infrastrukturën rajonale dhe ndërkufitare, në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies njerëzore, duke u përqendruar tek përdorimi i drejtë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë

9.2 Promovimi i industrializimit përfshirës dhe të qëndrueshëm dhe deri në vitin 2030, rritje e ndjeshme e përfshirjes së industrisë në punësim dhe në prodhimin e brendshëm bruto, në përputhje me veçoritë kombëtare, dhe dyfishimi i pranisë së saj në vendet më pak të zhvilluara

9.3 Rritja e aksesit të ndërmarrjeve të vogla industriale dhe ndërmarrjeve të tjera, në veçanti në vendet në zhvillim, te shërbimet financiare, duke përfshirë kreditimin e përballueshëm dhe integrimin e tyre në tregje dhe zinxhirë vlere

9.4 Deri në vitin 2030, përmirësimi i infrastrukturës dhe industrive, për t’i bërë ato të qëndrueshme, me rritje të efikasitetit në shfrytëzimin e burimeve dhe përdorim më të madh të teknologjive dhe proceseve industriale të pastra e të sigurta mjedisore, ku të gjithë vendet veprojnë në përputhje me kapacitetet e tyre përkatëse

9.5 Rritja e kërkimit shkencor, rritja e kapaciteteve teknologjike të sektorëve industrialë në të gjitha vendet, veçanërisht në vendet në zhvillim, duke përfshirë, deri në vitin 2030, inkurajimin e novacionit dhe duke rritur në mënyrë të konsiderueshme numrin e punonjësve të kërkimit dhe zhvillimit për 1 milion njerëz dhe shpenzimet publike dhe private për kërkim dhe zhvillim

9.a Mundësimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe fleksibël të infrastrukturës në vendet në zhvillim nëpërmjet rritjes së mbështetjes financiare, teknologjike dhe teknike në vendet afrikane, vendet më pak të zhvilluara, vendet në zhvillim pa dalje në det dhe shtetet e vogla ishullore në zhvillim

9.b Mbështetja e zhvillimit të teknologjive vendase, kërkimit dhe novacionit në vendet në zhvillim, duke përfshirë sigurimin e një mjedisi të favorshëm politikash, ndër të tjera, për diversifikimin industrial dhe shtimin e vlerës së mallrave

9.c Rritja e ndjeshme e aksesit ndaj teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe përpjekje për ofrim aksesi universal dhe të përballueshëm në internet në vendet më pak të zhvilluara deri në vitin 2020

 

BurimiUN Sustainable Development

Puna jonë në SDG 9 është e lidhur me këto Objektiva të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm: