- Portretizimi i aftësisë ripërtëritëse dhe aspiratave
Fotografia ka fuqinë të përcjellë historitë njerëzore pas shifrave statistikore të refugjatëve dhe azilkërkuesve. Në nëntor 2021, Caritas Albania dhe UNHCR në Shqipëri prezantuan ekspozitën fotografike “Ëndrrat që mbartim” në Muzeun Kombëtar, Tiranë. Fotografitë, të shkrepura nga Renuar Locaj, portretizonin aftësinë ripërtëritëse dhe aspiratat e personave të detyruar për të lënë vendet e tyre për shkak të konfliktit, dhunës dhe persekutimit. “Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurtë.” – tha Z. Andi Mahila, Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme, gjatë ceremonisë hapëse të ekspozitës fotografike.
Një refugjate kongoleze, e cila gjeti strehë në Shqipëri, ndau përvojën e saj në gjuhën shqipe, duke thënë: “Pata një udhëtim shumë të vështirë. Isha shtatzënë kur arrita në Shqipëri dhe nuk e dija gjuhën. Por, vendosa të bëja diçka, të jem e fortë dhe të vazhdoj jetën.”
Hirësia e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në emër të Këshillit Ndërfetar, mbajti fjalën përmbyllëse me fjalët e tij të thella. Ai bëri thirrje për përpjekje kolektive nga të gjitha komunitetet për të adresuar gjendjen e vështirë të njerëzve në nevojë për asistencë humanitare.
Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë
UNHCR
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët