Gratë dhe vajzat, ambasadoret më të mira për shkencën - Fjalim nga Fiona Mccluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri
11 shkurt 2022
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë – 11 shkurt 2022
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë – 11 shkurt 2022
Jam shumë e kënaqur të jem sot me të gjithë ju dhe të theksoj se Rrjeti i Grave Shqiptare në Shkencë u krijua nga UNESCO në vitin 2011.
Të gjithë ne kemi shembuj të shkëlqyer të grave në shkencë me të cilat mund ta identifikohemi në vendet tona. Shembulli im është Prof. Sara Gilbert nga Mbretëria e Bashkuar, e cila drejtoi ekipin që realizoi vaksinën kundër Covid-19, Oxford/AstraZeneca.
Megjithatë, shkenca dhe lëndët të ashtuquajtura STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) vazhdojnë të perceptohen si “fushë e meshkujve”.
Vajzat e reja kanë më pak gjasa sesa djemtë të shprehin interes për t’u bërë shkencëtare ose inxhiniere.
Në nivel personal, unë kam dy vajza dhe e kisha zakon që çdo javë të blija revistën “New Scientist” kur ato ishin fëmijë për të kapërcyer barrierat gjinore në shtëpinë time, edhe pse pa sukses pasi ato përfunduan te artet dhe shkencat sociale.
Panorama e përgjithshme në nivel global tregon se barrierat gjinore, me të cilat përballen vajzat që në fazat e hershme të jetës së tyre shkollore dhe në vazhdim, formësojnë zgjedhjet e tyre për vitet e ardhshme.
Rezultatet arsimore kontribuojnë ndjeshëm te pabarazitë gjinore në tregun e punës dhe në hendekun gjinor në pagë.
Fatkeqësisht, kjo tendencë është shumë e dukshme në Shqipëri ku veçimi dhe modelet gjinore janë të pranishme në arsimin e lartë.
Në arsimin profesional, shumica dërrmuese (rreth 82%) janë djem, kryesisht për shkak të stereotipit “profesione mashkullore”, klimës sociale në shkollat profesionale, llojit të kurrikulave të ofruara, dhe perspektivave të punësimit të vajzave pas diplomimit.
Nga ana tjetër, në arsimin e lartë, 60% e studentëve janë vajza krahasuar me 40% që janë djem. Vajzat ndjekin studimet kryesisht në fushën e mësimdhënies, shëndetësisë dhe mirëqenies, dhe shkencave humane, ndërsa djemtë dominojnë në fushën e shërbimeve, inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit, bujqësisë, pylltarisë, peshkimit dhe veterinarisë.
Megjithëse në universitet diplomohen më shumë gra sesa burra, ato nuk hyjnë në fuqinë punëtore në të njëjtat shifra dhe nuk janë në përputhje me kualifikimin e tyre arsimor.
Mbikualifikimi është bërë më dominant në vitet e fundit. Të punuarit në një punë që ka kërkesa më të ulëta arsimore sesa niveli arsimor i dikujt shoqërohet me një “penalitet në pagë”, çka ka rezultuar të jetë më i lartë për gratë sesa për burrat.
Po ashtu, gjatë periudhës 2019-2020, stafi akademik në arsimin fillor dhe të mesëm ishte i përbërë kryesisht nga gra (përkatësisht 75.5 % dhe 68.4 % në secilin nivel arsimor). Burrat dominojnë në arsimin e lartë, kur përqindja rritet me marrjen e titujve të lartë akademik.
Vlerat patriarkale, rolet gjinore të bazuara në stereotipa dhe paragjykimet se kush bën cilën pune, vazhdojnë t’i lënë gratë dhe vajzat pas.
Nevojitet angazhimi i të gjithë shoqërisë, me shkolla të pajisura për të hapur rrugën për promovimin e të drejtave të njeriut dhe për të sfiduar të menduarit të bazuar në stereotipa, mobilizimin e studentëve, prindërve, kujdestarëve dhe komunitetit në biseda rreth mbrojtjes së fëmijës, barazisë dhe mosdiskriminimit, diversitetit kulturor dhe racor, edukimit për seksualitetin, mashkulloritetit, fuqizimit të vajzave dhe vetëmbrojtjes, dhe përdorimit të sigurt të internetit.
Pra, në përgjigje të titullit të aktivitetit të sotëm “Gratë dhe vajzat, ambasadoret më të mira për shkencën”..., epo përgjigja ime është mbase po. Shkenca mund të mos jetë rruga e duhur për këdo, por qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë të përpiqemi së bashku për një shoqëri ku gratë dhe vajzat të jenë plotësisht të vetëdijshme për vlerën e tyre dhe të ndihen se mund të realizojnë potencialin e tyre të plotë në çdo iniciativë që dëshirojnë të ndërmarrin.
Faleminderit për vëmendjen dhe mezi po pres të dëgjoj historitë e grave shqiptare në shkencë.
Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme
Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë
FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
IOM
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
ITU
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit
UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNCTAD
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNDRR
Zyra e OKB-së për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat
UNECE
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNEP
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin
UNESCO
Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
UNFPA
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNHCR
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial
UNODC
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim
UNOPS
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit
UNV
Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara
WHO
Organizata Botërore e Shëndetësisë
Na ndihmoni ta përmirësojmë përvojën tuaj.
Po e përmirësojmë platformën e kësaj ueb-faqeje të Ekipit të Kombeve të Bashkuara për ta bërë atë më të qartë, më të shpejtë dhe më të qasshme.
A mund të plotësoni një anketë dyminutëshe për të ndarë mendimin tuaj dhe për të ndihmuar në formësimin e këtij përmirësimi?