Njoftimi për media

ITU ofron mbështetje për Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike për Mbrojtjen e Fëmijëve në internet

15 tetor 2022

Lajme nga ITU

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) po ofron mbështetje për Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (NAECCS/AKCESK) të Shqipërisë në nxjerrjen e Udhëzimeve të ITU-së për Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet në nivel kombëtar. Objektivi është të nxisë një kulturë të mbrojtjes së fëmijëve në internet me të gjithë aktorët përkatës përmes shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit të aftësive digjitale.

Që nga tetori 2022, 190 nxënës të shkollave të mesme, 460 prindër dhe mësues, si dhe 100 ekspertë nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Internet dhe operatorët e industrisë nga 12 rajone të vendit janë trajnuar mbi Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet, si të mbrohen fëmijët nga rreziqet dhe dëmet në internet dhe të përballen më mirë me rreziqe të tilla. Për më tepër, 4500 shikues janë arritur përmes një fushate në media sociale të dedikuar mbi Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet. Rreth 500 njerëz janë angazhuar duke ndjekur kanalet e mediave sociale të NAECCS dhe më shumë se 100 njerëz kanë marrë pjesë në kuize të shpërndara në "stories" në Instagram.  

Përtej këtij trajnimi, një manual i përshtatshëm për fëmijët u përpunua bazuar në Udhëzimet Mbrojtjes së Fëmijëve në Internet dhe shërbeu si një dokument bazë për seancat e trajnimit që synojnë fëmijët dhe të rinjtë. Një mesazh i unifikuar që synon palët e interesuara të Industrisë u zhvillua gjithashtu me synimin për të  rritur ndërgjegjësimin se si të rritet siguria e fëmijëve në internet në mënyrë që të harmonizohen politikat dhe rregulloret në të gjithë vendin.

Më shumë informacion mbi projektin dhe arritjet e tij, përfshirë dhe versionin në gjuhën shqipe të Udhëzimeve të ITU mbi Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet mund të gjenden këtu.

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

ITU
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme