Ndodh shpesh që ngjarje të veçanta, të cilat e di që nuk do t’i harrosh kurrë, të vijnë në mes të një periudhe tepër të zënë, si fundi i vitit. Ndodhi pikërisht kështu me mbrëmjen tonë dedikuar përjetimit të ndjesive të personave me aftësi të kufizuara, në fillim dhjetorin e vitit që lamë pas.
Viti 2022 ishte një vit i gjatë e i mbushur me shumë ngjarje për të gjithë kolegët e agjencive Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, të cilët punuan për të shndërruar në veprime konkrete udhrrëfyesin tonë të punës që njihet si Kuadri i Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm 2022-2026.
Fokusi i punës sonë bazuar mbi këtë plan është zhvillimi i kapitalit njerëzor, rritja e përfshirjes sociale, nxitja e ekonomisë së gjelbër, menaxhimit mjedisor, adresimi i ndryshimeve klimatike, qeverisja, të drejtat e njeriut dhe barazina gjinore. Këtë vit Shqipëria gjitahshtu u zgjodh për të pilotuar zbatimin e Strategjisë së Përfshirjes të shpallur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve Bashkuara Antonio Guterres në qershor 2019. Kjo strategji është ambicioze, dhe synon thellimin e proceseve të ndryshimit në të gjithë organizatën, për të treguar se si puna jonë mundet gjithashtu të ndihmojë në zbatimin e instrumenteve të të drejtave të njeriut siç është Konventa e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe të vendosë më shumë në fokus barazinë si pjesë e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Në këtë kuadër u përgatit një Plan Veprimi për Përfshirjen e Personave me Aftësi të Kufizuara për të nisur ndryshimet në katër fusha kryesore: udhëheqësi, planfikim dhe menaxhim strategjik, gjithëpërfshirje – me aktivitete konsultimi, përmirësim të aksesit fizik, prokurimeve të mallrave dhe shërbimeve, në programe të synojnë të pasurit e të dhënave më të mira, në monitorimin dhe vlerësimin, në programet e përbashkëta, si dhe në kryerjen e ndryshimeve në kulturën organizative përmes punësimeve dhe komunikimeve më të mira. Kolegë të Kombeve të Bashkuara përmes përvojave të ndryshme jetësore dhe nga puna e tyre në agjenci të ndryshme kontribuuan në përgatitjen dhe më tej në zbatimin e këtij plani veprimi.
Ndërkohë që vijohej me punën sipas fushave të ndryshme në fokus, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara më 5 Dhjetor, kolegët iu bashkuan një aktiviteti të veçantë përjetues që do t’i vendoste përballë vështirësive që personat me aftësi të kufizuara mund të përjetojnë çdo ditë. Përgjatë një programi social të kuruar më së miri nga Down Syndrome Albania në bashkëpunim me zyrën e Koordinatores së Përhershme të OKB-së dhe UNICEF Shqipëri, kolegët përjetuan situata ku ata kishin vështirësi të orientoheshin, ose të kuptonin se çfarë po ndodhte, ku aftësitë e tyre motorike dhe koordinuese ishin të “dëmtuara” qëllimisht. Ata përjetuan papritur të qenit të verbër, të aftë për të lëvizur vetëm me një shkop, duke mos qenë në gjendje të shohin, të dëgjojnë siç duhet ose të përdorin duart ose këmbët siç bëjnë zakonisht. Kolegëve iu kërkua të lexojnë fjalë që shfaqen njëlloj si një person me disleksi mund t’i shohë, apo të kryenin detyra të thjeshta të çorientuar nga zhurmat e mëdha apo ndryshimet në ndriçim, njëlloj si një person në spektrin e autizmit mund t’i duhet të përballet. Nderkohë, në një kontrast të mrekullueshëm, dëgjoheshin zërat e bukur të Blerinës dhe Nikos, dy artistë të rinj të talentuar të cilët shpërndanë gëzim, kënaqësi dhe u vlerësuan për aftësitë e tyre muzikore.
Aftësitë e Kufizuara janë të formave të ndryshme. Ne të gjithë mësuam se për të qënë gjithëpërfshirës, na duhet të kuptojmë se çfarë do të thotë të jetosh me kufizime. Më pas të luftosh për të zbatuar procedura dhe mundësi gjithëpërfshirëse dhe të përqëndrohesh e të mundësosh nevoja specifike të personave me aftësi të kufizuara, dhe t’i lejosh ata të marrin pjesë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë në punë dhe në të gjitha sferat e shoqërisë.
Ju ftoj të ndiqni këtë video të shkurtër mbi këtë eksperiencë, duke iu ftuar gjithashtu të zotoheni për ta bërë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara një realitet që funksionon për të gjithë.