Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
7

Energji e përballueshme dhe e pastër

Sigurimi i furnizimit me energji me kosto të përballueshme, të besueshme, të qëndrueshme dhe moderne për të gjithë.

Synimet e Objektivit 7

7.1 Deri në vitin 2030, sigurimi i aksesit universal në shërbime energjie me kosto të përballueshme, të besueshme dhe moderne

7.2 Deri në vitin 2030, rritja e ndjeshme e përqindjes së energjisë së rinovueshme në sasinë globale të energjisë

7.3 Deri në vitin 2030, dyfishimi i nivelit global të përmirësimit të përdorimit të energjisë me efektshmëri

7.a Deri në vitin 2030, rritje e bashkëpunimit ndërkombëtar për mundësimin e aksesit në kërkime dhe teknologji për energji të pastër, përfshirë energjinë e rinovueshme, dhe promovim i investimeve në infrastrukturën energjetike dhe teknologjinë për prodhimin e energjisë së rinovueshme

7.b Deri në vitin 2030, zgjerimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i teknologjisë për furnizimin me shërbime energjetike moderne dhe të qëndrueshme për të gjitha vendet në zhvillim, në veçanti për vendet më pak të zhvilluara, shtetet e vogla ishullore në zhvillim dhe vendet në zhvillim pa dalje në det në përputhje me programet përkatëse të mbështetjes

Burimi: UN Sustainable Development

Puna jonë në SDG 7 është e lidhur me këto Objektiva të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm: