Lexoni numrin e 31-të të buletinit tonë informativ #Delivering4Development, i cili mbulon muajt prill-qershor 2023 me lajmet tona më të fundit.
Të nderuar partnerë, kolegë dhe miq,
Ju uroj mirëseardhjen në numrin e 31-të të buletinit tonë informativ Delivering for Development, në të cilim ne tregojmë mbi punën me ndikim të Agjencive të OKB-së në Shqipëri përgjatë tremujorit të dytë të 2023.
Në këtë numër kemi mbuluar një mori lajmesh nga fushat kryesore të punës tonë, duke përfshirë zhvillimin e kapitalit njerëzor, rritjen ekonomike, inovacionin, ndryshimet klimatike, qeverisjen, sundimin e ligjit, dhe buxhetimin që reflekton barazinë gjinore. Ky është një numër që ofron informacion të thelluar në përpjekjet tona të ndryshme.
Mos humbisni përditësimet mbi arritjet e dy prej programeve tona të përbashkëta, të cilat janë përqëndruar në potencialin e sektorit privat si një sektor kyç në përparimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në fushën e angazhimit të të rinjve, jemi të gëzuar që të prezantojmë anëtarët e rinj të Grupit Rinor Këshillimor të OKB-së në Shqipëri, duke theksuar rolin thelbësor të rinisë në iniciativat tona.
Artikujt tanë mbulojnë tema interesante si bujqësia e qëndrueshme, mbrojtja e trashëgimsë kulturore, dhe një mori tematikash të tjera frymëzuese.
Ne ju falenderojmë për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe bashkëpunimin teksa vijojmë punën drejt një të ardhmeje më të mirë në Shqipëri.
Ne ju urojmë një lexim të këndshëm,
Fiona McCluney
Koordinatore e Përhershme
Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri
Ju mund të lexoni buletinin informativ Delivering for Development këtu.