Lexoni numrin e 30-të të buletinit tonë informativ #Delivering4Development, i cili mbulon muajt janar-mars 2023 me lajmet tona më të fundit.
Të nderuar partnerë, kolegë dhe miq,
Ju uroj mirëseardhjen në numrin e 30-të të buletinit tonë informativ Delivering for Development. Ne jemi shumë të gëzuar t’ju tregojmë veprimet tona të zbatuara nga entitetet e OKB-së në Shqipëri përgjatë muajve të fundit.
Marsi iu kushtua barazisë gjinorë dhe kohezionit social, dhe veprimet tona janë të përqëndruara për t’i dhënë fund dhunës kundër grave dhe promovimin e fuqizimit të grave. Zbuloni përditësimet tona të fundit mbi ngjarjet përgjatë Ditës Ndërkombëtare të Grave, duke përfshirë një video të grave ambasadore në Shqipëri që advokojnë për fuqinë e votës për të fuqizuar gratë.
Ky numër mbulon një sërë fushash në të cilat ne po punojmë për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrushëm në prag të Samitit Botëror të OZHQ-ve, duke përfshirë punën tonë për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit, promovimin e zhvillimit ekonomik produktiv dhe gjithëpërfshirës, për të hequr barriera dhe për të krijuar mundësi për ata që janë në rrezik përjashtimi, dhe të sigurojë qeverisje të mirë, sundimin e ligjit, dhe të drejtat e njeriut. Ju nuk do të dëshironi të humbisnit artikujt mbi bujqësinë e qëndrueshme, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shumë më tepër.
Ne shpresojmë që t’ju pëlqejë leximi i buletinit tonë informativ dhe të frymëzoheni nga përpjekjet tona për të bërë një ndryshim të vërtet.
Ne ju urojmë një lexim të këndshëm,
Fiona McCluney
Koordinatore e Përhershme
Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri
Kliko këtu për të lëxuar buletinin informativ.