Java e Kombeve të Bashkuara 2023 – një festim i veçantë për të promovuar paqen, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

#JavaOKB2023
Në zemrën e Shqipërisë, të një kombi të zotuar plotësisht ndaj idealeve të Kombeve të Bashkuara, u shpalos një javë festimesh dhe bashkëpunimi– Java e Kombeve të Bashkuara 2023, pjesë e javëve kulturore ndërkombëtare në Shqipëri, të koordinuara nga Ministria e Kulturës dhe,Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, si bashkëpunëtori kyç i OKB-së në Shqipëri. Java e OKB-së në Shqipëri u zhvillua nga data 23 deri më 25 tetor 2023.
Këtu mund të lexoni programin.

Nga festimet e Ditës së OKB-së, panairi i OKB-së, ekspozita mbi marrëdhënien OKB dhe Shqipëri, dhe shfaqjet muzikore folklorike në sheshin Skënderbej, deri te atmosfera e ngrohtë brenda Bashkisë së Shkodrës, nga debatet e gjalla mbi klimën në auditore e deri te ceremonia e çmimeve SDG Pioneers, këto ditë sollën në fokus nevojën për bashkëpunim dhe urgjencën për përshpejtimin e veprimeve mbi SDG-të.
Mes kulturave të shteteve të ndryshme të shfaqura përgjatë javëve kulturore ndërkombëtare në Shqipëri, OKB-ja solli dicka të veçantë. Në fjalët e Koordinatores së Përhershme të OKB-së Fiona McCluney:
"OKB-ja promovon kulturën e paqes dhe bashkëpunimit, kulturën e të drejtave të njeriut, të mbrojtjes sociale dhe arsimit, kulturën e mbrojtjes sociale dhe veprimit për klimën, dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Dhe nëse do të vijoja të numëroja, numri i saktë do të ishte ai i 17 Objektivave që ne i quajmë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm – ose SDG-të – me përqëndrim kyç mbi kulturën e paqes dhe bashkëpunimit."

Java e Kombeve të Bashkuara 2023 ishte skena e duhur për të folur mbi rëndësinë e paqes dhe bashkëpunimit për t’i dhënë fund krizave të tmerrshme që po përjeton bota. Ishte skena për të njohur vlerat e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së dhe (aktualisht) si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke promovuar paqen dhe bashkëpunimin. Ishte skena për të folur mbi SDG-të dhe nevojën për të përshpejtuar veprim, dhe vendi për të njohur rezultatet që janë arritur në Shqipëri falë punës dhe bashkëpunimit të agjencive të OKB-së me autoritetet lokale dhe partnerët e zhvillimit.
Dita 1: Dita e SDG-ve
23 tetori 2023 shënjoi nisjen e Javës së OKB-së në Shqipëri, një ditë e përkushtuar specifikisht dialogut dhe thirrjes për veprim për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën siglën e Ditës së SDG-ve.
Ftesat u dërguan në platforma të ndryshme digjitale për individët kudo që ndodhen, duke iu bërë thirrje për të marrë pjesë në këtë moment të rëndësishëm. Qëllimi i përgjithshëm ishte i qartë: për të kuptuar, për t’u frymëzuar, dhe mbi të gjitha, për të nxitur ndërmarrjen e veprimeve në mbështetje të SDG-ve. Agjencitë e OKB-së dhe partnerët kishin planifikuar aktivitete të ndryshme përgjatë vendit lidhur me kulturën, klimën, barazinë gjinore, paqen dhe bashkëpunimin.

Në aktivitetin e parë të ditës, Koordinatorja e Përhershme Fiona McCluney foli në punëtorinë e Trashëgimisë Kulturore – një përpjekje e përbashkët e UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës në Shqipëri. Nisma e tyre e përbashkët kishte si qëllim përforcimin e kapaciteteve të rrjetit botëror të facilitatorëve të UNESCO-s, në përputhje me parimet e Konventës së 2003-it për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale. Në ambientin rrethues u ndje një angazhim i sinqertë në drejtim të ruajtjes së sixhadesë së larmishme kulturore në botë.

Fakulteti i Histori-Filologjisë në Tiranë u bë qendra e një diskutimi të fuqishëm rinor të përqëndruar rreth Ambicieve Klimatike. Debati i kthjellët nxiti mendimet e pjesëmarrësve të rinj, duke i krijuar mundësinë që të thonë fjalën e tyre mbi çështjet e klimës. Ky aktivitet ishte një testament i përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës së Spanjës në Shqipëri, Universitetit të Tiranës, UNDP-së dhe UNOPS-it në Shqipëri në punën mbi SDG 13 dhe SDG 17.

Teksa pasditja afrohej, vëmendja u drejtua nga SDG 5: Barazi Gjinore. UN Women hapi siparin e një aktiviteti në formën e një bootcamp-i për të rinjtë studentë të shkencave sociale nga Durrësi. Me një qëllimi të qartë, aktiviteti synoi përmirësimin e kapaciteteve të studentëve në trajtimin e diskriminimit, përforcimin e njohurive të tyre ligjore dhe aftësive të tyre në kuadrin e politikave gjinore.

Në orën 1 të pasdites, rrugëtimi na drejtoi në sheshin qëndror të Bajram Currit, në një aktivitet festiv, ku qyteti përkujtoi Ditën e Promovimit të Gështenjave. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) u bashkua në këtë festë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të bujqësisë lokale në spektrin e gjerë të zhvillimit të qëndrueshëm. Ky rast shërbeu dhe si një kujtesë mbi lidhjen thelbësore mes ekonomive të lokalizuara dhe kufirin e gjerë të qëndrueshmërisë.

Në orën 2 të pasdites, UNHCR-ja na dërgoi një lajm inkurajues nga Gjirokastra. Qyteti jugor përqafoi me gjithë zemër fushatën ‘Qytete Me Refugjatët’, duke theksuar rëndësinë e nxitjes së komuniteteve gjithëpërfshirëse. Mesazhi ishte mëse i qartë: bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirja qëndruan si gur themeltar i parimeve në këtë nismë për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Teksa pasditja afrohej, UN Association Shqipëri çeliForumin Rajonal të Paqes në Tiranë, një pjesë integrale e Javës së Paqes 2023. Ky forum i dha zë Agjendës për Rininë, Paqen dhe Sigurinë, duke njohur rolin thelbësor që brezi i ri luan në formimin e një botë të karakterizuar nga qetësia.

Dita 2: Dita e Kombeve të Bashkuara
Dita nisi me një aktivitet të nivelit të lartë mbi Ditën e OKB-së në sheshin Skënderbej, në zemër të Tiranës. Përveç pjesëmarrjes fizike, ky aktivitet u transmetua drejtpërsëdrejti për të gjithë ata që dëshironin të bashkoheshin virtualisht në festimin e kësaj dite. Një video mesazh i Sekretarit të Përgjithshëm Guterres, projektuar në murin LED qëndror,krijoi ambientin për atë çka do e ndiqte: Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Zv. Ministrja për Evropën dhe Marrëdhëniet me Jashtë Artemis Malo, dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së Fiona McCluney folën për audiencën. Eventi u moderua nga Delegatët Rinorë të Shqipërisë në OKB, të cilët ndanë dhe përvojën e tyre pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në fund të këtij eventi, Koordinatorja e Përhershme McCluney zbuloi Ekspozitën e Rrugëtimit të OKB-së me Shqipërinë, një testament i historisë, kulturës dhe diplomacisë së përbashkët mes OKB-së dhe Shqipërisë.









Në festimet e Ditës së OKB-së morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Ndërsa ora shënjoi 1, Panairi i OKB-së mori jetë. Njerëzit entuziastë u angazhuan menjëherë me stendat dhe ekranet ndërvepruese, të nxitur nga dëshira për të mësuar e për të marrë pjesë.










Evente të shumta dytësore i shtuan kuptimin ditës.
Fëmijët patën kënaqësinë të ndiqnin në shfaqje të veçantë teatrale me kukulla, në një bashkëpunim mes OBSH-së dhe artistëve vendas. Përmes përformancave të bukura dhe angazhuese, u theksuan roli jetësor i edukimit mbi imunizimin dhe mirëqënien e përgjithshme.

Eventi anësor i FAO-s nderoi me çmime sipërmarrësit e rinj të sektorit të bujqësisë, duke dhënë mesazhe pozitive mbi të ardhmen e e bujqësisë dhe inovacionit në Shqipëri.

Pasditja solli një prezantim interesant nga UNOPS mbi suksesin e turizmit kulturor në Krujë, të fuqizuar nga Grantet e UNOPS-it dhe EU4Culture. Rastet studimore ishin një testament për fuqinë shndërruese të turizmit të qëndrueshëm.

Fuqizimi i grave ‘pushtoi’ skenën qëndrore teksa UN Women Shqipëri dhe partnerët e saj ndanë me pjesëmarrësitaftësi dhe mësime tepër të rëndësishme të vetë-mbrojtjes. Ata theksuan rëndësinë e komuniteteve të sigurta për barazi gjinore dhe vetë-kujdesje, duke dhënë një mesazh mbi fuqinë e bashkëpunimit.

Ndërsa dielli filloi të perëndonte, zemra e Tiranës gëzonte nga ritmet e bukura të kthyera në kërcim përmes ansamblit folklorik Shqiponja, të mbështetur nga Bashkia Tiranë. Performanca ishte një vlerësim për trashëgimin e pasur folklorike të Shqipërisë, një festim i traditës dhe i kulturës.

Mbrëmja solli grupin folklorik Pleqtë e Krujës, të cilët sollën një fond të pasur të këngëve folklorike të Shqipërisë që bëri jehonë me zemrat e audiencës. Kjo shfaqje, e organizuar nga UNOPS, ishte një rrugetim i paharrueshëm i folklorit shqiptar.

Ndërsa muzgu ra, skena u ndriçua nga artistë të rinj refugjatë, loja artistike e të cilëve ishin një testament i qëndresës dhe talentit. Talenti dhe pasioni i tyre la një shenjë në zemrat e të gjithë atyre që e ndoqën shfaqjen.

Eventi në shesh përfundoi me një pikë kulmore, një performancë teatrale që advokon për paqe, besim dhe barazi, kundër gjuhës së urrejtjes. E organizuar nga UNFPA dhe UNDP, e mbështetur nga PBF, kjo ishte një thirrje për bashkëpunim dhe mirëkuptim.

Partnerët tanë rinorë nga Grupi Këshillimor Rinor i OKB-së në Shqipëri (UNYAG) moderuan aktivitetet e pasdites. Pjestarë të tjerë të UNYAG-ut morën pjesë në evente të ndryshme anësore të cilat ishin pjesë të Javës së OKB-së në Shqipëri 2023.

Mbyllja e madhe për Ditën e OKB-së në Tiranë ishte mbrëmja gala e Çmimeve SDG Business Pioneers në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë. Drejtuesit e dedikuar ndaj qëndrueshmërisë u vlerësuan, dhe kontributetet e tyre ndaj SDG-ve u festuan në një mbrëmje mirënjohje dhe frymëzimi.

Dita 3: Kombet e Bashkuara në Shkodër
Shiu nuk mund ta ndalonte rrugëtimin e OKB-së drejt qytetit antik të Shkodrës, të pasur në histori e kulturë, ku histori të reja premtonin të shpaloseshin.
Ekipi vendor i OKB-së u takua me Kryetarin e Bashkisë, z. Benet Beci, për të nisur një ditë të bukur të OKB-së në Shkodër.

Në të njëjten ditë, UNICEF-i dhe Bashkia Shkodër firmosën një marrëveshje me qëllim mundësimin e programve dhe trajnimeve të ndryshme teknologjike të cilat do të fuqizojnë fëmijët e të rinjtë me aftësi të vlefshme për shekullin e 21-të, si pjesë e një projekti të quajtur “BiblioTech”.

Dita në Shkodër ishte një mundësi e mire për të parë disa nga projektet e agjencive të OKB-së që zbatohen në qytet. Anëtarët e Ekipit Vendor të OKB-së patën mundësinë për të vizituar Projektin BiblioTech të UNICEF-it, pjesë e programit “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria”, i cili mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Ekipi Vendor i OKB-së vizitoi gjithashtu maternitetin e qytetit, ku UNFPA po mbështet përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe standartizimin e shërbimeve të kujdesit prenatal.


Panairi i OKB-së u vendos më pas në ambientet e Bashkisë Shkodër dhe shumë aktivitete e pasuan. Kjo video më poshtë përmbledh të gjithë ditën ne Shkodër.
UNDP-ja pati një ndërveprim aktiv me qytetarët e Shkodrës me nismën e “Zotimi im për Tokën” për të treguar mbi nevojën urgjente për veprim klimatik. Gjithashtu, UNDP-ja shpalosi për audiencën projektin‘Thyerja e pengesave’qënxorri në pah nevojën si dhe punën e kryer për një drejtësi gjithëpërfshirëse.

Ndërkohë, në këndin e Trashëgimisë Kulturore, një punë plot dashuri e organizuar nga UNOPS nën programin EU4Culture, tregoi punimet artistike të artizanëve vendas.

Rëndësia e edukimit mbi imunizimin dhe mirqënien e përgjithshme u trajtuan bukur përmes një shfaqje teatrale me kukulla të organizuar nga OBSH-ja. Audienca rinore u kënaq dhe mësoi diçka mjaft të rëndësishme përmes një mediumi ndaj të cilit ata reaguan mjaft mirë.


Nxënësit e shkollave të Arsimit dhe Trajnimit Profesional në Shkodër patën mundësinë për të ndarë projektet e tyre me Përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, Dr. Roberto De Bernardi dhe Koordinatoren e Përhershme të OKB-së gjatë këtij turi të Javës së OKB-së.

Një performancë artistike e jashtëzakonshme shënoi mbylljen e Ditës së OKB-së në Shkodër, duke përmbyllur kështu Javën e OKB-së në Shqipëri 2023 me një vlerësim mjaft pozitiv.
