UNIDO për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrushëm me Burime Efikase dhe Prodhim më të Pastër(RECP)
Lajme nga UNIDO
Agjenda e 2030-ës me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrushëm (OZHQ) u miratua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në 2015. OZHQ-të nxisin veprim në zona të një rëndësie të lartë për njerëzimin dhe planetin. Për sipërmarrjet, ato
- Identifikojnë mundësi të reja dhe të qëndrueshme biznesi
- Përforcojnë marrëdhëniet me palët e interesit dhe përgatisin për kërkesa të ardhme ligjore në kohën e duhur
- Stabilizojnë pozicionin e kompanive në shoqëri dhe në tregje
Agjenda Jeshile Evropiane për Ballkanin Perëndimor (SWD/2020/223) bën thirrje për Dekarbonizimin e furnizimit me energji, ekonomi rrethore për të reduktuar përdorimin e burimeve dhe asgjësimin e mbetjeve, reduktimin e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, sistemeve të qëndrueshme ushqimore dhe zonave rurale si dhe masat për mbrojtjen dhe restaurimin e ekosistemeve. Nevojiten mekanizma konkretë zbatimi.
Për industrinë tekstile, të veshjeve dhe këpucëve, OZHQ-të janë një thirrje për të përmirësuar menaxhimin e burimeve dhe ndikimet, për të aplikuar praktikat më të mira përsa i përket menaxhimit kimik, përdorimit të ujit dhe menaxhimit të mbetjeve, për të inkurajuar kalimin drejt një modeli biznesi rrethor brenda zinxhirit të furnizimit si dhe për vendosjen e qasjeve të testuara të menaxhimit në kontekstin e Industri 4.0.
Efiçenca e Burimeve dhe Prodhim më i Pastër janë një qasje e integruar e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO) për transparencën e materialit dhe rrjedhjen e energjisë me qëllimin për të rritur produktivitetin e burimeve, uljen e mbetjeve, menaxhimin kimik, optimizimin e ujit dhe efiçencën e energjisë. Për të mbështetur zbatimin në Shqipëri, UNIDO po trajnon ekspertë dhe përfaqësues të Universitetit Politeknik duke mbështetur njëkohësisht vlerësimet demonstruese të gjashtë industrive nga prodhimi i veshjeve dhe këpucëve. Kjo punë është organizuar nën projektin "Business Partnerships and Solutions for SDGs“ të financuar nga Qeveria Suedeze.
"OZHQ-të ofrojnë një dritare të rëndësishme mundësie për të rimenduar rolin e sektorit të tekstilit, veshjeve, lëkurës dhe këpucëve në Shqipëri si një faktor kryesor në proceset e rimëkëmbjes dhe zhvillimit. Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është strategjia e re e rritjes së BE-së, që synon transformimin e BE-së në një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë, me një ekonomi moderne, efikase ndaj burimeve dhe konkurruese, pa emetime neto të gazeve serrë deri në mesin e shekullit. Të dy kuadret do t'i mundësojnë sektorit privat në Shqipëri të arrijë një ndikim të rëndësishëm ekonomik duke kontribuar në mirëqenien sociale dhe mjedisore të popullsisë së vendit”, tha znj. Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri.
Rezultatet e para tregojnë se kompanitë shqiptare janë gati për të kursyer energji dhe po kërkojnë mënyra të reja për të përfituar nga potenciali i riciklimit të mbetjeve të pëlhurave dhe lëkurës. Kompanitë kanë në plan të zgjerojnë modelin e tyre të biznesit për të punuar nga më afër me zinxhirin e furnizimit dhe për të prodhuar paketa të plota shërbimesh për klientët e tyre ndërkombëtarë. Ata janë po ashtu gati për të dizenjuar vet produktet e tyre dhe për të zhvilluar marka të cilësisë të lartë duke pranuar ndërkohë nevojën për trajnim teknik dhe përvetësim njohurish mbi dizajnin e produkteve dhe zhvillimin e markës.
Kjo iniciativë është projekti i parë i këtij lloji në Shqipëri, momentalisht duke vlerësuar kapacitetet potenciale të bizneseve kombëtare për të përdorur treguesit e OZHQ-ve me mbështjetjen e metodologjisë së RECP për të kaluar në ekonomi rrethore.
"Në vitet e fundit, ekonomia rrethore ka fituar rritje të vazhdueshme si mjet që prezanton zgjidhje për disa prej sfidave më të rëndësishme të zhvillimit të qëndrushëm për botën. Duke adresuar shkaqet rrënjë, koncepti i ekonomisë rrethore, një ekonomi në të cilën mbetjet dhe ndotja nuk ekzistojnë, produktet dhe materialet mbeten në përdorim, dhe sistemet natyrore janë të rigjeneruara, ofron shumë më tepër premtim për të përshpejtuar implementimin e Agjendës së 2030-ës. Ekonomia rrethore mbart premtim të vecantë në arritjen e disa OZHQ-ve, duke përfshirë OZHQ-në 12 mbi prodhimin dhe konsumin e qëndrueshëm, dhe 13 mbi ndryshimin klimatik. Kalimi nga një ekonomi lineare në një ekonomi rrethore kërkon përpjekje të përbashkëta të palëve nga të gjithë sektorët. Kompanitë mund të kontribuojnë në kalim duke zhvilluar kompetenca në një dizajn rrethor për të zbatuar ripërdorimin e produkteve, riciklimin, dhe duke shërbyer si vendosës trendi të modeleve inovative të ekonomisë rrethore." - tha Zëvendës Ministrja Xhembulla në një Tryezë të Rrumbullakët Vlerësimi për një Udhërrëfyes Zero në Tiranë më 25 tetor.
Ky Udhërrëfyes Zero është nën zhvillim si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së, të mbështetur nga Qeveria Suedeze për të hapur rrugë për një përfshirje më të gjerë të OZHQ-ve në sektorin në Shqipëri.
"Qëndrushmëria ka të bëjë me jetën dhe vdekjen! Ekonomia Rrethore dhe Bizneset e Qëndrushme janë e ardhmja e Shqipërisë! Qeveria Suedeze do të vazhdojë të mbështesë kalimin e industrisë shqiptare të tekstilit dhe lëkurës drejt një rruge më efiçente dhe të qëndrueshme" konfirmoi Shkëlqesia e Saj znj. Elsa Håstad, Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri.
Kompani suedeze, italiane, gjermane dhe të tjera do të përdoren si model. Një proces me palët e interesuar do të niset për të garantuar përfshirjen dhe dakordësimin e gjerë mbi veprimet e nevojshme për t'u zhvilluar.
Për më shumë informacion mbi demonstrimet RECP në Shqipëri, ju lutemi të kontaktoni znj. Tatiana Chernyavaskaya, Menaxhere Projekti, Njësia e Ekonomisë Rrethore dhe Efiçencës së Burimeve, UNIDO.