Qytete dhe komunitete të qëndrueshme
Synimet e Objektivit 11
11.1 Deri në vitin 2030, sigurimi i aksesit në strehim të përshtatshëm, të sigurt dhe të përballueshëm dhe shërbime bazë për të gjithë dhe përmirësimi i lagjeve të varfra
11.2 Deri në vitin 2030, sigurimi i aksesit në sisteme transporti të sigurta, të përballueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë, duke përmirësuar sigurinë rrugore, sidomos nëpërmjet shtrirjes së transportit publik, me vëmendje të veçantë ndaj nevojave të atyre që gjenden në nevojë, gra, fëmijë, persona me paaftësi dhe të moshuar
11.3 Deri në vitin 2030, rritja e urbanizimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe kapacitetit për planifikim dhe menaxhim pjesëmarrës, të integruar dhe të qëndrueshëm të vendbanimeve njerëzore në të gjitha vendet
11.4 Forcimi i përpjekjeve për mbrojtjen dhe garantimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të botës
11.5 Deri në vitin 2030, ulja e ndjeshme e numrit të vdekjeve dhe numrit të personave të prekur, si dhe zvogëlimi i ndjeshëm i humbjeve të drejtpërdrejta ekonomike nga fatkeqësitë, përfshirë fatkeqësitë që lidhen me ujin, në raport me produktin e brendshëm bruto botëror, duke u përqendruar tek mbrojtja e të varfërve dhe njerëzve në nevojë
11.6 Deri në vitin 2030, zvogëlimi i ndikimit negativ për frymë, mbi mjedisin e qyteteve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë cilësisë së ajrit dhe menaxhimit të mbetjeve bashkiake dhe mbetjeve të tjera
11.7 Deri në vitin 2030, ofrimi i aksesit universal në hapësira të sigurta, gjithëpërfshirëse, të arritshme, të gjelbra dhe publike, veçanërisht për gratë dhe fëmijët, personat e moshuar dhe personat me paaftësi
11.a Mbështetja e lidhjeve pozitive ekonomike, shoqërore e mjedisore midis zonave urbane, pranë qyteteve dhe rurale, duke forcuar planifikimin për zhvillim kombëtar e rajonal
11.b Deri në vitin 2020, rritja e ndjeshme e numrit të qyteteve dhe vendbanimeve të njerëzve nëpërmjet miratimit dhe zbatimit të politikave dhe planeve të integruara drejt përfshirjes, efikasitetit të burimeve, zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, elasticitetit ndaj fatkeqësive, si dhe hartimi dhe zbatimi, në përputhje me Kornizën Sendai për Uljen e Rrezikut nga Fatkeqësitë 2015-2030, i menaxhimit tërësor të rrezikut nga fatkeqësitë në të gjitha nivelet
11.c Mbështetja e vendeve më pak të zhvilluara, me ndihmë financiare dhe teknike, për ndërtimin e ndërtesave të qëndrueshme dhe elastike duke shfrytëzuar materialet lokale
Burimi: UN Sustainable Development