Maratona e Tiranës: Një Qytet #MeRefugjatë

#WithRefugees
Maratona e Tiranës
Kur njerëzit detyrohen të largohen nga shtëpitë dhe komunitetet e tyre, për shkak të rrethanave që nuk janë nën kontrollin e tyre, siç është lufta dhe konflikti, është e zakontë që komunitetet e zhvendosura të përballen me rritje të konfliktit personal, stresit psikologjik dhe izolimit. Tashmë dihet gjerësisht se sporti dhe ushtrimet fizike mund të luajnë një rol të rëndësishëm për të kapërcyer disa nga sfidat e zhvendosjes së detyruar, duke përmirësuar mbrojtjen, mirëqenien dhe zhvillimin social të të rinjve nga të dyja komunitetet. Aktivitetet sportive ofrojnë edhe mundësi për rritur ndërgjegjësimin e komunitetit pritës lidhur me vështirësitë e refugjatëve. Ky besim e nxiti Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) që të merrte pjesë në Maratonën e Tiranës, duke punuar ngushtë me Bashkinë e Tiranë dhe palë të tjera interesi. UNHCR-ja lehtësoi pjesëmarrjen e atletëve refugjatë në Maratonën e Tiranës, dhe ofroi bluza të dallueshme për më shumë se njëqind e tridhjetë vrapues, të cilët qëndruan në solidaritet dhe vrapuan #MeRefugjatët për të promovuar frymën e komunitetit. Për përgatitjen e Maratonës, UNHCR-ja lehtësoi disa sesione trajnimi në javët përpara aktivitetit, për të mobilizuar vrapuesit.

Fun Run
Të rinjtë kanë potencialin të krijojnë një të ardhme gjithëpërfshirëse dhe harmonike, në të cilën askush nuk mbetet pas. Më 16 tetor, Bashkia e Tiranës organizoi garën “Fun Run” (Vrapim Gëzimi) në kuadër të Maratonës së Tiranës. Në të morën pjesë qindra të rinj nga shkollat e qytetit, dhe UNHCR-ja u angazhua me të rinjtë me bluza të posaçme të dallueshme për vrapuesit e vegjël. “Fun Run” ishte një nisje e shkëlqyer e Maratonës së Tiranës dhe nxënësit u angazhuan për të nxjerrë në pah kauzën e refugjatëve gjatë aktivitetit.

Qytete #MeRefugjatë
Gjithmonë e më shumë qytete në mbarë botën po i mirëpresin refugjatët. Shumica e refugjatëve në botë jetojnë në kampe dhe në qytete e zona urbane në të gjitha kontinentet. Teksa gjenden në vijën e parë të përgjigjes globale ndaj refugjatëve, një numër në rritje qytetesh po zgjedhin t’i fuqizojnë refugjatët dhe të mirëpresin mundësitë që ata sjellin.
Me premtimin për të vazhduar forcimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse për refugjatët dhe azilkërkuesit, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj, nënshkroi më 17 tetor deklaratën e solidaritetit Qytete #MeRefugjatë, në kuadër të Maratonës së Tiranës. Atij iu bashkuan edhe Ambasadorja e Greqisë, Znj. Sofia Philippidou, familje refugjatësh dhe azilkërkuesish që jetojnë në Tiranë, si dhe Përfaqësuesi i UNHCR, Z. Pablo Zapata.

Gjatë fjalës së tij për vrapuesit në Maratonën e Tiranës të mbajtur përpara aktivitetit, Kryebashkiaku Veliaj pohoi se Tirana është një qytet i hapur për refugjatët dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë.
UNHCR-ja do të vazhdojë të angazhohet me Bashkinë e Tiranës për të adoptuar praktikat më të mira nga mbarë bota dhe për të promovuar shërbime publike gjithëpërfshirëse për refugjatët.