Njoftimi për media

Ekipi Vendor i OKB-së në Shqipëri përkujton tërmetin e nëntorit të 2019-ës në Shqipëri

26 nëntor 2021

  • Sot, të gjithë ne pjesë e UN Albania kujtojmë ata që humbën jetën dhe shprehim mirënjohje të thellë për solidaritetin dhe mbështetjen që u ofrua pas tërmetit.

Sot shënohen dy vjet nga tërmeti në Shqipëri, i cili mori jetën e 51 personave, duke lënë mbi 1000 të plagosur dhe 17 mijë ndërtesa të dëmtuara. Sot, të gjithë ne pjesë e UN Albania kujtojmë ata që humbën jetën dhe shprehim mirënjohje të thellë për solidaritetin dhe mbështetjen që u dha pas tërmetit.

Falënderojmë të gjithë punonjësit e ndihmës së parë që nxituan në ndërtesat e rrënuara për të shpëtuar jetë dhe për të ndihmuar të mbijetuarit. Falënderojmë partnerët tanë për zhvillim, institucionet, sektorin privat dhe individët që ofruan mbështetjen e tyre për personat që humbën shtëpitë, shkollat dhe bizneset e tyre.

Përgjigja ndaj tërmetit nga UN Albania:

OKB-ja u tregua e shpejt për të ndërhyrë për shpëtimin e njerëzve, duke ngritur një ekip të OKB-së për Koordinimin e Asistencës ndaj Fatkeqësive nga Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare që punon me Ekipin për Mbrojtjen Civile nën drejtimin e BE-së.

Ekspertët e OBSH-së kryen një vlerësim të shpejtë të nevojavepër spitale në terren për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve shëndetësore, siguruan komunikim jetëshpëtues për rrezikun dhe pajisje të nevojshme.

UNICEF, UNDP, UNHCR, UNFPA dhe UN Women, falë punës së vazhdueshme dhe të përbashkët të tyre dhe të agjencisë, ishin në terren për të ofruar artikujt urgjentë bazë.  

Menjëherë pas tërmetit, mbi 200 profesionistë të vijës së parë u angazhuan nga UNICEF-i për të ofruar mbështetje dhe këshillim psikologjik për mbi 3500 fëmijë dhe të rritur që ishin strehuar në streha të përkohshme.

UNDP-ja mobilizoi staf dhe vullnetarë për të vlerësuar situatën e personave të prekur për të mbledhur të dhëna, të cilat u përdorën nga qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë për zhvillim për të prioritizuar asistencën. Ky informacion u përdor për të mbështetur Vlerësimin e Nevojave pas Fatkeqësisë (PDNA), të paraqitur në Konferencën e Donatorëve “Së Bashku për Shqipërinë”, duke mbledhur fonde të vlefshme për përpjekjet e rindërtimit.

OKB-ja në Shqipëri është një partner krenar për rimëkëmbjen pas tërmetit, me ndërhyrje prej mbi 126 milionë eurosh të parashikuara për të rindërtuar komunitetet e prekura në fushat e arsimit, rimëkëmbjes ekonomike dhe aftësisë ripërtëritëse, infrastrukturës komunitare, mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijës dhe barazisë gjinore: 115 milionë euro financim nga BE-ja për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti në shkolla dhe site kulturore, dhe 11.65 milionë euro nga qeveritë e Danimarkës, Finlandës, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si një kontribut për Fondin e Përshpejtimit të OZHQ-ve për Shqipërinë, për të mbështetur përpjekjet kombëtare pas tërmetit.

Në kuadër të Programit #EU4Schools, UNDP-ja po ndërton 63 objekte arsimore, për t’u ardhur në ndihmë 24.529 nxënësve dhe mësuesve në 11 bashkitë më të prekura. Me mbështetjen financiare të Qeverisë së Kroacisë do të ndërtohet edhe një shkollë dhe kopsht shtesë. Falë kombinimit të qasjeve të rindërtojmë më mirë dhe të rindërtojmë së bashku, kanë përfunduar tashmë 17 objekte arsimore.

UNOPS-i po punon me BE-në në kuadër të programit #EU4Culture për të restauruar dhe rijetësuar sitet e trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri, me fokus te kthimi i kulturës në një faktor shtytës për zhvillimin social dhe ekonomik dhe te nxitja e turizmit.

Deri më sot, është restauruar një nga sitet e shënjestruara (Kisha e Manastirit të Rubikut) dhe po vazhdon puna në 3 site të tjera. Deri në fund të vitit 2021, zbatimi do të ketë filluar në 4 site shtesë, duke arritur në total në 8 site, në të cilat punimet ose kanë përfunduar ose janë në proces zbatimi.

Nëpërmjet UNDP-së, po mbështetim Qeverinë Shqiptare për të forcuar kuadrin strategjik dhe operacional për Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe për të ngritur kapacitetet në nivel qendror dhe vendor; po forcojmë konkurrueshmërinë dhe kapacitetet rimëkëmbëse të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), për të mbështetur institucionet shqiptare me instrumente novatore dhe për të promovuar punësimin si pjesë të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Aftësisë Ripërtëritëse.

Nëpërmjet UN Women, po punojmë për të forcuar aftësinë ripërtëritëse të grave dhe për të ngritur kapacitetet institucionale në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti, në mënyrë që gratë të përfitojnë nga mbrojtja më e mirë nga dhuna me bazë gjinore gjatë emergjencave.

Në sektorin bujqësor, FAO po mbështet fermerët dhe agropërpunuesit e prekur nga tërmeti nëpërmjet granteve që synojnë rehabilitimin e mjeteve të jetesës dhe forcimin e aftësisë ripërtëritëse për goditjet në të ardhmen.

OBSH-ja po mbështet sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe të mbikëqyrjes në Shqipëri, dhe po monitoron cilësinë e ujit dhe kushtet higjienike.

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
IOM
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
ITU
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit
UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNCTAD
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNDRR
Zyra e OKB-së për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat
UNECE
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNEP
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin
UNESCO
Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
UNFPA
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNHCR
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial
UNODC
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim
UNOPS
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit
UNV
Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara
WHO
Organizata Botërore e Shëndetësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme