Numri i ri i buletinit informativ të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Të nderuar partnerë, kolegë dhe miq,
Ju uroj mirëseardhjen në numrin e 29-të të buletinit tonë informativ Delivering for Development, i cili na rikujton fundin e vitit 2022, me një përmbledhje të veprimeve dhe zhvillimeve kyçe në të gjithë sistemin e OKB-së në Shqipëri.
Ky numër sjell në vëmendje temën e rëndësishme të dhunës me bazë gjinore dhe nevojën që të gjithë ne të advokojmë kundër çdo lloji dhune. Mos e humbisni historitë tona mbi fushatën #16DaysOfActivism për të mësuar më shumë mbi një cështje kaq të rëndësishme dhe se si ne po punojmë së bashku me partnerët tanë për ta adresuar.
Një fushë kryesore e punës sonë në Shqipëri është të luftojmë pabarazitë dhe të mbështesim grupet në nevojë. Mos i humbisni shkrimet mbi veprimet konkrete të ndërmarra nga entitetet e OKB-së në Shqipëri për të mbështetur njerëzit në nevojë, fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuara, emigrantët dhe më shumë.
Ky buletin informativ gjithashtu përfshin dhe materiale që theksojnë veprimin tona në fusha të ndryshme zhvillimi, duke përfshirë veprimin klimatik, shëndetësinë, angazhimin e të rinjve, kulturën dhe shumë të tjera.
Shpresojmë që t'ju pëlqejë leximi i buletinit tonë. Ju urojmë më të mirat për një 2023 të suksesshëm,
Fiona McCluney
Koordinatore e Përhershme
Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Kliko këtu për të lexuar buletinin informativ.