Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
12

Konsum dhe prodhim i përgjegjshëm

Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit.

Synimet e Objektivit 12

12.1 Zbatimi i Kuadrit 10-vjeçar të Programeve për Modelet e Qëndrueshme të Konsumit dhe Prodhimit, ku të merren masa nga të gjitha vendet, dhe vendet e zhvilluara të udhëheqin procesin duke marrë parasysh zhvillimin dhe kapacitetet e vendeve në zhvillim

12.2 Deri në vitin 2030, arritja e menaxhimit të qëndrueshëm dhe përdorimit eficent të burimeve natyrore

12.3 Deri në vitin 2030, përgjysmimi i shpërdorimit të ushqimeve në nivel global, në nivel shitjesh me pakicë dhe konsumatori, si dhe ulja e humbjeve të ushqimit përgjatë zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit, duke përfshirë dhe humbjet pas mbledhjes së të mbjellave

12.4 Deri në vitin 2020, arritje e menaxhimit të shëndoshë mjedisor të kimikateve dhe të të gjitha mbetjeve gjatë gjithë ciklit të tyre, në përputhje me kornizat e miratuara ndërkombëtare dhe zvogëlimi në mënyrë të konsiderueshme i çlirimit të tyre në ajër, ujë dhe tokë, në mënyrë që të minimizohen ndikimet negative mbi shëndetin e njeriut dhe mjedis

12.5 Deri në vitin 2030, ulja e ndjeshme e gjenerimit të mbetjeve nëpërmjet parandalimit, uljes së sasisë, riciklimit dhe ripërdorimit

12.6 Inkurajimi i kompanive, sidomos i kompanive të mëdha dhe transnacionale, që të përdorin praktika të qëndrueshme dhe të integrojnë në ciklin e tyre raportues informacion për qëndrueshmërinë

12.7 Promovimi i praktikave të prokurimeve publike që janë të qëndrueshme, në përputhje me politikat dhe përparësitë kombëtare

12.8 Deri në vitin 2030, sigurimi që njerëzit, kudo, të kenë informacionin dhe ndërgjegjësimin e duhur për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mënyrën e jetesës në harmoni me natyrën

12.a Mbështetja e vendeve në zhvillim për të forcuar kapacitetet e tyre shkencore dhe teknologjike për të lëvizur drejt modeleve më të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit

12.b Hartimi dhe zbatimi i instrumenteve të monitorimit për ndikimet e zhvillimit të qëndrueshëm, për një turizëm të qëndrueshëm, që krijon vende pune e promovon kulturën e produktet vendase

12.c Racionalizimi i subvencioneve joefikase të lëndëve djegëse fosile që inkurajojnë konsumimin e tepërt duke shmangur deformimet e tregut, në përputhje me rrethanat kombëtare, duke përfshirë ristrukturimin e taksave dhe heqjen graduale të subvencioneve të dëmshme, aty ku ekzistojnë, për të pasqyruar ndikimet e tyre mjedisore, duke marrë parasysh plotësisht nevojat specifike dhe kushtet e vendeve në zhvillim dhe minimizimin e ndikimeve të mundshme negative mbi zhvillimin e tyre në një mënyrë që mbron të varfrit dhe komunitetet e prekura

BurimiUN Sustainable Development

Puna jonë në SDG 12 është e lidhur me këto Objektiva të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm: