Njoftimi për media

FAO - Ministria e Bujqësisë dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës bashkojnë forcat për të mbështetur të rinjtë drejt transformimit dixhital të bujqësisë

13 shkurt 2023

Titulli: New entrepreneur in agritourism sector.
Lezhe, Albania
Foto: ©FAO/Henri Koci

Tiranë – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë njoftoi nisjen e një programi të shkurtër trajnimi për të rinjtë, i zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe agrobizneset e suksesshme të Shqipërisë. Ky program i shkurtër trajnimi fokusohet në agrobiznesin dhe zhvillimin e aftësive dixhitale të bazuara në treg. Studentët nga Universiteti Bujqësor i Tiranës kanë të drejtë të aplikojnë dhe të marrin pjesë në këtë nismë; Thirrja do të jetë e hapur nga data 15 shkurt deri më 1 mars 2023.

 

Në takimin e zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku morën pjesë akademikë, studentë, sipërmarrës, dhe drejtues të Përfaqësisë së FAO-s në Shqipëri, ministrja Frida Krifca theksoi potencialin e sektorit të agroindustrisë në ekonominë e vendit dhe mundësitë e punësimit në zonat rurale të Shqipërisë.

“Me këtë synim dhe frymëzim, sot shpallim nismën tonë më të re”, theksoi ministri Krifca, “Kyprogram vjen në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, veçanërisht nga Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, QU Dongyu, i cili vizitoi Shqipërinë disa javë më parë. Bashkë me Universitetin Bujqësor të Tiranës u vendos që të ndërtohet ky program”, tha ministrja Krifca.

Foto: ©Ministry of Agriculture and Rural Development

“Ky program i shkurtër trajnimi u ofron sipërmarrësve të rinj aftësitë që u nevojiten për të dixhitalizuar modelet e tyre të ardhshme të agrobiznesit. Do të ofrojë gjithashtu mundësinë për t'u lidhur me profesionistë me përvojë në industri dhe për të fituar njohuri të vlefshme për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen”, shtoi Tiphaine Lucas, Koordinatore e Programit të FAO-s në Shqipëri.



Sipas ministres, “ky program integron dy nga objektivat më thelbësore: së pari, integrimin e brezit të ri në sektorin e bujqësisë, ngritjen e kapaciteteve në qasje teorike dhe praktike për të bërë biznesin e tyre të suksesshëm dhe së dyti, komponentin e forcimit të dixhitalizimit në bujqësi”.



Programi do të zhvillohet në 13 mars. Ftohen të gjithë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës të aplikojnë nga data 15 shkurt deri më 1 mars, duke paraqitur një letër motivimi dhe një CV në adresën: terinjtenebujqesi@bujqesia.gov.al

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme