Kombet e Bashkuara në Shqipëri dënojnë sulmin tragjik të ndodhur dje në Top Channel.
28 mars 2023
Kombet e Bashkuara në Shqipëri dënojnë sulmin tragjik të ndodhur dje në Top Channel. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të viktimës.
Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent për sulmin për të siguruar dënimin e autorëve. Është thelbësore që të garantohet siguria e gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe të merren masa për të parandaluar sulme ndaj profesionistëve dhe institucioneve të medias.
OKB-ja në Shqipëri është e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet e saj për tëmbrojtur të drejtat e njeriut të të gjithë qytetarëve.