Njoftimi për media

Krijohet Grupi Këshillues Rinor i Kombeve të Bashkuara Shqipëri

16 dhjetor 2020

  • Një bord rinor i mirë-përfaqësuar  do të këshillojë Ekipin Vendor të OKB-së në Shqipëri në çështje të zhvillimit të të rinjve dhe më shumë

 

Ekipi i OKB-së në Shqipëri është i lumtur të njoftojë se krijimin e Grupit Këshillues Rinor të OKB-së në Shqipëri (UNYAG Albania)

Grupi Këshillimor Rinor i OKB-së në Shqipëri (UNYAG) është një grup individësh dhe përfaqësuesish të palëve të interesuaratë cilët janë emëruar/përzgjedhur për të këshilluar Ekipin Vendor të OKB-së në Shqipëri (UNCT) për çështje kyçe të rëndësisë rinore. Anëtarët e këtij grupi do të kenë qasje në një mori mundësish për të mësuar dhe për t'u përfshirë në programet e OKB-së në Shqipëri, për të mësuar rreth funksionimit të Kombeve të Bashkuara në nivel global dhe për t'i ofruar sugjerime UNCT-së për programet që mund t'i adresojnë më mirë problemet e të rinjve në Shqipëri duke përfshijnë një perspektivë rinore në komponentët e tyre.

Përfshirja e menjëhershme e UNYAG do të ndihmojë në zhvillimin e komponentit/pjesës "Rinia" në Analizës së Përbashkët Vendore të OKB-së për Shqipërinë (Common Country Assesment - CCA) dhe të këshillojë në formësimin e ndërhyrjeve rinore sipas ciklit të ri të programit. Ata do të ndihmojnë në forcimin e partneritetit të OKB-së në Shqipëri me organizatat rinore dhe të rinjtë.

Thirrja për Shprehjen e Interesit (Call for Expression of Interest u hap nga datat 4-24 korrik 2020 dhe u morën 55 aplikime në të 4 qarqet e Shqipërisë Veriore të vendit (Prefekturat e Shkodrës, Kukësit, Lezhës); Shqipëria e Mesme (Prefekturat e Dibrës, Tiranës, Elbasanit); Shqipëria Perëndimore (Prefekturat e Durrësit, Fierit, Vlorës) dhe Shqipëria e Jugut: Prefekturat e Gjirokastrës, Korçës, Beratit).

Anëtarësia aktuale e UNYAG (27 Qershor 2022) është si më poshtë:

  • Ana Lena            
  • Ardis Halilaj        
  • Danjel Hyseni    
  • Arjola Brahimi   
  • Kristi Cina
  • Fiona Dinollari
  • Alesia Alldervishi             
  • Joni Lleshi           
  • Juna Kalo            
  • Ilvana Dedja      
  • Besnik Hoxha
  • Andi Rabiaj        
  • Franceska Muco  
  • Ania Sauku
  • Diogjen Koliçi           

Kushtet e plota të punës për UNYAG (në anglisht) mund të aksesohen këtu.

 

guri

Guri Daco

Communications and Advocacy Officer

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
IAEA
International Atomic Energy Agency
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
IOM
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNCTAD
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNECE
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNEP
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin
UNESCO
Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
UNFPA
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNHCR
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial
UNODC
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim
UNOPS
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit
WHO
Organizata Botërore e Shëndetësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme