Njoftimi për media

Përjeto, reflekto, vepro: Stafi i OKB-së shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

16 dhjetor 2022

Tingulli shurdhues i heshtjes, qetësia e frikshme e errësirës, pengesa në të ecur. Por gjithashtu, zërat e bukur të Blerinës dhe Nikos. Këto ishin disa nga aktivitetet që stafi i Kombeve të Bashkuara përjetoi gjatë një eventi special që fokusohej tek përjetimi i eksperiencave të ndryshme të aftësive të kufizuara. Ky aktivitet u organizua për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me mbështetjen e madhe të UNICEF Shqipëri dhe Down Syndrome Albania, si dhe me pjesëmarrjen e artistëve të rinj me aftësi të kufizuara.

Një eksperiencë që të nxit të mendosh, për të simuluar se çfarë do të thotë të jetosh me forma të ndryshme të aftësive të kufizuara dhe për të rritur të kuptuarit e stafit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri mbi pengesat me të cilat ata përballen çdo ditë.

Le të rrisim përpjekjet tona për të rritur ndërgjegjësimin mbi përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara. 

Ne duhet të sigurohemi që personat me aftësi të kufizuara të përfshihen dhe të kenë pjesëmarrje domethënëse në shoqëri.

Për të kuptuar më mirë këtë aktivitet dhe për të dëgjuar zotimet e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në lidhje me përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, ju ftojmë të shikoni videon më poshtë:

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

UN
United Nations

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme