Një reagim ndaj abuzimit seksual: UNICEF ndihmon Shqipërinë për vendosjen e modelit të shërbimeve Barnhaus
27 dhjetor 2022
UNICEF Shqipëri nisi në dy Rajone shërbimet e para për reagimin e menjëhershëm ndaj fëmijëve viktima të abuzimit seksual dhe formave të tjera të rënda të dhunës.
Ngritja e shërbimeve të specializuara ndërdisiplinore ku ndërhyrja e agjencive të ndryshme koordinohet rreth fëmijës është një moment historik për UNICEF-in.
Rastet e rënda të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve vazhdojnë të jenë në vëmendjen e publikut pothuajse çdo javë duke shënuar një rritje të vazhdueshme.
Modeli i shërbimit bazohet në Standardet e Cilësisë Barnhaus, si dhe në standardet e shërbimeve të ngjashmë në Evropë, të përfshira në sistemet shëndetësore, duke promovuar praktika të cilat parandalojnë (ri) traumatizimin dhe janë në përputhje me të drejtat e fëmijëve për mbrojtje, asistencë dhe drejtësi të përshtatur ndaj nevojave të fëmijëve, si dhe bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë në procedimin penal në lidhje me dëshmitë e fëmijëve.
Qendrat do të ofrojnë reagim të menjëhershëm 24/7, shërbime thelbësore të specializuara për fëmijët viktima të abuzimit seksual dhe formave të tjera të rënda të dhunës. Ndërhyrjet do të përshtaten me nevojat dhe situatat komplekse të çdo fëmije. Vlerësimet individuale multidisiplonre dhe përshtatja e ndërhyrjeve janë në qendrën e këtij modeli shërbimesh. Ky model është i përshtatshëm për fëmijët, i sjell palët e interesuara nën të një çati për të parandaluar riviktimizimin e fëmijës dhe vendos bazat për menaxhimin e rasteve të koordinuara duke ruajtur gjithmonë interesin më të lartë të fëmijës, duke siguruar pjesëmarrjen e fëmijëve dhe duke parandaluar çdo vonesë.
Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni: Ada Shkurtaj, Child Protection Officer, ashkurtaj@unicef.org.