Njoftimi për media

Paqja nevojitet tani, 'më shumë se kurrë': Guterres

29 dhjetor 2022

Titulli: UN Photo/Manuel Elías

Pas një viti lufte brutale nga Afganistani në Ukrainë, duke detyruar numra rekord njerëzish të largohen nga shtëpitë e tyre, bota ka nevojë për paqe në vitin 2023 “më shumë se kurrë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në mesazhin e tij të Vitit të Ri. 

 

"Çdo Vit i Ri është një moment rilindjeje", tha António Guterres. Ne fshijmë hirin e vitit të vjetër dhe përgatitemi për një ditë më të ndritshme.Në vitin 2022, miliona njerëzve në mbarë botën iu desh realisht që të përballeshin me hirin e zhuritur."

Ndikimi mbi qytetarët, do të thotë se mbi 100 milionë njerëz e gjetën veten duke ikur nga dhuna, zjarret, thatësirat, varfëria dhe uria, tha shefi i OKB-së.

"Në vitin 2023, ne kemi nevojë për paqe, tani më shumë se kurrë. Paqe me njëri tjetrin, përmes dialogut për t'i dhënë fund konfliktit. Paqe me natyrën dhe klimën tonë, për të ndërtuar një botë më të qëndrueshme."

Paqja nevojitet gjithashtu brenda familjeve dhe shtëpive, "në mënyrë që gratë dhe vajzat të jetojnë me dinjitet dhe siguri", shtoi z. Guterres, si dhe paqe në rrugë të cilat kanë parë shpesh reagimin e dhunshëm të forcave të sigurisë si përgjigje ndaj protestave paqësore.

Demonstruesit dhe komunitetet, kanë nevojë "për mbrojtje të plotë të të drejtave të njeriut", tha ai, dhe për ata me besime fetare, ka nevojë të ketë paqe në vendet e besimit, së bashku me tolerancë më të madhe ndaj besimeve të tjera.

Titulli: UN Photo/Mark Garten

Gjithashtu ka nevojë për paqe në internet, shtoi ai, ndaj në vend të dizinformatave dhe teorive konspirative, të gjitha shoqëritë të mund ta gëzojnë internetin "pa gjuhën e urrejtjes dhe abuzime."

Në vitin 2023, le të vendosim paqen në qendër të fjalëve dhe veprimeve tona", tha Sekretari i Përgjithshëm.

"Së bashku, le ta bëjmë vitin 2023 një vit ku paqja rivendoset në jetët tona, shtëpitë tona dhe në botën tonë."

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

UN
United Nations

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme