Stafi i OKB-së në Shqipëri rrit njohuritë mbi të dhënat e ndjeshme gjinore, monitorimin dhe vlerësimin për rezultate më të mira programatike.
12 janar 2023
UN Women në Shqipëri, Zyra e Koordinatores së Përhershme të OKB-së (RCO), dhe Zyra Rajonale e UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore organizuan trajnimin ‘Monitorimi dhe Vlerësimi i Programeve dhe Të Dhënat Statistikore Gjinore’ për stafin e përfshirë në menaxhimin e programeve. Trajnimi u përqëndrua në monitorimin dhe vlerësimin e programeve duke u mbështetur në mbledhjen dhe analizën e të dhënave statistikore gjinore. Më shumë se 20 anëtarë të stafit nga RCO, UNICEF, UNDP, UNHCR, UNFPA, UNOPS, UN Women dhe IOM morën pjesë në këtë trajnim.
Trajnimi u çel nga Koordinatorja e Përhershme e OKB-së, Fiona McCluney dhe Përfaqësuesi i UN Women Michele Ribotta, i cili është po ashtu kryetari i Grupit me Tematikë Gjinore dhe të Rezultateve te OKB-së në Shqipëri. Trajnues dhe specialistë nga Zyra Rajonale e UN Women ishin Ceren Guven Gures, Ala Negruta and Isabel Suarez Garcia, të cilat drejtuan sesionet duke përdorur skenarë të vërtetë.
Pjesëmarrësit mësuan se si të formulojnë tregues të besueshëm në lidhje me gjininë, si të identifikojnë të dhëna të ndara sipas gjinisë, të cilat janë të besueshme dhe të krahasueshme, dhe se si të përfshijnë gjininë në të gjithë procesin e vlerësimit.
Monitorimi i përgjegjshëm gjinor dhe vlerësimi ndihmojnë në përcaktimin nëse aktivitetet e planifikuara të projektit po arrijnë qëllimet e barazisë gjinore dhe po promovojnë të drejtat e grave. Kjo gjë shpjegon se si këto aktivitete ndikojnë grupe e ndryshme të përfituesve, duke përfshirë burrat dhe gratë. Trajnimi lidhet me zotimin e Ekipit të OKB-së në Shqipëri për të zhvilluar qeverisje me qasje të përgjegjshme gjinore, reflektuar përmes nje objektivi specifik në Kuadrin e Bashkëpunimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara 2022-2026.