Njoftimi për media

FAO - Bujqësia e qëndrueshme, Shqipëria angazhohet për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve

17 maj 2023

Titulli: The event, jointly organized by FAO and the Agriculture University of Tirana, featured an lecture by Dr. Piotr Wlodarczyk, Agricultural Officer at the FAO Regional Office for Europe and Central Asia.
Foto: ©FAO Albania

17 Maj 2023, Tiranë, Shqipëri – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) në Shqipëri, ka mbështetur finalizimin e Planin Shqiptar të Veprimit për Përdorimin e Qëndrueshëm të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve për vitet 2022-2032. Qëllimi i këtij plani është minimizimi i rreziqeve tek njerëzit, kafshët dhe mjedisi. Plani i Veprimit është finalizuar dhe miratuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) me Urdhrin nr. 578, datë 2.12.2022 dhe botuar në Fletoren Zyrtare nr.168, datë 15.12.2022 (fq. 236). Si dhe, është përgatitur një draft plan trajnimi për zbatimin e Planit të Veprimit.

FAO në bashkëpunim me MBZHR, kreu një seri konsultimesh ne nivel vendor me palët kryesore të interesuara, si dhe lehtësoi një turne studimor pesë-ditor në Kroaci. Turneu përfshinte vizita në Ministrinë Kroate të Bujqësisë, Agjencinë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Inspektoratin Shtetëror, Fakultetin e Shkencave Agrobioteknike Osijek dhe Institutin Mësimor për Shëndetin Publik. Qëllimi i turneut ishte vëzhgimi i funksionimit praktik të sistemit dhe transferimi i përvojës së Kroacisë në zbatimin e direktivës së BE-së për përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve.

"Produktet për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) janë thelbësore për sigurimin e prodhimit të ushqimit dhe sigurinë ushqimore, duke patur parasysh se bimët sigurojnë rreth 80% të ushqimit të konsumuar nga njerëzit. Megjithatë, pavarësisht avantazheve të tyre, veçanërisht në bujqësi, përdorimi i PMB mund të ketë edhe pasoja negative në shëndetin e bimëve, njerëzve dhe kafshëve (nivelet e mbetjeve) si dhe mjedisin”, tha Agim Pepkolaj, Menaxher i Projektit Kombëtar të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë.

Arian Jaupllari, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vlerësoi partneritetin me FAO dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të Planit të Veprimit në bashkëpunim me partnerët. Zbatimi i këtij plani do të ndihmojë në minimizimin e rreziqeve për shëndetin e njeriut dhe mjedisin që lidhen me përdorimin e pesticideve, bazuar në objektivat, veprimet, masat dhe treguesit e përcaktuar në Planin e Veprimit.

Titulli: The event, jointly organized by FAO and the Agriculture University of Tirana, featured an lecture by Dr. Piotr Wlodarczyk, Agricultural Officer at the FAO Regional Office for Europe and Central Asia.
Foto: ©FAO

Në takimin përfundimtar projekti mblodhi së bashku aktorët kryesorë të përfshirë në rregullimin e PMB-ve dhe monitorimin e zbatimit të Planit të Veprimit. Gjatë seminarit, përfaqësues të qeverisë nga MBZHR, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë, prezantuan rolet dhe përgjegjësitë e tyre për zbatimin e Planit të Veprimit. Për më tepër, përfaqësues të donatorëve (GIZ, Delegacioni i BE-së dhe CIHEAM Bari) theksuan mbështetjen e tyre për përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve dhe diskutuan mbështetjen e mundshme shtesë për qeverinë shqiptare në arritjen e objektivave të përcaktuara në Planin e Veprimit.

Një tjetër aktivitet i rëndësishëm u organizua nga FAO, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, më 18 maj 2023. Rreth 50 pjesëmarrës, studentë dhe profesorë nga Fakulteti i Bujqësisë, ndoqën leksionin mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin e përhapjes së dëmtuesve të bimëve ndërmjet vendeve, mbajtur nga Dr. Piotr Wlodarczyk, Zyrtar për Bujqësinë në Zyrën Rajonale të FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Artikuj të lidhur:

FAO in support of partners in finalizing the Action Plan for the sustainable use of plant protection products

 

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme