Njoftimi për media

FAO-Dialogu Kombëtar mbi Sistemet e Qëndrueshme Ushqimore të Shqipërisë, rrugëtimi për të ndërtuar sisteme të qëndrueshme ushqimore

21 qershor 2023

Titulli: Participants discuss the draft roadmap for sustainable food systems development in Albania, with a focus on the promising agro-tourism sector.

Tiranë, Shqipëri, 21 qershor 2023 – Dialogu Kombëtar mbi Sistemet e Qëndrueshme Ushqimore në Shqipëri shënoi një moment të rëndësishëm në përpjekjet e vendit për të ndërtuar sisteme ushqimore të qëndrueshme dhe elastike. Aktiviteti, i mbajtur në Hotel Tirana International, kishte për qëllim të diskutonte mbi rrugëtimin për transformimin e sistemeve ushqimore në Shqipëri nëpërmjet agroturizmit të qëndrueshëm dhe nxitjes së bashkëpunimeve ndërsektoriale midis palëve të interesuara qeveritare dhe joqeveritare. Dialogu u organizua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB-së dhe FAO në Shqipëri, si pjesë e projektit të FAO-s :SFS-MED - Një nismë shumëpalëshe për sisteme të qëndrueshme ushqimore në Mesdhe", financuar nga Ministria e Jashtme Italiane.

Sesioni i hapjes filloi me fjalën përshëndetëse nga Zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici, i cili theksoi rëndësinë e agroturizmit të qëndrueshëm si një katalizator për zhvillimin rural dhe rigjallërimin e ekonomive lokale. “Rruga Kombëtare e Shqipërisë njeh rëndësinë e bashkëpunimit shumëpalësh dhe përfshirjen e shoqërisë civile në zbatimin e

politikave. Ne dëshirojmë të dëgjojmë sot pikëpamjet e palëve të interesuara nga zonat e decentralizuara për t'i konsideruar në një udhërrëfyes kombëtar të politikave për transformimin e sistemeve ushqimore dhe për të siguruar mbështetjen nga politikëbërësit për rregulloret e nevojshme."

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney theksoi rëndësinë e dialogjeve në nivel lokal dhe kombëtar për arritjen e sistemeve të qëndrueshme ushqimore në zhvillimin e vendit. "Dialogu i sotëm shërben si një platformë kritike për avancimin e këtyre objektivave në Shqipëri. Ne mblidhemi sot me aktorët kryesorë kombëtarë, ekipin e vendit të OKB-së dhe partnerët kryesorë të zhvillimit për të diskutuar se si mund të transformojmë kolektivisht sistemin ushqimor në Shqipëri. Ne si vendimmarrës, konsumatorë, studiues dhe operatorë agro-ushqimor, duhet të bëjmë përpjekje kolektive drejt një sistemi ushqimor që ofron ushqim të sigurt dhe me vlera ushqyese për popullatën shqiptare, duke ofruar mundësi ekonomike për prodhuesit e ushqimit dhe operatorët e agro-biznesit, dhe duke e bërë këtë në respekt me mjedisin, duke nxitur krijimin e vendeve të punës për të rinjtë në ekonominë e gjelbër”, tha Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së.

Titulli: The UN Resident Coordinator in Albania, Fiona McCluney, emphasizing the importance of collaborative efforts in achieving sustainable and nutritious food systems in Albania.

Përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Raimund Jehle, inkurajoi pjesëmarrësit të angazhohen në mënyrë aktive, të ndajnë mendime dhe ide novatore dhe të bashkëpunojnë për transformimin e sistemit ushqimor në Shqipëri për të zhbllokuar potencialin e tij të plotë. “Nëpërmjet udhëheqjes së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si Koordinatori Kombëtar i Sistemeve Ushqimore, dhe udhëheqjes së Koordinatorit të Përhershëm të OKB-së, shpresojmë që ky Rrugëtim të drejtojë zbatimin e Rrugës Kombëtare të Shqipërisë drejt sistemeve të qëndrueshme ushqimore”, theksoi z. Jehle. “Për të pasur sukses, ekspertiza, njohuritë dhe fryma e bashkëpunimit të të gjitha aktorëve të mbledhur sot janë thelbësore, nga bashkitë te shoqëria

civile dhe agjencitë e OKB-së, nga akademia te institucionet financiare, teksa ne përpiqemi drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më elastike për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri.”

Sesioni i parë u fokusua në prezantimin e rezultateve të dialogut në nivel lokal dhe draft rugëtimit për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve ushqimore në Shqipëri, me theks të veçantë në sektorin e agroturizmit. Eksperte e Sistemeve Ushqimore të FAO-s, Laura DeMatteis, dha një përmbledhje të Nismës SFS-MED, të zbatuar në partneritet me CIHEAM, PRIMA dhe Unionin

për Mesdheun
, si dhe foli në kontekstin e Momentit të Vlerësimit të Sistemeve Ushqimore të OKB-së 2023. Koordinatorja e Projektit të FAO-s në vend, Jiyoung Nam, u shpreh mbi rëndësinë e projektit në kuadër të nismës SFS-MED në Shqipëri dhe kontributin në zbatimin e Rrugës Kombëtare Shqiptare drejt Sistemeve të Qëndrueshme Ushqimore, të shpallur në UNFSS

2021. Më tej, Ekspertja Kombëtare e Politikave të Bujqësisë dhe Ushqimit të FAO, Valbona Ylli, përmblodhi gjetjet e serisë së dialogjeve në nivel lokal të mbajtur në Belsh, Përmet dhe Shkodër dhe prezantoi draft rrugëtimin, duke ftuar palët e interesuara të japin komente dhe njohuri. Së fundi, prezantimet e projekteve të ILO, UNICEF dhe UNWOMEN demonstruan përpjekjet e ndryshme që po bëhen për të rritur qëndrueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen në sistemet ushqimore në Shqipëri, duke treguar praktikat më të mira të transformimit të sistemeve ushqimore, dhe shfaqur iniciativat që promovojnë barazinë gjinore në bujqësi, kornizat rregullatore për ushqimin e shëndetshëm në institucionet parauniversitare dhe programet e ngritjes së kapaciteteve për fermerët, gratë rurale, të rinjtë dhe shërbimet këshilluese.

Në mbyllje, Koordinatori Kombëtar i Dialogut për Sistemet Ushqimore, Irfan Tarelli theksoi se Rrugëtimi i paraqitur është në përputhje me komponentët e Strategjisë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin (2021-2027) të përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Gjithashtu, është në përputhje me programin IPA III, të zhvilluar nga Qeveria e Shqipërisë në

bashkëpunim me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë, me fokus ekonominë e gjelbër dhe blu, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, qëndrueshmërinë mjedisore dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.

 

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme