Njoftimi për media

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

15 shtator 2023

Demokracia, sundimi i ligjit dhe respekti për të drejtat e njeriut janë gurë themeli për shoqëri të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të paqta.

Ato garantojnë lirinë, avancojnë zhvillimin e qëndrueshëm, dhe mbrojnë dinjitetin dhe të drejtat e çdo personi.

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, le të celebrojmë premtimin që demokracia i jep shoqërisë – dhe të njohim rreziqet e shumta në këto kohë tensionesh dhe luhatjesh.

Muret janë duke u mbyllur në hapësirat qytetare.

Keqinformimi dhe dezinformatat po helmojnë diskursin publik, po polarizojnë komunitete, dhe po hedhin poshtë besimin në institucione.

Tema e këtij viti – “Të Fuqizojmë Brezin e Ardhshëm” – përqëndrohet në rolin thelbësor të fëmijëve dhe të rinjve në mbrojtjen e demokracisë sot dhe në të ardhmen.

Nuk mjafton të dëgjosh fëmijët dhe të rinjtë.

Duhet t’i mbështesim ata me investime masive në arsim, formimin e aftësive dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Duhet të mbrojmë të drejtat e njeriut dhe të çojmë përpara barazinë gjinore.

Duhet të zgjerojmë pjesëmarrjen domethënëse të të rinjve në proceset e vendimmarrjes në çdo nivel.

Në këtë ditë të rëndësishme, le të bashkohemi dorë për dorë mes brezave dhe të punojmë si një për të ndërtuar një botë më të drejtë për të gjithë.

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

UN
United Nations

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme