Njoftimi për media

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

10 tetor 2023

“Shëndeti mendor është një e drejtë universale e njeriut”

Shëndeti mendor është jetësor për njerëzimin. Ai na mundëson të jetojmë jetë të plota dhe të kontribuojmë plotësisht në komunitetet tona.

Aktualisht, një në tetë njerëz në botë, jeton me një problematikë  të shëndetit mendor, ku gratë e fëmijët janë grupet e prekura në mënyrë të pabarabartë. Tre në katër njerëz marrintrajtimi jo të saktë – ose nuk kanë marrin fare trajtim. Dhe shumë prej tyre përballen me stigmën dhe diskriminimin.

Shëndeti mendor nuk është një privilegj, por një e drejtë themelore e njeriut – dhe duhet të jetë pjesë e mbulimit shëndetësor universal. Qeveritë duhet të ofrojnë kujdes që promovon rikuperimin e njerëzve dhe ruan të drejtat e tyre. Kjo përfshin përforcimin e mbështetjes me bazë komunitare dhe integrimin e ndihmës psikologjike në kujdesin e gjerë shëndetësor e social.

Ne gjithashtu duhet të mposhtim abuzimet dhe të thyejmë pengesat që ndalojnë njerëzit nga kërkimi i mbështetjes. Dhe duhet të trajtojmë shkaqet kryesore – varfëria, pabarazia, dhuna, diskriminimi – dhe të krijojmë shoqëri më të dhembshura e të qëndrueshme.  

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor dhe çdo ditë, le të riafirmojmë dhe ta njohim shëndetin mendor si një të drejtë universale të njeriut, dhe së bashku, të ndërtojmë një botë më të shëndetshme, ku të gjithë mund t’ja dalim.

UN Secretary General

António Guterres

UN
UN Secretary General

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

UN
United Nations

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme