FAO dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës fuqizojnë fermerët shqiptarë dhe specialistët e ekstensionit me trajnime për njohuri financiare.
08 nëntor 2023
Tiranë, Shqipëri
Në një bashkëpunim të suksesshëm, Organizata eKombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës kanë përfunduar një sërë sesionesh trajnimi për edukimin financiar, të krijuara për fuqizimin e fermerëve dhe specialistëve të shërbimeve të ekstensionit bujqësor në Shqipëri. Kjo nismë ishte pjesë e projektit "Vlerësimi i nevojave dhe ofrimi i trajnimeve të përshtatura për edukimin financiar për prodhuesit e përzgjedhur bujqësor nga zonat e prekura nga
tërmeti dhe specialistët e shërbimeve të ekstensionit në Shqipëri".
Trajnimi u zhvillua në tre fusha të synuara, duke mbuluar tema thelbësore si edukimi financiar, planifikimi i biznesit brenda sektorit bujqësor dhe skemat e mbështetjes bujqësore, duke përfshirë skemat mbështetëse IPARD. Përgjigjia pozitive e pjesëmarrësve pasqyroi angazhimin e tyre për aksesin në burime financiare për rritjen dhe përmirësimin e bizneseve të tyre bujqësore. Duke rritur njohuritë financiare të grupeve të interesit, këto sesione trajnimi kanë rritur ndjeshëm kapacitetin për të ndjekur mundësitë e mbështetjes financiare dhe për të forcuar veprimtaritë e tyre bujqësore.
Procesi shënoi kulmin e të gjithë programit të trajnimit të parashikuar në kuadër të projektit, duke theksuar interesin dhe entuziazmin brenda komunitetit bujqësor shqiptar, ku shpërndarja gjinore midis pjesëmarrësve ishte afërsisht 64 përqind burra dhe 36 përqind gra.