Njoftimi për media

Vodafone angazhohet të punojë me agjencitë e OKB-së për të mbështetur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri

10 dhjetor 2021

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Znj. Fiona McCluney, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Albania, Katia Stathaki, nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Znj. Fiona McCluney, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Albania, Katia Stathaki, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që mbështet përpjekjen e Shqipërisë për të përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Deklarata e Përbashkët e Qëllimit lidhur me bashkëpunimin për përmbushjen e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri” parashikon një partneritet strategjik, i cili përqendrohet te disa nga çështjet më të ngutshme që duhen trajtuar në nivel global, nga varfëria, klima, mbrojtja mjedisore, shëndeti te dhuna me bazë gjinore.

https://albania.un.org/sites/default/files/styles/featured_image/public/2021-12/web%202%20EDI_7726.jpg?itok=I3M0oPvX

Titulli: Screening of UN Global Compact video: When businesses unite, they can be a powerful force for good by upholding universal principles in the areas of human rights, labour, the environment and anti-corruption.

Kombet e Bashkuara në Shqipëri punojnë me qeverinë e vendit dhe me një larmi partnerësh për zhvillim, duke përfshirë sektorin privat, për të maksimizuar mbështetjen dhe për të përshpejtuar zbatimin e angazhimeve të Shqipërisë për 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat u miratuan nga komuniteti ndërkombëtar në vitin 2015.

Në fjalën e saj për mediat gjatë aktivitetit të nënshkrimit, Znj. McCluney theksoi rolin e rëndësishëm që ka bashkëpunimi me sektorin privat, sidomos përballë sfidave që ka sjellë pandemia.

“Ne jetojmë në kohë të pazakonta dhe pandemia e Covid-19 po na mëson se sfidat globale mund të trajtohen dhe kapërcehen vetëm nëpërmjet veprimit të koordinuar. Biznesi është një partner jetik i OKB-së për arritjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat bëjnë shprehimisht thirrje dhe paraqesin një mundësi për sektorin privat që të aplikojë krijimtarinë, novacionin dhe financimin e tyre për të adresuar sfidat më të mëdha të zhvillimit të qëndrueshëm,” u shpreh Znj. McCluney.

Titulli: UN Resident Coordinator Fiona McCluney

Znj. Stathaki shprehu optimizmin e saj për rolin që mund të luajë teknologjia në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe në luftën kundër problemeve më të mëdha me të cilat përballet bota sot, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

“Në emër të Vodafone Albania, dëshiroj të shpreh krenarinë time që sot po nënshkruajmë këtë marrëveshje me Kombet e Bashkuara në Shqipëri. Teknologjia mund të ndihmojë për reduktimin e pabarazive duke ofruar akses te shërbimet bazë, si e-shëndeti ose arsimi online. Ajo mund të përdoret edhe nga qeveritë për të rrjetëzuar qytetarët nëpërmjet instrumenteve e-qeverisja dhe për të përmirësuar angazhimin e palëve të interesit dhe menaxhimin e informacionit. Ne besojmë vërtet se teknologjia e Vodafone mund të vihet në dispozicion të qytetarëve shqiptarë për të arritur bashkërisht Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm,” u shpreh Znj. Stathaki.

https://albania.un.org/sites/default/files/styles/featured_image/public/2021-12/seected%20EDI_7925.JPG?itok=tJZcuB4T

Titulli: Vodafone Albania CEO, Katia Stathaki

Si pjesë e marrëveshjes, Vodafone Albania angazhohet të ofrojë produkte teknologjike dhe të Internetit të Gjërave (IoT) për të ndihmuar agjencitë e OKB-së në Shqipëri në realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Në fjalimet e përfaqësuesve të Vodafone, ky angazhim u shtohet investimeve që shoqëria ka ndërmarrë në fushata dhe iniciativa me ndikim social, nga mjedisi dhe ekonomia, te përpjekjet për të ndaluar dhunën ndaj grave.

guri

Guri Daco

RCO
Communications and Advocacy Officer

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
IOM
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
ITU
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit
UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNCTAD
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNDRR
Zyra e OKB-së për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat
UNECE
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNEP
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin
UNESCO
Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
UNFPA
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNHCR
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial
UNODC
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim
UNOPS
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit
UNV
Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara
WHO
Organizata Botërore e Shëndetësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme