Profili Vendor i Zhvillimit Digjital për Shqipërinë
Qëllimi i serisë "Profilet vendore të Zhvillimit Digjital" është të ofrojë analiza të krahasueshme për vendet prioritare në të gjithë rajonin evropian, përkatësisht Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Ukrainën.
Ky Profil trajton transformimin digjital bazuar në përvojat e ndryshme të ITU-së, agjencisë së specializuar të OKB-së për TIK-un dhe organizatave të tjera të sistemit të OKB-së, duke ofruar një pasqyrë të gjerë të aktiviteteve dhe projekteve që po zbatohen në nivel kombëtar dhe në rajon më të gjerë.
Ky Profili synon të krijojë një referencë për diskutimet mbi zhvillimin digjital në nivel vendi në Shqipëri. Shpresojmë se do të shërbejë si një udhërrëfyes për dialogun e ardhshëm me palët e interesuara të vendit dhe do të hapë rrugën për rritjen e angazhimeve të përshtatshme për qëllimin e sistemit të OKB-së në vend. Ai do t'i pajisë vendimmarrësit dhe palët e interesuara me një pasqyrë të komponentëve të ndryshëm të zhvillimit digjital në nivel vendi.