Njoftimi për media

OZHQ-të dhe Aftësitë e Kufizuara: Një bisedë me organizata dhe aktivistë që advokojnë për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri

08 shkurt 2023

Foto: ©UN Albania

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney dhe ekipi i saj u takuan me organizata dhe aktivistë që punojnë për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri, për të diskutuar mënyra për të përmirësuar ndikimin e programeve të OKB-së për individët me aftësi të kufizuara, në kontekstin e përshpejtimit të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në vend.

Gjatë takimit pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre mbi situatën e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri dhe shprehën shqetësimet e tyre mbi çështje të cilat ndikojnë në jetët e tyre të përditshme, si qasja ndaj dokumenteve të rëndësishmë, barazisë, dhe qasja ndaj informacionit.



Ekspertët e Kombeve të Bashkuara prezantuan OZHQ-të dhe nënobjektivat e tyre, duke theksuar rëndësinë e arsimit cilësor, punës së denjë dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara.

OKB në Shqipëri e trajton përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara nëpërmjet Kuadrit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Qeverisë Shqiptare me OKB-në 2022-26, specifikisht nëpërmjet Programit të Përbashkët “Askushnjë të mos mbetet pas”, i cili fuqizon grupet në nevojë për të pasur qasje të barabartë ndaj shërbimeve publike, mundësive, dhe

vendimmarrjes.



Ky Program i Përbashkët ka përmirësuar qasjen ndaj shërbimeve për më shumë se 14,858 persona me aftësi të kufizuara, si dhe ka përmirësuar qendra të kujdesit social me bazë në komunitet për 5,700 fëmijë dhe të rinj më aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre.

 

Mëso më shumë këtu.

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

RCO
United Nations Resident Coordinator Office

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme