Njoftimi për media

OpEd: Vlera që na bashkojnë: Festimi i Javës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri

23 tetor 2022

Nga Fiona McCluney, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri 

Të hënën e ardhshme, 19 agjencitë që përbëjnë familjen e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në bashkëpunim me Qeverinë dhe disa bashki, do të nisin Javën e Kombeve të Bashkuara. Edicioni i sivjetshëm është pjesë e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës si pjesë e “Shqipëria mirëpret botën”.

Dita e Kombeve të Bashkuara, e cila festohet në 24 tetor, shënon datën kur Karta e OKB-së hyri në fuqi në 1945. Ajo ofron mundësinë për të riafirmuar qëllimet dhe parimet themelore që na kanë udhëhequr që atëherë.

Ka një urgjencë në rritje për t'i kujtuar këto vlera, të cilat gjithashtu mbështesin raportin historik të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të titulluar Our Common Agenda, e lançuar vitin e kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së drejtoi vëmëndjen drejt gjashtë grupime që sfidojnë kohën tonë. Së bashku, ne duhet të adresojmë grupin e paqes duke investuar në parandalim dhe mbajtjen e paqes; grupi i klimës, duke zbutur ndryshimin klimatik dhe duke arritur objektiva të prekshëm të reduktimit të emetimeve; hapësirën mes të pasurve dhe të varfërve, brenda dhe ndërmjet shteteve; grupin gjinore, duke adresuar pabarazitë e vazhdueshme mes grave dhe burrave; grupin digjitale, duke siguruar që të gjithë të përfitojnë, dhe që të dhënat të jenë të sigurta; ndarjen mes brezave, duke përfshirë angazhim më të fortë me rininë si trashëgimtarë të rezultateve të vendimeve tona si dhe të sigurohemi që ata të jenë pjesë e vendimmarrjes. 

Në fjalimin e tij të fuqishëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë shtator, Sekretari i Përgjithshëm ngriti alarmin: "Le të mos kemi iluzione. Jemi në ujëra të vështira. Një dimër me pakënaqësi botërore është në horizont. Një krizë e kostove të jetesës është në rritje. Besimi po shembet. Pabarazitë po shpërthejnë. Planeti jonë po digjet. Njerëzit po vuajnë - dhe ata që janë më të cënueshëm po vuajnë më shumë. Karta e Kombeve të Bashkuara dhe idealet që përfaqëson janë në rrezik. Ne kemi për të detyrë të veprojmë." 

Si një anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka fituar njohje globale për kontributet e saj për paqe botërore dhe agjendën e sigurisë. Kjo Javë e Kombeve të Bashkuara na jep ne mundësinë të kujtojmë rëndësinë e vlerave të përfshira në Kartën e OKB-së, dhe se sa të vlefshme mbeten edhe sot, në sigurimin e të drejtave të njeriut, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Së bashku me partnerët tanë shqiptarë ne do t'u bëjmë jehonë vlerave që Shqipëria sjell në skenën botërore. 

Gjatë kësaj jave ne do të nxjerrim në pah punën që është ndërmarrë nga OKB-ja në Shqipëri në bashkëpunim me Qeverinë, mbi një sërë problematikash: migracioni, shëndeti dhe mirëqënia, ushqimi dhe agrikultura, mjedisi, arsimimi dhe punësimi, mbrojtja sociale, barazia gjinore dhe kultura. Këto përpjekje janë të gjitha pjesë e angazhimit të vendit në arritjen e  Sustainable Development Goals – 17 qëllime të ndërthurura, shndërruese dhe botërore, të miratuara nga komuniteti ndërkombëtar në 2015 dhe synohet të arrihen deri në 2030. 

Në terma konkretë këtu në Shqipëri, qëllimet janë në thelb të planit 2022-2026 të krijuar nga OKB-ja dhe Qeveria, i njohur si Korniza e Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të OKB-së. Së bashku me Qeverinë, OKB-ja është e vendosur të ndihmojë shqiptarët t'i arrijnë këto qëllime për të përmirësuar jetët e të gjithëve. Ato janë të lidhura në mënyrë të pandashme me agjendën e Shqipërisë për integrimin në BE.

Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, në zemrën e Tiranës, në Sheshin Skënderbej, ne do të zbulojmë ekspozitën e madhe "We the Peoples", duke iu referuar fjalëve hapëse të Kartës së OKB-së. Për të demonstruar rëndësinë e përfshirjes dhe të mos lëmë askënd pas në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm, ne do të shfaqim një punë unike të një artisti të ri shqiptar, të përbërë nga 999 portrete nga e gjithë Shqipëria -- njerëz nga të gjithë grupmoshat, origjinat, besimet fetare, gjinitë dhe orientimet seksuale. 

Këtë vit, Shqipëria ka theksuar angazhimin e saj në përparimin e punës së të gjithë OKB-së, në shtëpi e përtej. Në këtë Ditë të Kombeve të Bashkuara, le të festojmë vlerat botërore që na bashkojnë, me një premtim për të përshpejtuar veprimet për të sjellë paqe dhe të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. 

Për më shumë detaje mbi Javën e Kombeve të Bashkuara, ndiqni këtë link: https://albania.un.org/en/188356-united-nations-week-2022

 

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
IOM
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
ITU
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit
UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNCTAD
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNDRR
Zyra e OKB-së për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat
UNECE
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNESCO
Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
UNFPA
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNHCR
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial
UNODC
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim
UNOPS
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit
UNV
Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme