Këtë vit Kombet e Bashkuara në Shqipëri u bashkuan me Qeverinë Shqiptare për të rritur shikueshmërinë e Ditës tradicionale të Kombeve të Bashkuara dhe të organizojnë edicionin e parë tëUnited Nations Week in Albania ndërmjet 24 dhe 30 tetor 2022.
Objektivat kryesore të Javës së OKB-së 2022 janë të: promovojë vlerat e OKB-së dhe të sistemit të saj me gjerësisht; të nxjerrë në pah rolin në rritje të Shqipërisë në OKB, veçanërisht nëpërmjet Këshillit të Sigurimit; të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë veprim për OZHQ-të dhe Dekadën e Veprimit për Agjendën 2030; dhe të tregojë punën e OKB-së dhe palëve të zhvillimit për të arritur rezultate. Java e OKB-së në Shqipëri filloi në Tiranë dhe u ndoq nga një rrugëtim në Pukë, Përmet dhe Durrës.
Falë Ministrisë së Kulturës, seria e aktiviteteve të Javës së OKB-së 2022 u komunikuan gjerësisht për publikun nëpërmjet reklamimit në hapësira publike dhe kanalet e mediave sociale.
Java filloi me një mesazh të përbashkët në kanalet e mediave sociale nga Ministrja për Evropën dhe Marrëdheniet me Jashtë, Sh.S. znj. Olta Xhacka dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, znj. Fiona McCluney.
Në 24 tetor 2022, Sheshi Skënderbej - sheshi kryesor i Tiranës, u mbush me aktivitete të cilat nisën Javën e Kombeve të Bashkuara. Nisja zyrtare ishte me një ceremoni për hapjen e ekspozitës masive "Ne Njerëzit" - e emërtuar për të simbolizuar dokumentin themelues të OKB-së - Kartën e OKB-së, ambula e së cilës fillon me 'Ne Njerëzit'. Për t'i dhënë një efekt të vecant, fotografitë e ekspozitës "Ne Njerëzit" u vendosën në mënyrë që të formonin gërmat UN (United Nations).
Në 24 tetor 2022, rrugët dhe bulevardet kryesore të Tiranës ishin mbushur me flamurin e Kombeve të Bashkuara, për të njoftuar fillimin e Javës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Ndërsa aktivitetet vijonin, flamurët ndihmonin këmbësorët të afroheshin pranë Parkut Europa për koncertin "Ritmi Që Bashkon", ku njerëz të të gjitha moshave u mblodhën për festuar Javën e OKB-së në Shqipëri.
Koncerti "Ritmi Që Bashkon" paraqiti dhe një moment për OZHQ-të duke lançuar kuicin #Play4SDGs nga Vodafone Albania. Për më shumë informacion klikoni këtu.
E martë 25 tetor: Ditë me tematikë OZHQ-të në Tiranë
Të martën aktivitetet vijuan në Tiranë, ku grupmosha të ndryshme morën pjesë. Konferenca ndërkombëtare #Youth4Health, projekti "Histori të Pathëna" dhe "Ushqimi dhe Agrikultura për Rininë" ishin disa prej aktiviteteve, ku të rinjtë morën pjesë së bashku me zyrtarë publik dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa aktivitetet vazhdonin, ekspozita "Ne Njerëzit" u zhvendos drejt "Sheshi Italia" në Tiranë, ku qëndroi deri në fund të Javës së OKB-së.
E mërkurë 26 tetor: Kombet e Bashkuara në Pukë
Aktivitete të ndryshme si Panairi i OKB-së, Panairi i Prodhimeve Vendase, një vepër murale nga UNFPA, një përzgjedhje e ekspozitës "Ne Njerëzit", një vizitë në një qëndër komunitare si pjesë e programit "Leave No One Behind" dhe një diskutim me përqëndrimin te migracioni, u zhvilluan gjatë ditës. Sheshi kryesor i Pukës u zbukurua me flamujt e OZHQ-ve, flamujt e Agjencive prezente dhe materiale të tjera shikueshmërie, të cilat u ndanë me qytetarët. Për ta përmbyllur, koncerti "Ritmi Që Bashkon" mblodhi njerëz nga të gjitha grupmoshat në sheshin kryesor të qytetit për të festuar unitetin. Këto aktivitete sollën në vëmendjen e qytetarëve punën që Kombet e Bashkuara në Shqipëri kryen dhe se si ndihmon për të përmirësuar kushtet e jetesës në cdo qytet.
E enjte 27 tetor: Kombet e Bashkuara nëPërmet
Të enjten Java e Kombeve të Bashkuara vizitoi Përmetin. Një ditë e mbushur me aktivitete si Panairi i OKB-së, një përzgjedhje ekspozitës "Ne Njerëzit", një takim me sektorin privat vendas si pjesë e programit “Business Partnerships & Solutions 4 the SDGs”, një vizitë në qëndrën komunitare multifunksionale si pjesë e programit “Leave No One Behind” ishin pjesë e ditës. Sheshi kryesor i Përmetit u zbukurua me flamujt e OZHQ-ve, flamujt e Agjencive prezente dhe materiale të tjera që u ndanë me qytetarët. Në mbrëmje koncerti "Ritmi Që Bashkon" mblodhi njerëz të të gjitha moshave në sheshin kryesor të qytetit për të festuar unitetin.
E premte 28 tetor: Kombet e Bashkuara në Durrës
Të premten, si dita e fundit e Javës së OKB-së, Familja e OKB-së vizitoi Durrësin. Gjatë ditës, u zhvilluan aktivitete si Panairi i OKB-së, Panairi i Produkteve Vendase, një përzgjedhje e ekspozitës "Ne Njerëzit", një takim me partnerët ndërkombëtarë mbi migracionin e sigurt, seminare mbi trashëgiminë kulturore, një ekspozitë artistike nga njerëz të rinj, një vizitë në Torrën Veneciane, një sesion vetmbrojtje, shfaqja e një filmi, një ekspozitë fotografike. Sheshi kryesor i Durrësit nuk ishte zbukuruar vetëm nga flamujt e OZHQ-ve por dhe nga flamujt e Agjencive prezente, së bashku me materiale shikueshmërie që u ndanë me qytetarët. Për ta përmbyllur ditën, koncerti "Ritmi Që Bashkon" mblodhi njerëz të ndryshëm në sheshin kryesor të Durrësit për të festuar unitetin.
Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë
FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës
IOM
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
ITU
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit
RCO
United Nations Resident Coordinator Office
UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UN
United Nations
UNCTAD
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNDRR
Zyra e OKB-së për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat
UNECE
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNEP
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin
UNESCO
Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
UNFPA
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNHCR
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
UNIDO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial
UNODC
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim
UNOPS
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit